Përfaqësuesit e shqiptarëve në Luginën e Preshevës e kanë mirëpritur idenë e Qeverisë së Kosovës që çështja e tri komunave shqiptare në Serbi të jetë pjesë e dialogut Prishtinë-Beograd. Në Kosovë kjo ide konsiderohet e vonuar nga analistët politikë dhe nga partitë opozitare Deklarata e ministrit të Jashtëm të Kosovës, Enver Hoxhaj, që Lugina e Preshevës duhet të bëhet temë diskutimi në Bruksel, është përshëndetur nga përfaqësuesit e shqiptarëve në Kosovën Lindore. Sipas tyre, një gjë e tillë do të duhej të bëhej qysh moti, megjithëkëtë siç janë shprehur ata, gjithmonë ka hapësirë për diskutimin e çështjeve të tilla. Ata…
Author: Rilinda
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me të reshura të dëborës. Të reshurat së pari do të fillojnë në pjesët veriore dhe perëndimore të vendit, ndërsa pastaj do të zgjerohen edhe në pjesët e tjera. Në jug të reshurat së pari do të jenë të shiut, ndërsa pasdite të dëborës. Të reshura më të rrëmbyeshme priten në orët e pasdites dhe të mbrëmjes. Deri në fund të ditës gjithkund do të formohet shtresë e dëborës, në pjesët malore edhe deri në 50 centimetra. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në dy gradë Celsius,…
Deputeti i BDI-së, Artan Grubi ka shpërthyer me akuza ndaj Lëvizjes BESA pas lajmit të publikuar për financimin e kësaj të fundit. Grubi edhepse dyshon ën vërtetësinë e lajmit thotë se kjo sqaron shumë të vërteta. “Nëse ka të vërteta në këtë shkrim, atëherë shumë gjëra sqarohen, përfshirë edhe gjuhën e ashpër të tyre ndaj oponentëve politik, përplot me akuza dhe shpifje, duke marrë përsipër rolin e prokurorit, gjykatësit, policit, imamit, gazetarit, shoqërisë civile dhe të gjitha rolet e mundshme shoqërore. Me këtë gjuhë shpifëse, tentojnë të akuzojnë të tjerët për gjërat që i bëjnë vet dhe për ti mshefur…
Kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela, dha dorëheqjen nga posti i tij. Sela e njoftoi dorëheqjen në mbledhjen e Këshillit të Komunës, ku konfirmoi se do të bëhet deputet. Në vend të tij vjen Mustafa Zabzun. Sela, kryetar i Lëvizjes për Reforma – PDSH ka deklaruar se nuk do të futet në qeveri me Nikolla Gruevskin për të cilin thotë se e ka quajtur “indian” dhe që së bashku me Ali Ahmetin i sjellin dy-tre inspektorë çdo ditë në Komunën e Strugës. “Unë do të kushtëzoj qeverinë që do ta krijojë Zoran Zaev. I kam humbur zgjedhjet dhe për…
LSDM-ja sot u bëri thirrje institucioneve shtetërore që të mos mendojnë të shkaktojnë presione siç është duke u përpjekur për t’i bërë Nikola Gruevski. Zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov tha se Nikolla Gruevski dhe qeveria kriminale tashmë janë e kaluar. “Shumica e qytetarëve të Maqedonisë kanë zgjedhur ndryshimin. Vjen Qeveria e re e përgjegjshme për qytetarët e Maqedonisë. Do të ketë përgjegjësi për të gjithë ata që punuan kundër interesave të qytetarëve, ose ishin bashkëfajtorë të regjimit në aktivitete të paligjshme dhe joprofesionale”, tha Shilegov.. https://www.youtube.com/watch?v=A8D-MIo3SQw
Burime partiake kanë thënë se kryetari i BDI-së Ali Ahmeti dhe bashkëpunëtori i tij i afërt, Musa Xhaferi, kanë porositur publikimin e informacioneve kundër Lëvizjes BESA në disa mediume kosovare. Sipas këtyre burimeve, duke shpifur për Lëvizjen Besa, tentohet që të defokusohet interesi i opinionit shqiptar se si krijoi VMRO-DPMNE pasuri prej 60 milionë eurove edhe atë pjesën më të madhe gjatë koalicionimit me BDI-në. “A keni lexuar në ndonjë portal të afërt me BDI-në që të parashtrohet pyetje se si krijoi VMRO-DPMNE pasuri prej 60 milionë eurove edhe atë në periudhën deri sa është në koalicion me BDI-në, sepse…
