Qindra milionë njerëz në botë sonte në sheshet në qytetet e tyre, në qendrat turistike, restorante, pabe… apo në atmosferë familjare në shtëpi, do ta përcjellin vitin 2016 dhe do ta presin Vitin e Ri 2017.
Qyteti i Shkupit e anuloi festën qendrore për natën e Vitit të Ri që duhej të mbahej në sheshin “Maqedonia”. Rreth dy milionë denarë të cilat janë planikuar për organizimin e
pritjes, do të dhurohen për qëllime sociale. Megjithatë, për të vegjlit është paraparë program i pasur në rrugën “Maqedonia”. Në orën 10 do të shfaqet shfaqja “Brashko” do të ketë lojëra për fëmijë, shou magjik, parkalim të Vitit të Ri dhe delim i Mbretëreshës së akullt. Plaku i Vitit të Ri do t’i bashkohet parakalimit në orën 11:30, ndërsa fëmijët do të mund të shoqërohen me të dhe ndihmësit e tij. Në orën 12:30 do të ketë “Christmas mix” me City Radio.
Kryeqyteti në prag të festave është zbukuruar me elemente dekoruese dhe ndriçim special. Bredhi qendror i Vitit të Ri i cili është vendosur në sheshin “Maqedonia” është i lartë 21 metra, dhe është ndriçuar me disa mijëra drita, dhe gura ndriçuese, ndërsa do të ndriçojë në
ngjyra të ndryshme. Sivjet për herë të parë sheshi “Maqedonia” është dekoruar edhe me shatërvan ndriçues dhe me tunel ndriçues. Dekorimi Qytetit të Shkupit i ka kushtuar 12 milionë denarë. Autoritet e qytetit dhe policia apelojnë që qytetarët të përmbahen nga përdorimi i shekzjarrëve
dhe mjeteve tjera piroteknike gjatë festave. Vitin e Ri 2017 të parët do ta presin banorët e ishujve të Oqeanit të Qetë Tonga, Kiribati, dhe Samoa. Të fundit vitin 2016 do ta përcjellin banorët e Samoas Amerikane.
Data 22.08.2026
Aktuale
- Iute ankohet se publikimi i skandaleve nga media mund t’i largojë klientët
- Polonia: “Katastrofa humanitare” në Gaza po minon mbështetjen edhe në vendet “pro-Izraelit”
- Nuk përmbahet Egli Tako, shfaqet ‘hot’ e veshur krejt zi
- Dikur kërkonte largimin e qeverisë së Berishës, sot refuzon dorëheqjen – Metamorfoza e Ramës nga opozita në pushtet (VIDEO)
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) Edhe një rast i vdekjes nga ethet e Nilit Perëndimor, gjithsej pesë viktima deri tani
- (VIDEO) VLEN: Rikthehet “shporta shkollore” me zbritje deri në 15%
- (VIDEO) LSDM dhe VMRO përplasen për pagën mesatare


