Author: Rilinda

Dy persona janë lënduar rëndë dhe dy më lehtë në dy aksidente trafiku që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e SPB Shkup. Ditën e kaluar, siç informon sot policia, ka pasur pesë aksidente në të cilat në tre lëndime të lehta kanë marrë tre persona, ndërsa në dy janë shkaktuar dëme materiale. Policia e komunikacionit ka sanksionuar shtatë shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin më shpejtë nga shpejtësia e lejuar, dy shoferë kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e alkoolit, tetë shofer nuk u janë përmbajtur kufizimeve, ndalesave dhe obligimeve të shprehura me shenjat e vendosura të…

Lexo më Shumë

Për rerth 270.000 nxënës, prej të cilëve 188.000 filloristë dhe 80.000 të shkollave të mesme, sot është dita e fundit e gjysmëvjetorit të vitit shkollor 2016/2017. Pushimi dimëror do të zgjasë deri më 18 janar 2017 kur do të vazhdojë mësimi. Në vitin shkollor duhet të ketë 180 ditë pune, ndërsa duke pasur parasysh atë se në këtë vit shumica e festave janë në ditë pune, pushimi dimëror është më i shkurtë për një ditë, sqarojnë në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës.

Lexo më Shumë

Shpëtim Pollozhani i reagoi kërkesës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama që në Maqedoni të formohet një ministri e komuniteteve që sipas tij është një ide e gabuar. “Perseri po na servohet nje çorbe e re me shije te vjeter. Nga takimi me Kryeministrin e Shqiperise z. Edi Rama, i cili eshte per tu pershendetur doli nje vjetersi e re. Depatament, sektor ose ministri e komuniteteve. Kryetare e Komisionit parlamentar per maredhenie ndermjet komumiteteve eshte ajo monstra Bozhinovska qe per shqiptaret kerkoi thika te gjata. Derdimeni Gjorge Ivanov e tha shume bukur. Kushtetuta e vendit e garanton sistemin unitarist te vendit.…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski, me rastin e festave të Vitit të Ri sot do ta vizitojë Pikën për të pastrehët të Kryqit të Kuq në Momin Potok dhe do t’u ndajë dhuratat me veshje të ngrohta 50-të shfrytëzuesve të pikës. Pika për të pastrehë i Kryqit të Kuq në qytetin e Shkupit, i cili funksionon tashmë tetë vjet, ofron më shumë shërbime për personat të cilët nuk kanë shtëpi të tyre dhe ka për qëllim të mundësojë që ata t’i realizojnë të drejtat themelore të njeriut dhe të riintegrohen në shoqëri. Pika është e mbështetur financiarisht nga…

Lexo më Shumë

eanca duhet të fillojë në ora 13 dhe duhet ta udhëheq kryetari në largim, Trajko Veljanoski. Përbërja e nëntë parlamentare do të ketë 120 deputetë. Më tepër mandate ka fituar koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE51, koalicioni i drejtuar nga LSDM-ja 49 mandate, BDI 10, koalicioni Rilindje me Besë 5, Aleanca për Shqiptarët 3 dhe PDSH 2 mandate. Ndërsa nuk do të ketë deputetë nga diaspora për shkak të numrit jo të mjaftueshëm të votave. Kryesuesi me seancën e parë emëron dy nga deputetët e zgjedhur të cilët sipas nevojës e zëvendësojnë në udhëheqjen me seancën, pastaj me thirrje të deputetëve…

Lexo më Shumë

Moti në Maqedoni do të jetë stabil dhe i thatë me mëngjes i ftohtë, ndërsa gjatë ditës do të mbisundojë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus 10 deri në dy, ndërsa e ditës prej minus dy deri në gjashtë gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me temperaturë të mëngjesit deri minus pesë dhe të ditës deri në tre gradë. Për natën e Vitit të Ri moti do të jetë i kthjellët dhe shumë i ftohtë me temperaturë prej minus 14 deri në gjashtë gradë.

