Author: Rilinda

Pesë vite nga promovimi i sheshit “Skënderbeu” në Shkup për të cilin u tha se do të ndërtohet në tre faza brenda dy viteve, ende nuk kanë përfunduar punimet për fazën e dytë. Afati i parë për përmbylljen e punimeve ishte caktuar në vitin 2014, por i njëjti u shkel ndërsa aktualisht po punohet vetëm në ndërtimin e një tarrace mbi bulevardin Goce Dellçev, raporton Alsat-M. Stërzgjatja e punimeve ka shkaktuar tollovi në këtë pjesë që është ndër më të frekuentuarat në kryeqytet. Sheshi në fjalë ishte paraparë që të ndërtohet në tre faza, me një kosto të përgjithshme prej…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE dje në një konferencë shtypi ka kërkuar nga kryetari i komunës së Kumanovës, Zoran Damjanovski urgjentisht të merr masa konkrete me qëllim për të reduktuar ajrin e ndotur në Kumanovë. Në fushatën parazgjedhore LSDM premtoi masa për reduktimin e ajrit të ndotur, kurse në Kumanovë ku udhëheq LSDM me vite nuk është ndërmarrë asnjë masë. ‘Për momentin Kumanova është qyteti më i ndotur në Maqedoni me nivelin e grimcave PM10 prej 220 mg/m3. Shihet qartë se kryetari i komunës dhe qeverisja lokale nuk bëjnë asgjë dhe nuk ndërmarrin asnjë masë me qëllim për ta reduktuar ajrin e ndotur në…

Lexo më Shumë

Mediet maqedonase e kanë vlerësuar Dime Spasovin si politikanin më të keq për vitin 2016″>2016. Politikat e ndjekura nga Spasov, vendimet në Ministrinë për Punë dhe Politkë Sociale, dy aksidentet e tij dhe ikja nga policia e shumë procedura dyshimi të cilat ngritën zemërim te opinioni, e kanë bërë atë të vlerësohet si politikani më i keq për vitin që lamë pas, nga kritikët dhe mediumet opozitare. Përveç se mbeti pa funksion, e cila ishte në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinos, ku i’a ‘mori’ Frosina Remenska nga LSDM, por ai edhe në jetën e tij private ka përjetuar momente të…

Lexo më Shumë

Shfrytëzuesit e transportit publik nga fillimi i këtij viti duhet detyrimisht të posedojnë kartelë elektronike edhe për udhëtim në automjetet e transportuesve privat. “Kartela elektronike mund të merret në të gjitha vendet shitëse të NPK Shkup, në vendet shitëse shtesë të rrjetit për shitje në 50 lokacione të ndryshme dhe në të gjithë autobusët e NPK Shkup dhe transportuesit privatë”, informon Qyteti i Shkupit. Me hyrjen në fuqi të sistemit të integruar tarifor, Qyteti i Shkupit solli vendim për periudhë promovuese prej një muaji, me ç’rast me çdo kartelë të blerë elektronike të jopersonalizuar pasojnë pesë udhëtime me autobusë pa…

Lexo më Shumë

Pas konstituimit të përbërjes së re të Kuvendit më 30 dhjetor, vijojnë afatet për formimin e Qeverisë së re të Republikës së Maqedonisë. Presidenti i Republikës së Maqedonisë është i obliguar në afat prej dhjetë ditëve të konstituimit të Kuvendit, mandatin për përbërjen e Qeverisë t’ia besojë kandidatit të partisë, gjegjësisht partive që kanë shumicë në Kuvend. Mandatari, megjithatë, në afat prej 20 ditëve nga dita e besimit të mandatit, Kuvendit duhet t’i dorëzojë program dhe ta propozojë përbërjen e Qeverisë. Qeveria, në propozim të mandatarit dhe në bazë të programit,e zgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore po zhvillohet kryesisht nëpër rrugë të thata, përveç në vendet më të larta malore. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave. LAMM rekomandon kujdes në drejtimin e automjetit, shpejtësi të përshtatur të lëvizjes dhe respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katlanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe Resnje -Bukovë. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe…

