Author: Rilinda

“Koordinimi i kryeministrit shqiptar Edi Rama me partitë politike shqiptare në Maqedoni është provokim dhe mesazh i qartë anti-maqedonas”, kanë thënë nga partia TMRO për takimin e liderëve të partive shqiptare në Maqedoni me kryeministrin Edi Rama. Kjo parti i bën thirrje ministrit të punëve të jashtme të Maqedonisë, të reagojë me notë protestuese ndaj përzierjes së Republikës së Shqipërisë në punët e brendshme të Maqedonisë, që sipas tyre bën ndarje politike në vend. “Prokuroria Publike dhe sigurimi shtetëror, si organe legjitime duhet të reagojnë dhe ta dënojnë këtë konsultim joligjor të kryetarëve të partive politike në Maqedoni me shtete…

Lexo më Shumë

Më shumë se gjysma e qytetarëve të Maqedonisë janë të lumtur me jetën e tyre, 39 për qind janë optimistë se Viti i ri 2017 do të jetë më i mirë se viti 2016, ndërsa 33 për qind e qytetarëve mendojnë se viti i ardhshëm do të jetë një vit i prosperitetit ekonomik, tregojnë rezultatet nga hulumtimi i agjencisë hulumtuese Brima, anëtare e Uin-Gallup Interneshënël. Në pyetjen “A mendoni se viti 2017 do të jetë më i mirë, më i keq ose i njëjtë me vitin 2016?”, 39 për qind e qytetarëve të Maqedonisë janë optimist, në krahasim me 21…

Lexo më Shumë

Festat le të na sjellin fuqi të re, gëzim të ri, mendime pozitive dhe shpresë të ripërtëritur për jetë në paqe, prosperitet dhe mirëqenie, theksoi sot presidenti, Gjorge Ivanov në fjalimin e Vitit të Ri deri te qytetarët. Shefi i shtetit porositi që të nxirren leksione prej krizave të shumta dhe sfidave me të cilat u ballafaqua shteti gjatë këtij viti. “Viti që po kalon dëshirojmë ta harrojmë sa më parë. Në të jemi ballafaquar me shumë kriza dhe sfida. Është e radhës të nxjerrim leksione prej gjithë kësaj dhe të dalim më të fuqishëm, më të matur dhe më…

Lexo më Shumë

Buxheti për vitin 2017 i Ministrisë së Kulturës është 4.085.279.000 denarë dhe në krahasim me vitin 2016 është më i madh për 546.198.000 denarë apo për 15,43 për qind, njofton MIA. Rritje ka edhe në mjetet programuese të Ministrisë së Kulturës, të cilat janë 893.367.000 denarë, për financimin e projekteve me interes nacional në kulturën e veprimtarisë muzikoro-skenike, veprimtarinë dramatike, veprimtarinë e bibliotekave, mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, veprimtarisë së muzeve dhe për promovimin e kulturës së Maqedonisë jashtë vendit. Në vitin 2017 do të promovohet salla e re e koncerteve e Filarmonisë së Maqedonisë, që pritet nga fundi i marsit…

Lexo më Shumë

Pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit në DIbër, kryetari aktual i komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, doli me një deklaratë të fuqishme, ku i’u drejtohej partive të tjera të bëjne ato çka kanë premtuar. Kryetari aktual i komunës Dibër në zemërim e sipër i’u drejtua Lëvizjes BESA që të rregullontë çështjen e deponisë në Dibër. Pas reagimit të Aleancës për Shqiptarët, reagon edhe Këshilli komunal i Lëvizjes BESA me një kërkesë zyrtare drejtuar komunës së Dibrës ku kërkon që komuna më së voni deri në fund të muajit Janar 2017, të ketë zgjidhur çështjen e deponisë në DIbër, detyrë kjo e…

Lexo më Shumë

Deri me 9 janar presidenti Gjorgje Ivanov duhet që ta ndaje mandatin ndaj kandidatit të partisë ose partive që do të ketë sukses të mbledh 61 nënshkrime se e ka shumicën për të formuar qeveri. Pas konstituimit të Parlamentit të ri, gjegjësisht verifikimit të mandateve të 120 deputetëve është plotësuar kushti ligjor që të nis të rrjedh afati për formimin e qeverisë së re. Presidenti i shtetit është i obliguar në afat prej 10 ditësh nga konstituimi i Parlamentit, mandatin për përbërjen e qeverisë së re t`ia dorëzoje kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që e kanë shumicën në Parlament.

