Author: Rilinda

Në një analizë të situatës paszgjedhore, Doçe Vele gjermane parashtron të gjitha mundësitë e hapura nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, të cilët shkojnë nga një qeveri me mbështetje minimale në parlament deri te një qeveri e koalicionit të gjerë. Ajo që është e sigurtë për momentin është se deri më 9 janar Presidenti Ivanov duhet të zgjedhë se kujt do ia japi mandatin për formimin e qeverisë, edhe pse për momentin asnjë koalicion nuk e ka shumicën prej 61 vendesh në parlament. Nikolla Gruevski si kryetar i partisë më të madhe të dale nga votimet e 11 dhjetorit nuk do…

Lexo më Shumë

Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Maqedonia në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 24.950.630.000 denarë (4.364.227.000 dollarë) dhe shënon rritje prej 5,4 për qind në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2015, publikoi sot Enti Shtetëror për statistikë. Vlera e mallit të importuar, madje, në periudhën janar-nëntor vitin e kaluar ka qenë 339.520.438.000 denarë (6.130.290.000 dollarë) që është për 5,2 për qind më shumë në krahasim me të njejtën periudhë të vitit 2015. Deficiti tregtar, në periudhën janar-nëntor të vitit 2016, është 97.569.807.000 denarë, ndërsa mbulimi i importit me eksport 71,3 për qind. Këmbimi tregtar sipas…

Lexo më Shumë

Rezultati i ngushtë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit, nuk i jep mundësinë VMRO-së që e vetme të formoj kabinetin e ri qeveritar andaj edhe në paraqitjet para opinionit ajo tregohet e përmbajtur lidhur me kombinimet e mundshme. “Menjëherë pasi të marrim mandatin do të fillojmë me negociatat dhe do të bëjmë përpjekje maksimale për formimin e qeverisë, pasi e kemi për obligim të bëjmë gjithçka të mundur për të realizuar programin të cilin e kanë votuar qytetarët”, ka deklaruar në një përgjigje me shkrim, zëdhënësi i VMRO-së, Ivo Kotevski. Në zgjedhje VMRO-ja fitoi 51 deputetë, por për të formuar qeverinë…

Lexo më Shumë

Cigaret do të shtrenjtohen për 4 denarë në kuti, kështu cigaret e markave të shtrenjta do të kushtojnë deri 140 denarë. Duke shikuar atë se cigaret në vitin e kaluar u shtrenjtuan më shumë se sa ishte paraparë në Ligjin për akcizë, nuk përjashtohet edhe mundësua që deri në fund të vitit markat e caktuara të tejkalojnë çmimin prej 150 denarë në kuti. Sipas planit të parashikuar cigaret prej korrikut të këtij viti dhe në gjashtë vitet e ardhshme do të shtrenjtohen për 4 denarë në kuti për çdo vit. Kjo nënkupton se deri në fund të 2023 një kuti…

Lexo më Shumë

LSDM sot i prezentoi pesë ndryshime të planit partiak për ekonominë, me të cilat, siç theksojnë, planifikojnë të mundësojnë mbështetje për ndërmarrjet vendore. Pas prezentimit të planit partiak të LSDM-së reagon VMRO-DPMNE. LSDM kur ishte në pushtet mbylli 684 firma dhe la në rrugë 200.000 njerëz. Sot flasin për subvencione, ndërsa kur ishin në pushtet nuk dhanë asnjë denar për firmat, citon VMRO-DPMNE në reagimin e deklaratës së sotme të kryetarit të Komisionit për ekonomi të LSDM-së Dragan Tevdovski. Nga VMRO-DPMNE theksojnë se ato kanë hapur 160.000 vende të reja pune, dhe se LSDM ka mbyllur 200.000 vende pune ekzistuese.…

Lexo më Shumë

Në pjesën e dytë të intervistës së liderit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, për portalin proqeveritar “Republika”, ai flet për takimin me Xhorxh Sorosin, por edhe siç thotë ai, etiketën se VMRO-DPMNE është parti nacionaliste. Në pyetjen për atë se çfarë ka biseduar me Sorosin në takimin përpara disa vjetëve në Pragë, Gruevski, thotë se takimi ka qenë i shkurtër 15-20 minuta dhe ka qenë në kuadër të konferencës për Dekadën e Romëve, fushën në të cilën Soros, gjithashtu, është aktiv dhe financon shumë projekte në shumë shtete. “Të gjithë kryeministrat e pranishëm dhe udhëheqësit e delegacioneve kemi pasur takime të…