Pa ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje e përbashkët mes partive shqiptare. Drejtuesit e Lëvizjes Besa thonë se nuk janë duke zhvilluar negociata me asnjë subjekt për ndonjë platformë ndërsa përsërisin qëndrimin se nuk marrin pjesë në takimet që do ti ftojë kreu i BDI-së Ali Ahmeti. “Së pari herë, nuk kemi marrë asnjë ftesë për një takim të tillë. E dyta edhe po të marrim ftesë nga kryetari i BDI-së, ne nuk marrim pjesë për shkak se nuk ka legjitimitet politik as kredibilitet moral të ftoj në takim liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Ne…
Gjykatësit të cilët janë kandidatë për kolltukët e zbrazëta të kryetarit në disa gjykata në vend i kanë marrë vlerësimet nga Këshilli gjyqësor që janë vendimtare për atë se cili prej tyre do të zgjidhet në atë post. Alsat M nga burime të sigurta mëson se ka një numër më të madh të kandidatëve të cilët nuk janë të kënaqur nga vlerësimi dhe të cilët në afatin ligjor tashmë kanë parashtruar edhe ankesa përkatëse. Jozyrtarisht, së paku dy ankesa janë parashtruar nga kandidatë të cilët garojnë për postin udhëheqës në Gjykatën Supreme, ku kandidatë janë kryetarja e deritanishme Lidija nedelkova,…
Duke folur mbi takimin e thirrur nga lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, Kasami tha se ata nuk dëshirojnë të legjitimojnë dikë që akoma dëshiron të shtiret si mbrojtës i interesave shqiptare Nuk kemi as edhe një interes më të vogël që të bëhemi pjesë e një qeverie që do të bëhej me politikanë të inkriminuar dhe të dyshuar nga Prokuroria Speciale. Kështu ka deklaruar lideri i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami në intervistën për Revistën SHENJA, në të cilën ka shtuar se ata nuk mund ta marrin barrën e qeverisjes pa diskutim të platformës së tyre RIDEFINIMI si dhe pa qenë…
Librin e Donald Trump që e rekomandoi kryetari i OBRM-PDUKM-së Nikolla Gruevski ”Great Again: Hoë to Fix Our Crippled America”, nuk mund të gjendet në libraritë e Shkupit. Ky libër është publikuar në vitin 2015 dhe është përkthyer në disa gjuhë. Nikolla Gruevski dje tregoi se në kohë të lirë e lexon këtë libër për të mësuar më shumë rreth politikës. Gruevski gjithashtu tha se George Soros ndikon në politikën e brendshme në Maqedoni, duke e mbështetur një parti politike që ai e quajti ”kriminele dhe të korruptuar”
Pa ndërmjetësimin e Tiranës zyrtare nuk mund të arrihet asnjë marrëveshje e përbashkët mes partive shqiptare. Drejtuesit e Lëvizjes Besa thonë se nuk janë duke zhvilluar negociata me asnjë subjekt për ndonjë platformë ndërsa përsërisin qëndrimin se nuk marrin pjesë në takimet që do ti ftojë kreu i BDI-së Ali Ahmeti. “Së pari herë, nuk kemi marrë asnjë ftesë për një takim të tillë. E dyta edhe po të marrim ftesë nga kryetari i BDI-së, ne nuk marrim pjesë për shkak se nuk ka legjitimitet politik as kredibilitet moral të ftoj në takim liderët e partive shqiptare në Maqedoni. Ne…
ka po ndodh me Aleancën për Shqiptarët?Para dhjetë ditëve përfaqësuesi i saj, Arban Balliu deklaroi se kjo aleancë ka gjashtë kushte për pjesëmarrje në qeveri, kurse sot përfaqësuesja tjetër Arilnda Memetaj deklaroi se Aleanca ka pesë kushte për pjesëmarrje në qeveri. “Gjuha e përbashkët do të arrihet vetëm me pranimin e pesë pikave kyçe të platformës tonë dhe në fakt me mos pranimin e këtyre kushteve, asnjëherë nuk mund të arrihet ndonjë marrëveshje me palën maqedonase. Por, shpresoj se këto kushte i kanë të parashikuara dhe të pranuar pala shqiptare dhe shpresojmë se të arrihet një bashkëpunim me palën tjetër”,…

