Qytetarët shprehen pesimist se viti 2017 do sjellë ndryshime dhe përmirësim të situatës aktuale në vend. Edhe pse një pjesë e vogël e tyre shpresojnë për ndryshime, prapëseprapë thonë se për kapërcimin e kësaj krize që e ka kapluar vendin duhen më shumë se një vit. Të anketuarit e Alsat vitin që po e lëmë pas e cilësojnë si një tragjedi që i ka ndodhur vendit.
“Duhet të ketë ndryshime nëse ka Qeveri të re. Maqedonia është e zhytur në borxhe ne kemi borxh të madh, si jashtë edhe me kompanitë vendore. Brenda një viti nuk shpresoj se bëhet më mirë, të ketë të paktën një mandat” “Kushdo që të vijë nuk mund të stabilizojë vendin, ashtu e kemi. Nuk besojmë se do bëhet më mirë për 2017, ashtu kam përshtypjen”.
“Të ndryshohet sjellja ndaj qytetarëve nga ana e Qeverisë së re, të mos jetë sjellja e njëjtë. 5:19 nuk dua të ketë urrejtje dhe ndarje ndërmjet nesh, duhet të gjithë të jetojnë së bashku si qytetarë, dua barazi”.
“Rëndë se bëhen ndryshime, nuk jam optimist se do ndryshojë diçka, shihemi se si qëndron situata, është rëndë. Pres se do bëhet edhe më rëndë se kaq, varfëri më të madhe, ndërsa ata për vete do të marrin ende nga 2000 euro rogë ndërsa ne nga 100 euro pension. 2016-ta tragjedi ishte”.
“Ndryshimet patjetër të vijnë, patjetër të ketë ndryshime. Ne kërkojmë për 2017 që të gjithë kriminelët të përgjigjen para gjykatës. 2016 ishte shumë e dobët. Le të kalojë kriza politike dhe të vijë diçka e re, të shohim”. Pjesa më e madhe e qytetarëve shprehen se ndërrimin e motmoteve do e kalojnë në shtëpi
për shkak të krizës ekonomike.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale
- Burgosje e të riut kumanovar dhe ndalimi i studentit, Shaqiri: Po tentohet të frikësohen të rinjtë shqiptarë
- Dua Lipa dhe magia e muzikës në GTA 6: Një hap drejt suksesit global
- Shaqiri u bën thirrje shqiptarëve të Butelit të ndryshojnë vendbanimin në dokumentet personale
- Tragjedi në Kroaci: Humb jetën 33-vjeçari nga Maqedonia gjatë punës në hekurudhë
- Shefi i inteligjencës amerikane: Ndërprerjet e fundit të shërbimeve nuk ishin “sulm i sponsorizuar nga shteti”
- Shpikja e re nga Kina: Krehëri elektronik që premton rikthimin e shpejtë të flokëve dhe mund t’i japë fund tullacisë
- Arrestimi i policit në Ferizaj për bixhoz dhe armë: Një skandal në rritje

