Author: Rilinda

Këshilli gjyqësor ndodhet në proces të zgjedhjes së kryetarëve të disa gjykatëve nga të cilat më të rëndësishme janë postet për kreun e Gjykatës Supreme dhe Gjykatës Penale të cilat kanë shkaktuar edhe më tepër debat. Siç informon kryetari i këtij këshilli, Zoran Karaxhovski, ka përfunduar vlerësimi i kandidatëve nga ana e komisionit tri-anëtarësh, dhe deri në fund të javës tjetër do të bëhet përzgjedhja e fituesve. Vlerësimi i kandidatëve ishte objekt debati në vete, dhe njëri nga kandidatët, gjykatësi Vlladimir Tufekxhiq e tërhoqi kandidaturën me vërejtje se vlerësimi është i jashtëligjshëm. Nga 6 kandidatët për kryetar të dy gjykatave…

Lexo më Shumë

Komisioni shtetëror për pengimin e korrupsionit sot do të mbajë seancë publike. Anëtarët e Komisionit do t’i shqyrtojnë ankimimet e parashtruara në lidhje me nenin 8-­të të Kodit zgjedhor nga Kolaicioni i kryesuar nga Lidhja Socialdemokrate e Maqedonisë ­Shkup, përmes personаve të autorizuar Stevica Josifovski kundër Ministrisë së Drejtësisë, Postës së Maqedonisë, filialit GCPS Shkup 2, IK “Teatrit për fëmijë dhe të rinj” dhe partisë politike VMRO-­DPMNE. Në seancë do të shqyrtohen edhe ankimimet lidhur me nenin 8 të Kodit zgjedhor nga Natalija Beliçevska nga Vallandova kundër Agjencisë për Punësim të Republikës së Maqedonisë.

Lexo më Shumë

Pala mbrojtëse e Grupit të Kumanovës, në kryer me avokatët Artene Iseini dhe Naser Raufi, kanë kërkuar nga institucionet shtetërore zbardhjen e rasteve, sepse një pjesë bukur e mirë e klientëve të tyre gjatë vitit që lamë pas ishin objekt dhune nga ana e pjesëtarëve të njësisë speciale, shkruan gazeta KOHA. Kjo kërkesë e tyre vjen si rezultat i mos procedimit të ankesave, padive dhe denoncimeve që janë bërë në Prokurorinë Publike, nga koha kur filluan maltretimet e para ndaj personave që u burgosën në Lagjen e Trimave, me datë 9 dhe 10 majit të viti 2015. Heshtja e Prokurorisë…

Lexo më Shumë

Pas tre viteve vonesë prej fillimit të ndërtimit të Qendrës së re Klinike, ministri i shëndetësisë Nikolla Todorov informoi se tenderi është shpallur dhe sot do të mbahet shpallje publike e ofertave. Todorov dje tha se, mbi 20 kompani vendore dhe të huaja kanë treguar interes dhe kanë përgatitur dokumentetet. “Afati për dorëzimin e ofertave është deri nesër në orën 12, ndërsa hapja do të bëhet nesër në orën 14 dhe pastaj do të pasojë periudha e vlerësimit”, tha Nikolla Todorov. Ky informacion vjen saktë pas tre viteve, kur më 2 janar në vitin 2014, ai së bashku me ish…

Lexo më Shumë

Është i papërshtatshëm komenti i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, të dhënë për mediat greke, Pajtohem me të se historia nuk është burg. Por, historia, gjegjësisht historia e rrejshme, është burg i cili qeveritë e fundit greke i ka bërë për vete dhe për popullin grek, deklaroi Robin O Nill, ndërmjetësuesi i parë në kontestin Greqi-Maqedoni në intervistën e Vitit të Ri për programin “Zëri i popullit”. “Koxias thotë se nuk bëhet fjalë për irredentizëm nga pala greke dhe unë i besoj, por ai duhet të dijë mirë në mënyrë të barabartë, se nuk ekziston irredentizëm as nga ana…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, ka thënë se pajtohet me pozitën e Ministrisë së Jashtme të Maqedonisë që mos dëmtohet miqësia në mes të Serbisë dhe Maqedonisë. Ai tha se është thellësisht i bindur për nevojën e marrëdhënieve miqësore me Maqedoninë, por se nuk të mund shtiret sikur nuk e sheh se Maqedonia e ka njohur Kosovën dhe ka votuar për pranimin e Kosovës në UNESCO, ndërkohë që Serbia e ka njohur Maqedoninë me emrin kushtetues të saj, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Serbisë, transmeton TetovaSot. “A duhet t’ua kujtoj kolegëve në Shkup, si…

