Author: Rilinda

Qytetarët shprehen pesimist se viti 2017 do sjellë ndryshime dhe përmirësim të situatës aktuale në vend. Edhe pse një pjesë e vogël e tyre shpresojnë për ndryshime, prapëseprapë thonë se për kapërcimin e kësaj krize që e ka kapluar vendin duhen më shumë se një vit. Të anketuarit e Alsat vitin që po e lëmë pas e cilësojnë si një tragjedi që i ka ndodhur vendit. “Duhet të ketë ndryshime nëse ka Qeveri të re. Maqedonia është e zhytur në borxhe ne kemi borxh të madh, si jashtë edhe me kompanitë vendore. Brenda një viti nuk shpresoj se bëhet më…

Lexo më Shumë

Në vitin që po lëmë pas, një pjesë e madhe e medieve vazhduan praktikën e njohur të raportimit të njëanshëm, pa respektuar standardet etike. Kështu shprehet me keqardhje Marina Tuneva nga Këshilli për Etikë në Media. Sipas saj, raportimi i njëanshëm ka qenë më evident veçanërisht gjatë fushatës zgjedhore. “Ne bëmë apel që mediet ta përmirësonin rolin e tyre, sidomos gjatë periudhës parazgjedhore dhe zgjedhore. Megjithatë, ajo që vërejtëm, ishte thjesht devijimi i njëjtë e i vazhdueshëm nga normat e raportimit profesional dhe etik”, deklaroi Marina Tuneva, Këshilli për Etikë në Media. Për Tunevën megjithatë, rritja e numrit të ankesave…

Lexo më Shumë

Nuk e di pse më sillen nëpër mend këto vargje të kolosit të letërsisë sonë Ali Asllani, sa herë që shfaqen në media këto Don Kishotët e skenës politike, jo pse nuk ka vargje tjera të bukura, ka dhe aq më shumë, por këto vargje pasqyrojnë në mënyrë shumë ilustrative realitetin politik të shqiparëve në trojet autoktone: ” Hani pini dhe rrëmbeni është koha e çakanjëve … hani pini dhe rrëmbeni është botë e maskarenjëve … dallavera nëpër zyra, dallavera në Pazar dallavera me të huaj dallavera me shqipëtar … koha është e maskarenjëve, por atëdheu I SHQIPËTARËVE “ E…

Lexo më Shumë

Ashtu si informuan nga policia, të premten rreth orës 17 në Shkup, në bulevardin Brigada e tretë maqedonase, afër SUGS Marija Kiri Sklodovska, një gjashtëmbëdhjetë vjeçar nga fshati Arnaqi, nxënës i shkollës, fizikisht ka qenë i sulmuar nga gjashtë adoleshent të fshatit Studenican, një nga fshati Inxhikovë dhe një nga fshati Moranë, të gjithë nxënës të shkollës së njëjtë. Ata me grushta dhe shkelma e kanë goditur gjashtëmbëdhjetë vjetarin në kokë dhe në trup ku i kanë shkaktuar lëndime të dukshme. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

Lexo më Shumë

Kam kënaqësinë që në emrin tim personal dhe në emër të të gjitha institucioneve të Komunës së Gostivarit, t’ju përcjell urimet më të ngrohta për një Vit të Ri të begatë, duke dëshiruar që në çdo familje të mbizotërojë shëndeti, dashuria, lumturia dhe harmonia, thuhet në urimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit. “Ndajmë bindjen se viti 2016 ishte një vit i suksesshëm për të gjithë ne, por besojmë dhe urojmë që Viti i Ri 2017 të jetë një vit më i suksesshëm, vit i ndryshimeve dhe prosperitetit për shoqërinë tonë. Urime të përzemërta dhe suksese për të gjithë Ju…

Lexo më Shumë

Na nevojitet periudhë e stabilizimit dhe fokusim në problemet reale, për punësime, për arsim dhe shëndetësi më të mirë, për investime në infrastrukturë dhe në të gjitha rajonet e nevojshme. Edhe unë jam i bindur se ne kemi fuqi të arrijmë suksese, theksoi sot në fjalimin me rastin e Vitit të Ri kryetari i Qeverisë për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev. Në Vitin e Ri qytetarëve u dëshiroj shumë shëndet dhe fat, begati dhe mirëqenie në familje, dhe mundësi për zhvillim privat dhe profesional. “Dhe çdoherë kini besim në vetëvete, në familjen tuaj, në bashkëqytetarët tuaj dhe në atdheun tonë…

