Kush i ka fajet?
Në fillim, fajin e kishte Mijalkovi, Grujevski, Sërbia, Rrusia, Ukraina. Dhe kur i’u mbaruan fajtorët, ata nuk e kursyen as Zotin!!
Po i përcjell këto ditë ngjarjet rreth vërshimeve që kapluan disa lagje të Shkupit. Ajo që më së tepërmi më iriton lidhur me këto ngjarje, është tentimi i BDI-së (funskionarëve si dhe militantëve të tyre), që për vërshimet e ndodhura, fajin t’ia hedhin Zotit. Ore ç’keni ju me Zotin?? Kur u bëtë ju besimtarë? Ose thënë më mirë: Pse hiqeni si besimtarë tani? Në fakt ju nuk ia keni idenë se çfarë don të thotë të jesh besimtarë. Besimtari nuk gënjen, nuk tradhëton, e mban premtimin, nuk vjedh, nuk zhytet në loja të pista, nuk shantazhon, nuk kërrcënon ata me mendim ndryshe, besimtari nuk vepron asnjë nga veprat që ju tash më me vite të tëra po i bëni. Shiu është bereqet, por të korruptuarit tuaj, shiun e kthyen në fatkeqësi!!
Psikologët këtë sjellje të BDI-së do ta kishin sqaruar me anë të asaj, që ata e quajnë projeksion që njerëzit e bëjnë kur të metat që i kanë nuk ia pranojnë vetes, dhe ato i shohin (ia hedhin) te të tjerët, shkaku i ndjenjës së fajësisë??
Por, jo vetëm unë, dhe jo vetëm psikologët, ç’është më e rëndësishme, vet Zoti i demanton këta të BDI-së!
Thotë All-llahu në Kuran:
“Kjo është meritë e duarve tuaja, se All-llahu nuk është zullumqarë ndaj robërve.” Sureja, Ali Imran, Ajeti nr. 182! dhe
“Çfarëdo e mire që të vjen është nga All-llahu, e çka të ndodhë nga ndonjë e keqe është nga vetë ti…” Sureja, Nisa, pjesë nga Ajeti nr. 79!
Çdo gjë tjetër që kam për të thën për ju (BDI) nuk do ta them tani, sepse për juve është e tepërt edhe kjo që e shkruajta. Ju nuk e meritoni as një sekondë të ndajë njeriu për juve. Ju e dëshmuat veten se sa të dështuar jeni. Me vite të tëra ky popull po i duron gabimet dhe lëshimet e juaja.
Por, tani pyes veten: mos vallë këto vërshime janë nga faji jonë? A do të marrim mësim nga këto vërshime? Me vite të tëra dhe pas çdo shiu, në Çair, banorët kanë probleme me ujërat. Vitin e kaluar në Tetovë pati vërshime, me pasoja fatale. Këtë vit vendbanimet si: Haraçina, Hasanbegu e Straçinca. Deri kurë? A do të lejojmë që prap të udhëhiqemi nga njerëz të papërgjegjshëm, që edhe kushtet elementare për një jetë të rehatshme, nuk ia siguruan popullit, edhe pse ky (populli), ua dha mbështetjen disa vite me rradhë?! Deri kur mendoni ti përkrahni?! Deri kur mendoni të heshtni ndaj dështimeve të tyre?! Nuk guxojmë të bëjmë më tepër lëshime, sepse kam frikë se kjo ishte vetëm paralajmrim, dhe nëse ndodh prap që ne të vazhdojmë me avazin e vjetër, rradha e ardhshme do të jetë edhe më tragjike! MJAFT MË!!!
Data 11.11.2024
Aktuale
- Xheneta paralajmëron kaos: Mbaju mirë nëse mund të flesh sonte prej meje
- “Jam krenar për arritjet e projekti madhështor”- “Sterilizimi”/ Ilir Rrapaj zbulon udhëtimet me avion me zyrtarë të ministrisë së Shëndetësisë dhe pse përdori makinën e Rrjepajt
- Disha: Ja sa këshilltarë humbin komunat shqiptare me fshirjen e diasporës
- Vuçiq: Biseda me Trump ishte një sukses i madh për Serbinë, fitorja e tij solli një rreze shprese në botë
- Fushata e KRSKRR-së “Përdor pajisjet dimërore”
- Në shtator këtë vit në vend janë evidentuar 134.829 turistë
- Seanca se kujt i takojnë vulat e ASH-së është anuluar
- Buxheti 2025: Qeveria e Re me Abdixhikun në Krye do të Rishikojë Strategjitë Financiare