Shpëtim Pollozhani i reagoi kërkesës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama që në Maqedoni të formohet një ministri e komuniteteve që sipas tij është një ide e gabuar.
“Perseri po na servohet nje çorbe e re me shije te vjeter. Nga takimi me Kryeministrin e Shqiperise z. Edi Rama, i cili eshte per tu pershendetur doli nje vjetersi e re. Depatament, sektor ose ministri e komuniteteve. Kryetare e Komisionit parlamentar per maredhenie ndermjet komumiteteve eshte ajo monstra Bozhinovska qe per shqiptaret kerkoi thika te gjata. Derdimeni Gjorge Ivanov e tha shume bukur. Kushtetuta e vendit e garanton sistemin unitarist te vendit. Sistem unitarist do te thote: nje shtet nje komb. Dmth, bartes i sovranitetit ne Fyrom jane fyromistet. Te tjeret jane vetem numra. O-o-o nj-e-e-e-r-e-z, sistemi unitarist eshte problemi kryesor. Qe te ekzistoje Fyromi duhet te ndryshojet Kushtetuta e vendit bashke me emrin. Ne rast se shqiptaret nuk jane ne Preambulen e Kushtetutes edhe me tutje do te l-y-p-i-n te drejta dhe departamente. Tema kryesore e te gjitha aktiviteteve politik tek shqiptaret duhet te jete ndryshimi i Kushtetutes. Ne rast se nuk behet kjo pune, shqiptaret edhe me tutje do te jene dekor Fyromist.
Duke thene me mijera here se Maqedonia kurre nuk do te federalizohet dhe nuk do ta nderroje karakterin unitarist, ai ne menyre te kristalte u tregoi shqiptareve se cilen rruge duhet ta ndjekin. Projekti per federalizim te Fyromit eshte i gatshem qe nje vjet e gjysme. U poqen kushtet qe ai te shtrohet ne tavoline. “, shkroi Shpëtim Pollozhani në llogarinë e tij në Facebook.
Data 08.07.2025
Aktuale
- Mickoski për ndryshimet kushtetuese: Kjo Qeveri nuk do të hyjë në asnjë proces pa një strategji dhe marrëveshje të qartë paraprakisht
- Tragjedia në Qafë të Duhlës: Një 40-vjeçare humb jetën në një aksident të tmerrshëm
- Plagosi me thikë para dy muajsh një person, përfundon në prangat e policisë adoleshenti
- Dy futbollistë të Kombëtares prezantohen sot, ndryshojnë skuadër por jo kampionat
- LSDM: Inflacioni po rritet, jeta po shtrenjtohet, ndërsa Mickoski shet gënjeshtra ekonomike
- Pas Vlorës, aksioni për lirimin e hapësirave publike nis edhe në Durrës
- Grant nga BE-ja prej 5,5 milionë euro për efikasitet energjetik në konviktet studentore
- Policët e dyshuar për vrasjen nga pakujdesia të 27-vjeçarit rrezikojnë paraburgimin