Author: Rilinda

Bartësi i listës për deputetë nga LSDM për zonën zgjedhore numbër 6, Petre Shilegov ka rikujtuar pushtetin se do të humbin vota në Tearcë, vendin e vetëm ku do të rivotohet. ”Në Tearcë digjet zjarri” ka shkruar Shilegov duke aluduar për votimin e 25 dhjetorit. Përndryshe, në një vendovim në Tearcë do të votohet pasi Gjykata Kushtetuese vendosi që aty ka pasur parregullsi. Në të njejtin vendvotim rezultatet kanë qenë si vijon: 91 vota për OBRM-PDUKM-në, 87 vota për LSDM-në, 65 vota për Lëvizjen Besa, 64 vota për PDSH-në, 53 vota për BDI-në, 25 vota për Aleancën për Shqiptarët dhe…

Lexo më Shumë

Dy persona kanë kryer plaçkitje mbi një banor 27-vjeçar të Gostivarit kur fizikisht e kanë sulmuar dhe ia kanë marrë paratë dhe telefonin celular. Plaçkitja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:30 kur në rrugën rajonale Gostivar – Kërçovë, pas urës së lumit Vardar, dy persona, nga të cilët njëri F.Sh. nga Shqipëria, kanë kërkuar që 27-vjeçari F.A. t’i dërgojë deri te fshati Raven. Kur kanë arritur kanë kërkuar nga ai që të ndalojë dhe t’u bëjë dritë me telefonin celular për shkak se i kanë humbur çelësat. Pasi që kanë dalë jashtë, dy personat fizikisht e kanë sulmuar F.A., duke…

Lexo më Shumë

Tre prej njëzet gjykatësve administrativ që po shqyrtojnë paditë e LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së, janë nën hetime për krim zgjedhor. Por, në total janë pesë gjykatës të Administratives të cilët Specialja po i heton për keqpërdorimin e detyrës zyrtare duke bërë manipulime zgjedhore. Konfirmimi vjen nga Prokuroria Speciale. Zëdhënësja e Speciales Lençe Ristovska tha për Televizionin Shenja se personat e dyshuar po hetohen tashmë një kohë të gjatë dhe janë të parët për të cilët ata dhanë njoftimin, paralelisht me rastin “Titanik”. “Pesë gjykatës të Gjykatës Administrative janë të dyshuar për keqpërdorime zgjedhore. Tre prej tyre po veprojnë tani në paditë…

Lexo më Shumë

Televizioni rumun “Realitatja” si të papritur e vlerësoi nominimin e Sevil Shajdeh 52 vjeçare për funksionin e kryeministres së Rumanisë. Përderisa ndodh kjo, për herë të parë në historinë e saj, Rumania do të ketë kryeministre grua edhe atë myslimane. Sevil Shajdeh në vitin 2015 ishte ministre e Zhvillimit rajonal. Para kësaj, përafërsisht dy dekada ajo ka punuar në administratën e qarkut të qytetit Konstanca. Sevil Shajdeh është e martuar me shtetas sirian, shton televizioni “Realitatja”

Lexo më Shumë

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit në Kumanovë, në kuadër të projektit “Bukë dhe shpresë” bëri shpërndarjen e Gjashtë për vitin 2016. Qëllimi i projektit është sigurimi i artikujve elementarë ushqimorë e higjeniko-sanitarë për familjet në nevojë në rrethinën e Kumanovës dhe Likovës. Familjet përfituese janë përzgjedhur në bazë të gjendjes së tyre socio-ekonomike e shëndetësore, në bazë të evaluimit të formularëve, të cilët janë plotësuar nga stafi i QSA-së, me rastin e intervistimit të këtyre familjeve. Përmes projektit “Bukë dhe shpresë”, QSA synon që të solidarizohet me familjet në nevojë, duke ua kthyer shpresën se dikush përkujdeset për këto familje…