Lexo më Shumë

Në fund të vitit 2006 sipas statistikës së Agjencionit për punësim, ka pasur 147 magjistra të cilët kanë kërkuar punë, kurse dhjetë vite më vonë numri arrinë në 873 të tillë. Të dhënat statistikore tregojnë ndryshim të interesit për regjistrim të studimeve postdiplomike në Maqedoni, por gjeneralisht vërehet se bie dëshira për të studiuar në institucionet e larta arsimore të shtetit. Faktorë të përgjithshëm ndikojnë rreth asaj se sa njerëz do të vendosin të shkojnë në studime postdiplomike, thotë Misho Dokmanoviq nga Fakulteti drejtësisë pranë Universitetit Shën Kirili dhe Metodi në Shkup. “Perceptimi im është se ajo lëviz me valë.…

Lexo më Shumë

Në emisionin 360 në Alsat M, ka qenë i ftuar profesori i jurdikut, Mersim Maksuti ka folur rreth situatës politike në Maqedoni, dështimi të BDI-së dhe sipas profesorit BDI nuk ka më shumicë, dhe si rezultat i kësaj, erdhi deri te mbledhja e liderëve shqiptarë të Maqedonisë nga Edi Rama. ‘Bashkimi Demokratik për Integrim, tashmë nuk mund të thirret në legjitimitetin e shqiptarëve shumicë, i cili mund t’iu prijë proceseve politike të këtij vendi. Shqiptarët u përcaktuan për një opsion më ndryshe. Në rastin konkret u përcaktuan kundër BDI-së dhe Ali Ahmetit dhe kjo është arsyeja pse shqiptarët nuk arritën…

Lexo më Shumë

Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare. Pasdite vranësirat do të rriten, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët perëndimore dhe veriperëndimore do të ketë reshje lokale të shiut dhe borës. Temperatura do të lëvizë prej tre deri në 10 gradë. Në Shkup, moti i ngjashëm me temperaturë deri katër gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Gjykata e lartë thekson se Prokuroria Speciale Publike do të duhet për të provuar ingerencat e tyre për lëndët që i kërkon Gjykata Penale. Këtë vendim e ka marrë kryetarja e Gjykatës së Lartë, Lidija Nedelkova para përfundimit të mandatit të saj me kërkesë të Gjykatës Themelore që nga marsi i këtij viti, transmeton TetovaSot. Në vendim theksohet se ligji nga neni 5 paragrafi 1 e Ligjit për Prokurorinë Publike të ndjekje të veprave penale që dalin nga përmbajtja e përgjimit të paligjshëm të komunikimeve, e parashikojnë juridiksionin e Prokurorit të Përgjithshëm i cili drejton me këtë Prokurori si juridiksion…

Lexo më Shumë

Dalibori na bëri konak për të na treguar historinë e jetës së tij. Ky i ri nga fshati i boshatisur Stracin i Kratovës katër vjet më parë është martuar me Artën, nuse, që e ka marrë nga Shqipëria, dhe me të cilin kanë tre fëmijë. Ai na tregon se me ndihmën e një ndërmjetësuesi, kanë arritur të bien dakord që të martohen e të lidhin kurorë. Dalibori na tregon se ka edhe tarifa për ata që kërkojnë nuse shqiptare. Ai përmend një person nga Prilepi, i cili, kinse për qerasje, iu kërkon shuma të ndryshme parash, djemve beqar që fatin…

Lexo më Shumë

Mbi 150 fëmijë nuk i ndjekin mësimet në Maqedoni Amdiu është 15 vjeç, por nuk shkon në shkollë. Kushtet e rënda familjare e kanë penguar atë të ulet në bankat shkollore. Ai ka edhe dy vëllezër të tjerë në moshë shkollore që gjithashtu nuk e ndjekin mësimin. Babai i tyre shpjegon se nuk kanë kushte për t’i çuar fëmijët në shkollë, me çka paracaktohet fati i tyre për të qenë analfabetë njëjtë sikurse paraardhësit e tyre. “Unë quhem Amdi, kam 15 vjet dhe nuk shkoj në shkollë. Dëshiroj të shkoj por nuk kemi kushte… nuk kemi se si të shkojmë…

Lexo më Shumë