Author: Rilinda

Informimi nënkupton se parashtrohen pyetje, se analizohet, se gjërat vendosen në kontekst, se ndiqet një vijë e caktuar e zhvillimit, se rishqyrtohen gjërat, se kërkohen informata plotësuese… Sipas nenit 2 të Ligjit për medie, Mediat janë mjete për informim publik, përkatësisht çfarëdo qoftë lloj komunikimi si gazeta, magazina, programe të radios dhe televizionit, publikime elektronike, teletekst dhe mjete tjera për shpallje ditore ose periodike të përmbajtjeve të formuluara redaktuese në formë të shkruar, zë ose fotografi, me qëllim që të informohen dhe të përmbushen nevojat kulturore, arsimore dhe të tjera të publikut më të gjerë. Mediat nuk janë buletine, katalogë,…

Lexo më Shumë

Ministri për financa Kirill Minoski ka refuzuar të komentojë punën e papërgjegjshme të kolegëve nga Ministria e Arsimit- Abdulaqim Ademi dhe Spiro Ristovski, për të cilët Raporti revizor ka zbardhur se kanë harxhuar pa masë. Në konferencën e sotme ku Minoski dhe zv/kryeministri Vlladimir Peshevski janë lavdëruar se sipas “Doing business”, Maqedonia është në mesin e 10 ekonomive më të mira për të bërë biznes në botë. Minoski ka shprehur habi se pse pikërisht në këtë konferencë tematike po bëhen pyetje për revizionin. Të punësuarit në Ministrinë e Arsimit vitin e kaluar kanë shpenzuar 88 mijë euro për dreka nëpër…

Lexo më Shumë

Deri në vitin 1995 “çështja çame” ka qenë në një shtrat “normal” diplomatik mes dy vendeve, për t’u fshehur më pas për pothuaj një 10-vjeçar nga axhenda. Kryeministri grek Micotaqis në vizitën e tij në Tiranë, më maj ’92 deklaronte se “ekziston mundësia për njohjen e pronave dhe pasurive të tyre” “…Mbas një debati të gjatë pala greke u vu përpara një alternative, ose të pranonte reciprocitetin e ngjarjeve dhe respektimin e barabartë te tyre ose te hiqej dore nga parashtrimi i tyre për varrezat e Këlcyrës në këtë dokument” Ish-diplomati, Petrit Kasemi në shkrimin e mëposhtëm hedh dritë mbi…

Lexo më Shumë

Kryeministri Milo Djukanoviç, i cili udhëhoqi Malin e Zi drejt pavarësisë dhe sapo fitoi zgjedhjet e fundit parlamentare, do të dorëhiqet pas thuasje 3 dekadave në pushtet. Në një komunikatë të Partisë Demokratike të Socialistëve shkruhet se, Djukanoviç do të largohet nga pushteti pas 27 vitesh, pasi kjo forcë politike emëroi bashkëpunëtorin e tij të afërt, Dusko Markoviç, si pasardhësin e tij të mundshëm. Ky lajmërim vjen pasi partia e Djukanoviç fitoi zgjedhjet dhe pas disa muajsh spekulime për dorëheqjen e tij. Largimi i tij pason edhe grushtin e shtetit, që sipas Djukanoviç u organizua nga fuqi të huaja misterioze…

Lexo më Shumë

Si duken sistemet për përgjim, si rrjedhë procedura, çfarë pritet të zbulojë Prokuroria Speciale Publike (PSP) kur të ketë qasje dhe t’i analizojë “gjurmët” e kompjuterëve në fortesën e quajtur Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim (DSK), këto janë vetëm disa nga pyetjet që janë hapur pas disa ditëve të “stuhishme” në DSK, shkruan BIRN. BIRN është konsultuar me persona kompetent nga PSP-ja dhe ekspertë për ndjekjen e komunikimeve duke tentuar që në mënyrë “më plastike” të hetojë se si në të vërtetë, rrjedhë procesi i përgjimit, cilat institucione janë kompetente dhe cili është roli i secilit sistem ndaras. Kështu, duke…

Lexo më Shumë

Transporti i nxënësve në Strugë edhe këtë vit përballet me probleme serioze. Nxënësit nga fshati i Strugës Labunishtë më parë refuzuan të shkojnë në shkollë për shkak të problemit me transportin dhe numrin e pamjaftueshëm të autobusëve. Për shkak të kësaj disa nxënës kanë qenë të detyruar të qëndrojnë në shtëpi për disa ditë dhe të mos shkojnë në shkollë Nga gjimnazi Ibrahim Temo pranojnë se ka probleme. Muça shton se tashmë janë dorëzuar edhe ankesa deri tek transportuesit. Me këtë problem janë njoftuar edhe në komunë. Përndryshe, reagojnë dhe nxënësit me të cilët biseduam. Ata kërkojnë që kompetentët ta…