Lexo më Shumë

Liderët e dy partive shqiptare Ali Ahmeti i BDI-së dhe Menduh Thaçi i PDSH-së gjatë përbërjes së deritanishme parlamentare kanë qenë deputetët me më shumë mungesa në Parlament. Kjo bëhet e ditur në të gjitha raportet e publikuar në kuadër të projektit “deputeti im”. Ali Ahmeti nga BDI-ja dhe Menduh Thapi nga PDSH-ja, të cilët njëherit janë edhe deputetë, kanë më së shumti mungesa të arsyeshme nga seancat plenare. Në këtë listë janë edhe Hazbi Lika me shumë mungesa, Ermira Mehmeti, Risto Mançev dhe Amdi Bajram me mungesa rekorde.(

Lexo më Shumë

Kryeministri, Emil Dimitriev nga dita e djeshme është edhe deputet në Kuvendin e RM-së, duke e shkelur kështu parimin e ndarjes së pushtetit ligjvënës dhe pushtetit ekzekutiv, situatë kjo që mund të zgjat duke pasur parasysh se formimi i qeverisë së re mund të shtyhet. Në seancën plenare konstituive, anëtarë të qeverisë të zgjedhur deputetë qëndronin në rendin e parë, së bashku me mysafirët special të ftuar, shkruan sakamdakazham, transmeton portalb. Udhëheqësi i seancës së djeshme konstituive, Trajko Veljanovski konstatoi se me verifikimin e mandatit të deputetit, sipas Kodit Zgjedhor, Emil Dimitrievit, Nikolla Poposkit, Nikolla Todorovit dhe Elizabeta Kançevska Milevskës…

Lexo më Shumë

Bashkësia Fetare Islame njofton opinionin publik, mediumet dhe portalet elektronike, se dashakeqët e këtij institucioni, ata që mbi dy vite nuk reshtin së tentuari që ta përçajnë popullatën muslimanë dhe ata që akoma po lejohen nga organet e rendit që të vazhdojnë ta malltretojnë popullatën myslimane me mashtrime, po vazhdojnë me lojërat e tyre të pista duke nxitur huti dhe dezinformatë. Këtë herë ata kanë hapur një emaill adresë të ngjashëm me atë të BFI, pra [email protected], ndërsa adresa origjinale e Bashkësisë Fetare Islame është [email protected], dhe në emër të kësaj adrese dërgojnë kinse lajme për publikim deri tek portalet…

Lexo më Shumë

Qindra milionë njerëz në botë sonte në sheshet në qytetet e tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe… apo në atmosferë familjare në shtëpi, do ta përcjellin vitin 2016 dhe do ta presin Vitin e Ri 2017. Qyteti i Shkupit e anuloi festën qendrore për natën e Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia”. Rreth dy milionë denarë të cilat janë planikuar për organizimin e pritjes, do të dhurohen për qëllime sociale. Megjithatë, për të vegjlit është paraparë program i pasur në rrugën “Maqedonia”. Në orën 10 do të shfaqet shfaqja “Brashko” do të ketë lojëra për fëmijë,…

Lexo më Shumë

Bankat për dhjetë muaj kanë fituar 81 milionë euro, ndërsa edhe pse viti ende nuk ka përfunduar, shihet qartë se ky ka qenë vit i bereqetshëm për bankat. Tre bankat më të mëdha kanë rritje dyshifrore të fitimit. Të dhënat tregojnë se nga të ardhurat e përgjithshme bankare, pjesa më e madhe apo mbi 65 për qind janë të ardhura nga norma e interesit të cilat qytetarët i paguajnë për kredi. Mbi 18 për qind janë të ardhurat nga provizioni dhe taksat, ndërsa të tjerat janë të ardhura plotësuese bankare. Rritja e të ardhurave dhe e fitimit këtë vit është…

Lexo më Shumë

Qendrat turistike dimërore në shtetet fqinje edhe sivjet janë atraktive për qytetarët e Maqedonisë të cilët planifikojnë atje t’i kalojnë festat e Vitit të Ri dhe një pjesë të pushimit dimëror. Për festat e Vitit të Ri interesim ka për në Novi Sad dhe Kopaonik në Serbi, për në Sofje në Bullgari dhe për në Paralia, Selanik dhe Athinë në Greqi ku varësisht prej aranzhmanit çmimet sillen prej rreth100 deri në 200 euro. Ofrohen aranzhmane edhe për Maltë, Qipro dhe Londër për ku janë të nevojshme prej 500 derinë 800 euro, ndërsa interesim më të vogël sivjet ka në qytetet…

Lexo më Shumë