Lexo më Shumë

as anulimit të rezultateve dhe vendimit për rivotim në vendvotimin numër 2011 në Tearcë, KSHZ ka bërë azhurimin e rezultateve totale të zonës 6. Sipas KSHZ tabela tani duket kështu: Robert Nesimi Robert Nesimi Partia Vota Mandate VMRO 26,044 4 PDSH 16,161 2 BDI 40,546 6 LSDM 25,741 3 Besa 24,989 3 Aleanca 17,945 2 Me këto rezultate përjashtohet mundësia që ndonjëra parti shqiptare të fitojë ndonjë mandat plus. Më afër ka qenë Lëvizja Besa të cilës i duhen 1.055 vota, por vendvotimi 2011 ka vetëm 714 votues. Në lojë pra mbeten vetëm VMRO dhe LSDM. Analisti Robert Nesimi, për…

Lexo më Shumë

Në rrjetet sociale kanë qarkulluar porosi të qytetarëve të Tearcës, të cilët kanë shkruar postime se “po del që çelësi për formimin e Qeverisë së ardhshme është tek Tearca dhe jo tek BDI e Ali Ahmeti”. Këto porosi janë shoqëruar me thirrjet që duhet bërë mirë kalkulimet se ku duhet të kanalizohet vota më 25 dhjetor gjatë rivotimit në një vendvotim që është vendimtar në këtë komunë.

Lexo më Shumë

Gazeta maqedonase “Dnevnik” në artikullin e saj sot ka shkruar se në bazë të kushteve të partive shqiptare, ata dëshirojnë që Maqedonia të shndërrohet në një Maqedoni shqiptare, ose sipas tyre nuk do të ketë fare qeveri. Barazi e plotë për shqiptarët dhe maqedonasit, hyrje në NATO, që nënkupton ndryshimin e emrit kushtetues të shtetit, ridefinimin e rendit kushtetues, gjuha shqipe te jetë gjuhë e dytë zyrtare, Prokuroria Speciale të qëndrojë kategori kushtetuese, Presidenti i shtetit të jetë shqiptar, kyreminisitër ose Kreytari i Kuvendit. Këto janë disa nga kërkesat e BDI-së, koalicionit “Aleanca për Shqiptarët” dhe koalicionit “Rilindje me BESË”,…

Lexo më Shumë

Në spitalin e qytetit “8 shtatori” nga sot janë mbyllur degët për pulmologji dhe endokrinologji dhe një sallë kirurgjike për digjestive, transmeton TetovaSot. Reduktimi i punës së “8 shtatorit” ashtu si morëm vesh po bëhet për shkak të mungesës së motrave mjekësore. Nga spitali sqaruan se ambulanca pulmologjike dhe endokrinologjike do të punojnë në mënyrën më normale, por se nuk do të hospitalizojnë pacientë. Rastet urgjente dhe pacientët me probleme akute do t`i pranojnë në ambulancën infektive, por edhe atje kapaciteti i krevateve është i kufizuar. Deri më tani në spitalin e qytetit “8 shtatori” kanë punuar gjashtë salla kirurgjike,…

Lexo më Shumë

U anulua edhe seanca e tretë gjyqësore kundër kandidatit për deputet të LSDM-së, Pavle Bogoevski. Avokati i tij, Sasho Dukovski, nga arse personale nuk ishte prezent në seancë, që ishte edhe arsyeja e anulimit. Sot, me ftesë të gjykatës, për herë të parë u paraqit edhe përfaqësuesi i prokurorisë shtetërore publike, ndërsa për herë të dytë u paraqit edhe përfaqësuesi nga ministria e kulturës që duhet të tregoje për dëmin e shkaktuar. Bogoevski ngarkohet për shkaktimin e dëmit të fasadës së ministrisë së kulturës gjatë kohës së protestave të Revolucionit të Larmë. Sot në seancë për herë të parë ka…

Lexo më Shumë

Pas Vendimit të Gjykatës Administrative që të pranojë një padi, me të cilën anulohet votimi i vendvotimit 2011 në Tearcë në NJZ6, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve duhet të bëjë simulim nëse rivotimi do të ndikojë në rezultatet e përgjithshme të zgjedhjeve më 11 dhjetor. Sipas rregullores së KSHZ-së, votimi do të përsëritet vetëm nëse numri i përgjithshëm i votuesve të regjistruar në atë vendvotim në nivel të Njësisë zgjedhore ndikon në rezultatet e përgjithshme. Nëse ka ndikim, rivotimi do të përsëritet 14 ditë pas ditës së zgjedhjeve, respektivisht më 25 dhjetor. Në vendvotimin 2011 në Tearcë në Listën zgjedhore janë…

Lexo më Shumë