Lexo më Shumë

Gazeta maqedonase “Dnevnik” duke u bazuar në burimet e saj njofton se nuk do të ketë takim mes liderëve të partive shqiptare në Maqedoni, për vulosjen e platformës së përbashkët për të cilën ranë dakord në takimin në Tiranë. “Dnevnik” gjithashtu njofton se në vend të platformës së përbashkët të partive shqiptare, për të filluar bisedimet për formimin e Qeverisë me partitë maqedonase, ata do të nënshkruajnë një dokument zyrtar për të filluar bisedimet për platformë të përbashkët. Sipas “Dnevnik” edhe përkundër paralajmërimeve nga ana e BDI-së se do të ketë edhe një takim në të cilin do të marrin…

Lexo më Shumë

Mandati i deputetit me vete mbart të drejta dhe obligime. Një nga obligimet e 120 deputetëve të rinj, por edhe deputetëve të cilëve u përfundoi mandati deri më 30 janar, është të parashtrojnë listë anketuese dhe deklaratë për gjendjen pronësore deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Ligjit për Kuvendin deputeti është i detyruar brenda një afati prej 30 ditësh nga verifikimi i mandatit të plotësojë listë anketuese me regjistrim të hollësishëm të pronës së patundshme, sendeve të lëvizshme me vlerë më të madhe, letra me vlerë dhe kërkesa edhe borxhe, si dhe pronë tjetër që është në…

Lexo më Shumë

Mbrëmjen e së martës, qindra emigrantë pakistanezë, afganë, irakianë dhe nga vende të ndryshme të Lindjes së Mesme janë përleshur në Athinë. Përleshja filloi në rrugën “Aharnon” dhe zgjati gati një orë. Dëshmitarët në vendngjarje thanë se dhuna ishte ekstreme dhe të gjithë qëllonin kundër të gjithëve me gurë, shkopinj dhe sende të forta. Policia mbërriti menjëherë në zonë, por mundi të bëjë vetëm disa ndalime, ndërsa shërbimi i urgjencës deklaroi se një numër emigrantësh të përfshirë në incidente u dërguan në spital me plagë të lehta. Në zonë u dislokuan forca policie për të parandaluar përshkallëzimin e situatës.

Lexo më Shumë

Diplomati dhe profesori universitar Gjorgji Spasov përmes një postimi në facebook ka shkruar se lideri i VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka luajtur mendsh. “Gruevski ka luajt. Më në fund. Kjo lloj paranoje seriozisht është e rrezikshme për shtetin. Ai ende jeton me bindjen se gjithçka që po ndodhë është për shkak asaj se njerëzit nuk e dijnë se ai sa është i mire dhe se sa konkurrentët e tij janë të këqij. Shihet qartë se sëmundja e tij është e pashërueshme dhe alergjike”, ka shkruar profesori Spasov.

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me paraqitjen e borës. Temperatura do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë. Temperatura e mëngjesit do të ulet prej -5 deri në 0 gradë C, kurse gjatë ditës prej 3 deri në 10 gradë C. Në Shkup, moti i ngjashëm me temperaturë deri katër gradë Celsius

Lexo më Shumë

Në “mega intervistën” për versionin elektronik të javores “Republika” lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ndanë një hapësirë të madhe për llogaritë me “ Xhorxh Soros dhe milionat që ka derdhur në Maqedoni” dhe me “gazetarët e korruptuar, përfaqësues të medieve, profesorë, intelektualë, analistë, aktivistë”, të udhëhequr nga protestues profesional, transmeton Meta.mk. “ Po të mos ishte Soros dhe i tërë rrjeti i OJQ-ve, medieve, politikanëve brenda dhe jashtë që i paguan, ndikimi tek shtetet më të fuqishme në botë edhe atë ndikim vendimtar kur bëhet fjalë për shtete më të vogla siç është i joni, nuk do të ishte aq…

Lexo më Shumë