Lexo më Shumë

Kontestimi i bisedave të përgjuara të Grupit të Kumanovës të cilat ditë më parë i shpalosi Prokuroria në seancë gjyqësore, rrit dyshimet për manipulime gjatë procesit të gjykimit. Ekspertët rekomandojnë ekspertizë zëri por një mundësi e tillë nuk ekziston në Maqedoni. “Tani është radha e prokurorit që të tregojë se pikërisht ato biseda janë të tyre, ndërsa kjo bëhet vetëm përmes ekspertizës. Keni në njohuri se disa prej “bombave” të opozitës i është bërë ekspertizë. Ne nuk kemi një mundësi të tillë teknike në Maqedoni dhe patjetër duhet të bëhet jashtë vendit, gjë që vë në pikëpyetje çmimin dhe kohën”,…

Lexo më Shumë

Lëvizja ekologjike “Për ajër të pastër” inicioi peticion për grumbullimin e nënshkrimeve në shenjë revolte ndaj injorimit të problemit të ndotjes së ajrit nga ana e institucioneve kompetente. Përmes një komunikate me shkrim nga kjo lëvizje kërkojnë që qeveria urgjentisht të sigurojë të dhënat e sakta mbi arsyet e ndotjes, me qëllim që të gjendet një zgjidhje efikase. “Çdo ditë jemi dëshmitarë të numrit të madh të fëmijëve nga sëmundjet respiratore, ndërsa rastet e vdekjes nuk bëjnë përjashtim. Autoritetet e qytetit kanë prioritete më të mëdha nga ajo që të ju sigurojnë jetë të shëndetshme qytetarëve. Apelojmë deri te Qeveria,…

Lexo më Shumë

Ai në një deklaratë për Alsat ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë sërish në pranverë për kryetarë komune Strugë, 28 dhjetor – Kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela theksoi dje se ka vendosur që ta lëshoje vendin e kryetarit të komunës së Strugës, pasi që nga qytetarët ka marr besimin që të bëhet deputet. Ai në një deklaratë për Alsat ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që të kandidojë sërish në pranverë për kryetarë komune. “Askush nuk duhet që të jetë në funksione publike ashtu si kryetari i komunës më shumë se dy mandate,…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 21:00 hajduti i maskuar si ‘Baba Dimri’ ka grabitur duke kërcënuar me një armë zjarri në një dyqan të Shkupit. Policia ka informuar se incidenti ka ndodhur në rrugën Budapest, në Taftalixhe dhe se ‘Baba Dimri’ hajdut ka marrë qarkullimin ditor dhe pastaj ka ikur në drejtim të panjohur. Kompetentët punojnë në sqarimin e plotë të rastit.

Lexo më Shumë

Pjesa e parë e autostradës Arbën Xhaferi nga rrethrrotullimi i madh i Prishtinës e deri në fshatin Babush të Lipjanit pritet të lëshohet për qarkullim këtë të shtunë. Lajmin e ka bërë publik, ministri i Infrastrukturës, Lutfi Zharku në konferencën e fundvitit për media, transmeton Koha.net. Zharku ka bërë të ditur se nga buxheti i përgjithshëm prej 199 milionësh, 148 milionë euro prej të cilave kanë shkuar në ndërtimin e autostradës Prishtinë-Hani i Elezit. Nga vendimi i djeshëm i qeverisë, kjo ministri vitin e ardhshëm do të ketë 10 milionë euro më shumë. Investimet në infrastrukturë nga huamarrja kanë arritur…

Lexo më Shumë

Përbërja e re e Kuvendit të Maqedonisë do të ketë 62 deputetë të rinj dhe 58 nga përbërja e kaluar, ndërsa disa prej tyre kanë qenë të zgjedhur nga populli edhe në përbërje të tjera. Nga 120 deputetët e zgjedhur, 38 janë femra. Përbërja e Parlamentit dhe kjo shifër e përfaqësimit të grave do të mund të ndryshohet pas formimit të qeverisë nëse disa nga deputetët zgjidhen në funksione në pushtetin ekzekutiv ose nuk e pranojnë mandatin për shkaqe të caktuara. Mandate kanë fituar koalicionet e kryesuar nga VMRO-DPMNE dhe LSDM, BDI, PDSH, BESA dhe Aleanca për shqiptarët. Koalicioni i…

Lexo më Shumë