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme njëzëri ka hedhur poshtë ankesat e koalicionit të udhëhequr nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë që ka të bëjë me punësimet publike në vazhdën e fushatës parazgjedhore, të cilat sipas LSDM-së janë në kundërshtim me nenin 8 të kodit zgjedhor. Ankesat e LSDM-së kishin të bëjnë me punësimet në “SHA Posta e Maqedonisë” (Shkup), EN “Teatri për fëmijë dhe të rinjtë”, dhe kundër partisë politike VMRO-DPMNE për fillimin e ndërtimeve në fshatin Zrnovci në kohë zgjedhjesh. Anëtarët e komisionit shqyrtuan secilën ankesë për çka thanë se kanë marrë përgjigje…

Lexo më Shumë

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, sot feston ditëlindjen e tij të 58-të. Ahmeti ka lindur më 4 Janar të vitit 1959. Edhe pse deri në mbushjen e moshës 64 vje;are për pension i kanë mbetur edhe 6 vite, votuesit shqiptarë e pensionuan atë nga politika më 11 dhjetor, duke i dhënë një goditje të rëndë dhe 70 mijë vota më pak se në vitin 2014. Në biografinë e këtij politikani kontravers, thuhet se në vitet 1984/86 ka ndihmuar në ripërtëritjen e Lëvizjes Popullore të Kosovë “LPRK”. Në vitin 1986, pas arrestimeve te mëdha që u bën në…

Lexo më Shumë

nstituti për Zhvillim Ekonomik Tetovë, vlerëson se ndryshimi i ligjit i cili ka të bëjë me kontestet financiare, në mes subjekteve ekonomike dhe qytetarëve ndaj institucioneve, në lidhje me mos shlyerjen e pagesave, ka të bëjë me formë të njëjtë veprimi në esencë dhe nuk është ndryshim i pritur nga subjektet ekonomike dhe qytetarët. “Përsëri ngelin të favorizuar me ligj noterët dhe përmbaruesit, sepse palëve tjera në kontekst nuk u jepet mundësia ta elaborojnë apo të shtrojnë fakte argumente tjera bindëse, pse ka ardhur deri te mos shlyerja e pagesave. Ashtu që edhe më tutje e drejta e noterëve dhe…

Lexo më Shumë

Një automjet “Ford Galaksi” sot në mëngjes mori flakë në lëvizje në rrugën magjistrale Kriva Pallankë- Kumanovë, në vendin Cetal, afër fshatit Stracin, shkruan Koha.mk, transmeton Portalb. Zjarri filloi si pasojë e një lidhje të shkurtër në automobil në të cilin udhëtonin dy persona, shoferi dhe një pasagjere. Shoferi i cili ishte rreth të 50-tave deklaroi se instalimi është arsye e zjarrit i cili e ka shkrumbuar makinën, ndërsa gjithçka që arriti të bënte është që ta lërë në rrugë dhe të shpëtojnë. Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i Njësisë territoriale të zjarrfikësve nga Rankovca me dy zjarrfikës.…

Lexo më Shumë

LSDM-ja përmes një komunikate për media, thotë se planifikon 100 herë mbështetje ta rritë ndihmën shtetërore për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme vendore. “Ne do tu mundësojmë ndërmarrjeve vendase zhvillim, sepse ata do të hapin vende pune dhe do t’u paguajnë paga më të larta të punësuarve. Deri tani, çdo kompani gjatë vitit ka marrë vetëm dy euro ndihmë shtetërore’. LSDM shtoi se në vitin e parë të mandatit do ta rrisë ndihmën shtetërore për firmat vendase në 20 milionë euro. Plani i përgjithshëm i ndihmës shtetërore për firmat vendase në afat të plotë është 140 milionë euro. Qëllimi…

Lexo më Shumë

Dokaz.mk ka publikuar letrën e një lexuesi të saj i cili pushon në hotel Radika në Mavrovë. Ai ka shkruar se në këtë hotel gjenden edhe kryetari I VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski dhe funksionari i lartë i BDI-së, Musa Xhaferi. “Tungjatjeta Marjan, Nikolla Gruevski gjendet në hotel Radika Leunovë, aty gjendet edhe Musa Xhaferi…aty do të jenë deri më datën 6 dhe tani isha në hotel, ishte përplot me sigurim…të lutem të mbetem anonim nëse publikon diçka”, i ka shkruar lexuesi pronarit të portalit dokaz.mk, transmeton Gazeta Lajm. Ai ka thënë se nuk mund të bëjë fotografi për shkak se hoteli…

Lexo më Shumë