Author: Rilinda

Në Vitin e Ri 2017 qytetarët e Maqedonisë do të kenë më shumë fundjava të zgjatura se në vitin që e përcollën. Nga gjithsej 11 ditëve jopune për të gjithë qytetarët, shtatë lidhen me fundjavën për dallim prej vitit të kaluar kur pati vetëm tri festa të cilat u lidhën me fundjavën. Fundjavën e parë të zgjatur qytetarët do ta kenë menjëherë pas pritjes së Vitit të Ri pasi që 1 Janari është të dielën dhe kalon të hënën kështu që do të kenë më shumë kohë për t’u kënaqur për festat e Vitit të Ri. E ngjashme është situata…

Lexo më Shumë

Prej 1 janarit të vitit 2017 fillon zbatimi i Ligjit të ri për përmbarim, i cili sjell volitshmëri për kreditorët, debitorët dhe për përmbaruesit,e para së gjithash për kategoritë e ndjeshme të qytetarëve. Në Ligjin parashihet që për llogari komunale të papaguara përmbaruesi nuk guxon të bllokojë pa e njoftuar paraprakisht qytetarin se ekziston ndonjë borxh dhe të kërkojë prej tij të propozojë mënyrë në të cilën do tëp servisohet borxhi. Gjithashtu, vendosja e pagesës jashtëgjyqësore është moment i volitshëm i cili do tëp mundësojë para fillimit të çfarëdo lloj procedure, qytetari ta servisojë pjesën e vet pa shpenzime më…

Lexo më Shumë

Opera dhe Baleti i Maqedonisë prej orës 20 do të mbajë koncert të Vitit të ri të titulluar “Përralla ruse” në të cilin do të ekzekutohen vepra të kompozitorëve rusë Prokofjev, Çajkovski, Shostakoviç, Rahmanjinov, Fomin, German, Penerecki, Larionov dhe Rimski – Korsakov. Do të marrin pjesë edhe ansambli i baletit dhe orkestra e Operës dhe Baletit të Maqedonisë, të cilën do ta udhëheq dirigjenti, Ivan Eminoviq. Regjisor i koncertit është Trajko Jordanovski, ndërsa koreografe Sasha Evtimova. Mysafire e koncertit është sopranoja ukrainase, Tamara Kalinkina.

Lexo më Shumë

Presidenti rus Vladimir Putin ka dënuar sulmin e mbrëmshëm terrorist në Stamboll dhe i shprehu ngushëllimet e tij homologut turk Rexhep Taip Erdogan, raporton Agjencia Anadollu. “Nuk mund të imagjinoj se ka krim më të madh se vrasja e civilëve të pafajshëm në festimin dhe pritjen e vitit të ri. Por, është e qartë se vlerat njerëzore janë krejtësisht të huaja për terroristët. Detyra jonë e përbashkët është që me vendosmëri t’u përgjigjemi këtyre sulmeve terroriste”, tha Putin në mesazhin që është publikuar në faqen zyrtare të Kremlinit. Presidenti Putin ka thënë se Rusia është “aleat i besueshëm” i Turqisë…

Lexo më Shumë

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan ka dënuar ashpër sulmin terrorist në Turqi që la të vdekur 39 persona, duke thënë se Turqia është e vendosur në luftën kundër terroristëve që kanë për qëllim shkaktimin e kaosit dhe destabilizimin e vendit. “Sulmet e tilla edhe ndaj civilëve, armiqtë e popullit tanë dhe bashkëpunëtorët e tyre po dëshirojnë destabilizimin e vendit, moralit tonë dhe shkaktimin e kaosit. Megjithatë, ata vetëm se bashkojnë edhe më tepër forcat tona, ne nuk do të lejojmë asnjëherë që ata të kenë sukses në tentimet e tilla”, ka thënë Erdogan, përcjell “SHENJA”. Erdogan po ashtu ka…