Lexo më Shumë

Sot në mënegjes rreth orës 04:27 në SPB Shkup, M.S. ka paraqitur se në bul. “Video Smillevski – Bato”, gjegjësisht pas fastfuderisë në këtë rruge, në barë ka qenë i shtrirë një person i panjohur dhe pa shenja jete. Siç kumtoi MPB, ekipi i Ndihmës mjekësore emergjente në orën 05:00 ka konstatuar vdekjen te qytetarit të Shkupit M.T. (1949). Nga ekspertiza e bërë fillimisht nuk janë vërejtur shenja dhune. Trupi i të vdekurit me urdhrin e Prokurorisë publike është dorëzuar për obduksion.

Lexo më Shumë

Akademik Rexhep Qosja ka folur për debatin e fundit që është krijuar si pasojë e pjesëmarrjes së kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në Forumin e Sigurisë në Beograd, ku ai ka dhënë disa deklarata për Kosovën dhe të cilat pastaj janë komentuar në mënyra të ndryshme në Prishtinë dhe Tiranë. Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Qosja i ka vlerësuar pozitivisht deklaratat e Ramës në Beograd për Kosovën. “Nuk ngurroj të them se fjalimet e Edi Ramës në Beograd me nivelin e tyre janë leksione politike dhe intelektuale për klasën politikë serbe. Kjo e vërtetë e nderon…

Lexo më Shumë

Nuk me pelqen te shkruaj per askend aq me pak per ndonje kalemthyer qe vazhdon te gelltise e pertype ate qe i kane dhene interesat e momentit. Une te dashur antikombetare jam i pari qe deshiroj nje shtet te forte te Kosoves, te drejte, te afte , te pakorruptuar, ashtu siç kerkoj te njejten gje nga shteti shqiptar. Kjo eshte historia e momentit , te ardhmen se ç’duhet te ndodhe mes dy Shqiperive se vendosni dot ju !! Ajo qe nuk lejoj eshte qe elemente te caktuar te perpiqen te hedhin gelbasa ndasish identitare mes shqiptareve. E perseris une jam…

Lexo më Shumë

’Po çka na intereson neve për Kosovën ‘’, mund të themi, por nuk po i themi. Sepse: ‘’Turqia është Kosovë dhe Kosova është Turqi’’. Deri dje ne ishim ndër shtetet e para që e kemi pranuar pavarësinë e Kosovës. Por edhe sot, dëshirojmë që ti paralajmërojmë vëllezërit kosovar, kundër rrezikshmërisë nga Fetullah Gyleni. Me këtë qëllim të strukturimit të Kosovës, të organizuar nga kjo lëvizje e dëmshme, duke e përfshirë: arsimimin, politikën, mediat dhe tregtinë, ne do ti cekim këto qëllimë një nga një. Shqipëria është baza themelore e Fetullah Gylenit në Ballkan. Meqë me Shqipërinë i kanë marrëdhëniet e…

Lexo më Shumë

Eksperti për Ballkanin, Daniel Serwer, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se Kosova nuk duhet të shtyhet me Malin e Zi për çështjen e kufirit, pasi Mali i Zi shpejt do të bëhet anëtar i NATO-s dhe do të ketë fuqinë e vetos për pranimin e Kosovës. Serwer, profesor në Universitetin Johns Hopkins, flet edhe për dialogun Kosovë-Serbi, për Gjykatën Speciale dhe për ndikimin e Rusisë në Ballkan. Radio Evropa e Lirë: Kosova dhe Serbia kanë hyrë në një të ashtuquajtur periudhë të ngrirë të normalizimit të marrëdhënieve. Negociatat në nivelin teknik po ashtu po hasin në…

Lexo më Shumë

Athina është kthyer sërish në arenë përleshjesh mes anarkistëve dhe forcave të rendit. Zona pranë Politeknikumit të Athinës ka qenë arena e përleshjeve të natës së të mërkurës, deri në orët e para të së enjtes. Sipas policisë greke, një grup prej rreth 100 anarkistësh që ndodheshin në brendësi të Politeknikumit, në rrugët Sturnari dhe Patision, rreth orës 23:00 filluan të hedhin kokteil molotov dhe gurë kundër forcave të policisë, të cilat ishin të stacionuara në zonë. Policia thotë se ka ndaluar dy persona lidhur me ngjarjen. Prej përleshjeve janë dëmtuar disa automjete dhe vitrina dyqanesh. Situata e tensionuar në…

Lexo më Shumë