Komuna e Prishtinës ka njoftuar për përditësim të Vendimit Nr. 14-020/05-94324 dt. 19.07.2024.
“Të dashur qytetarë, ju njoftojmë se me anë të plotësimit të vendimit paraprak kemi ndryshuar orarin e nisjes së pjesëmarrësve në festivalin SunnyHill”, thuhet në vendim mes tjerash.
“Tani nisja bëhet nga ora 14:00 te parkingu i Pallatit të Rinisë, dhe transport do të ketë deri në orën 05:00 të mëngjesit”, thuhet tutje.
Pra, thuhet në njoftim, “të gjithë ju që doni të shkoni në këtë festival, do të mund të udhëtoni falas me autobusë të Trafiku Urban Prishtinë nga data 25 deri më 28 korrik”./Rpoerteri/