Lexo më Shumë

Gëzuar Vitin e Ri 2017! Prej pak çastesh kemi lënë pas 2016-n dhe kemi hyrë në një tjetër vit, për të cilin urojmë që të jetë më i mirë, të sjellë më shumë gëzime dhe lumturi në familjet tona, të gjithësecilit prej nesh. Pra, le të jetë ky vit i ri një vit i suksesshëm për të gjithë, për këdo, dhe kudo ku jeton. Shpresojmë dhe urojmë që viti 2017 të sjellë më shumë begati për të gjithë, të krijojë një mjedis më të shëndetshëm social dhe ekonomik për çdo shqiptar, brenda apo jashtë kufijve;të jetë një vit që të…

Lexo më Shumë

“Në vitin 2017, qytetarët e Maqedonisë do të vazhdojnë drejt asaj që zgjodhën, ndryshime dhe jetë. Shtetit i nevojiten reformat ë cilat do të ndërtojnë institucione për qytetarët, do të ngrisin standardin e qytetarëve dhe do të sigurojnë perspektiva për Maqedoninë. Këtë do ta bëjë një qeveri e re e përgjegjshme. Leksione do të duht të nxjerrin politikanët e papërgjegjshëm sikurse Nikolla Gruevski, koha e të cilit përfundoi. Me 2016-ën përfundoi koha e ndarjeve, kriminelëve, konflikitit dhe pasigurisë. 2017-ta sjell ndryshime, stabilitet dhe jetë për të gjithë”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.

Lexo më Shumë

Kalaja po shkatërrohet gradualisht , po shndërrohet në gërmadha gurësh të mëdhenj , të cilët rrezikojnë edhe ata banorë që frekuentojnë ditëve të vikendit këtë pjesë të qytetit. Rreziku më I madh është nga shembja e murit rrethues të Kalasë. Edhe për kundër premtimeve të shumta nga Ministria e Kulturës , që shumë shpejtë do të fillojn më ndërtimin e murit të Kalasë ne Tetovë, një gjë e tillë nuk shihet. Sekretari shtetëror në Ministrin e Kulturës Bexhihudin Shehapi , thotë se po punohet në këtë drejtim dhe në 2017, sipas tij , do fillohet me ndërtimin e murit .…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Maqedonisë në vitin 2017 presin formimin e një Qeverie, e cila do të angazhohet që vendin ta kthejë në binarët e procesit të integrimeve në strukturat euro-atlantike, vende të reja të punës, departizimin të institucioneve dhe më shumë mjete në lëmin e kulturës dhe sportit, shkruan REL. “Unë shpresoj se në krye të qeverisë së ardhshme, më në fund do të vendoset një kryeministër, i cili njëherësh do të arrijë t’i bashkojë të gjitha forcat politike në Maqedoni dhe më pas të gjithë të punojmë bashkërisht për t’i plotësuar standardet që kërkohen nga ne si shoqëri për t’u…

Lexo më Shumë

53 vjeçarja Nevrie Rushiti nga Hasanbegu kurrë nuk kishte menduar se ndërrimin e motmoteve do ta kalojë në një dhomë studentësh. Ajo bashkë me familjen e saj tashmë 4 muaj janë strehuar në konviktin “Tome Stefanosvki-Seniç” për shkak se gjysma e shtëpisë iu rrënua gjatë përmbytjeve të 6 gushtit. Në dhomën e konviktit të gjithë anëtarët e familjes Rushiti do ti urojnë mirëseardhje Vitit të Ri 2017 me shpresë që viti që vjen do të sjellë ditë më të lumtura për këtë familje “Shtëpitë janë njëjtë, sikurse i kanë marrë vërshimet, as nuk mbajmë shpresë se do të bëhet diçka…

Lexo më Shumë

Sheshi i vetë në Maqedoni i gjallëruar dhe i përgatitur për festat e fundvitit është ai i Shkupit. Ky ndërrim motesh pritet të jetë një nga vitet më të varfër për nga organizimi i festimeve. Bashkia e Shkupit hoqi dorë nga çdo festim, duke i dhuruar fondet në ndihmë të fëmijëve të fshatit SOS. Gjithashtu pa aktivitete mbetën edhe Komuna Qendër dhe e Çairit, përcjell Telegrafi Maqedoni. Në festimet e dreitanishme, janë shënuar vetëm aktivitete për fëmijë, ndërsa që prej një jave, në sheshin “Maqedonia” janë hapur tezgat me produkte të ndryshme, si dekorative ashtu edhe ushqimore. Pjesa më e…

Lexo më Shumë