Lexo më Shumë

Njërit prej televizioneve nacionale së fundi i është bllokuar llogaria bankare për shkak të borxheve. Portali Dokazm ka thënë se bëhet fjalë për televizionin Kanal5 me pronar Emil Stojmenov. Atij i është bllokuar llogaria për shkak se nuk kanë shlyer borxhet për serialet e blera. Sipas portalit, kjo ka bërë që ti bllokohet llogaria dhe se siç shkruhet nuk ka më kush t’ia mbrojë interesin. Kjo situatë ka bërë që punëtorët e këtij televizioni të ngelin pa rroga. Por nga Kanal5 nuk kanë komentuar këtë shkrim të këtij portali. Kanal5 konsiderohet si përkrahës i deritanishëm i politikave të qeverisjes së…

Lexo më Shumë

Gjatë vitit 2016 në Republikën e Maqedonisë kanë lindur mbi 29 mijë foshnje. Mes tyre sipas të dhënave të Drejtorisë për evidencë të librave amë, emri më i shpeshtë tek foshnjet vajza ka qenë Sara, Jana dhe Kalina, ndërsa tek meshkujt Tadej, Mihail dhe Jovan. Të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë tregojnë se në muajin dhjetor të vitit 2016 janë lindur 1,763 foshnje, me emrat më të shpeshtë Marko dhe Jana.

Lexo më Shumë

Partia Demokratike Shqiptare vitin 2016 e vlerësoi si shumë të ligë, veçanërisht për shqiptarët që jetojnë në Maqedoni. Në fjalimet tradicionale të Vitit të Ri, fjalim mbajti sekretari i PDSH-së, Azem Sadiku, i cili tha se edhe faktorë të jashtëm edhe të brendshëm kanë punuar kundër PDSH-së, dhe me këtë sipas tij edhe kundër interesave të shqiptarëve. “Kemi thënë se kjo lufët nga qendra të ndryshme që bëhet kundër shqiptarëve në Maqedoni, identifikohet si lufët me dekada kundër PDSH-së, sepse ata qendra e dijnë se sa më e dobët që është PDSH-j, aq më lehtë i realizojnë qëllimet e tyre…

Lexo më Shumë

Ejup Tusha është tanimë disa vjet i punësuar në Spitalin Shtetëror “Nënë Tereza” në Shkup dhe posedon vendim pune si punëtor profesional i sigurimit mirëpo Vitin e Ri nuk do t’a pres ashtu. Me një vendim të shpejtë dhe pa arsye ai kalon nga posti i lartpërmendur në punëtor pastrues. Siç thotë ai, shkaku se nuk kishte votuar BDI-në dhe se kishte shprehur haptazi simpatinë ndaj “Rilindje me Besë” dhe se do votonte për atë bëri të mundshme këtë shkarkim pune, përcjell Lajm. Ejup Tusha, shpreh revoltën edhe në facebook : “Ja paketi i BDI -se per vitin e ri…

Lexo më Shumë

Po mbahet në fshehtësi drafti zyrtar që u shtrua një ditë më parë në tryezën e përbashkët të thirrur nga kryeministri Edi Rama me krerët e partive shqiptare nga Shkupi. Në mungesë të dokumentit zyrtar, lideri i BDI-së Ali Ahmeti numëroi disa nga pikat që përfshin drafti por nuk qartësoi nëse është diskutuar edhe për formimin e një ministrie për komunitetet në qeverinë e re, siç përflitet në disa media transmeton Alsat. “Nuk është diskutuar as për ngritje të ndonjë ministrie, ka ide për organizimin e ri në të ardhmen dhe kjo duhet të shihet, të trajtohet dhe të vlerësohet…

Lexo më Shumë

Skender Rexhepi-Zejdi Në fillim këta të BDI-së mungesën e tyre në debate e arsyetonin që Lëvizja BESA është “parti e vogël”, “pa adresë”, “nuk dihet a është shoqatë apo parti”, por tash pasiqë Lëvizja BESA u etablua si parti serioze parlamentare, vallë pse tash ata u shmangen debateve me përfaqësuesit tanë. Fjala bie, Bujar Osmani, zëdhënësi i BDI-së në një debat pranoi të jetë me përfaqësuesin e LB-së (Skender Rexhepi-Zejdi), por pas debaklit të tij në debatin e parë, ai në debatin e dytë u fsheh kinse ka qenë në punë, ndërsa mbrëmë në debatin te “Rruga Drejt” siç duket…

Lexo më Shumë