Udhëheqeia dhe personeli i spitalit giinekologjik në Çair ka mbetur i habitur kur ministri Agim Nuhiu i ka dhuruar drejtorit të këtij spitali monografinë Macedonia. Kjo për shkak se , siç thonë të punësuarit, monografia reklamon kryesisht elementet sllave tw Maqedonisë, kurse kultura dhe monumentet shqiptare zënë shum pak vend aty. Në mungesë të ingerencave reale, Nuhiu po mundohet të imponohet në opinion përmes ngjarjeve protokolare.
Author: Rilinda
LSDM-ja për dhjetë vjet frustrim që nuk është në pushtet, po e shëron me një përpjekje të turpshme për të diskredituar projektet kapitale e realizuara të qeverisë së udhëhequr nga VMRO-DPMNE, thuhet në reagimin e VMRO-së. “LSDM-ja kot është duke u përpjekur të prishë sistemin shëndetësor i cili zbaton ciklin më të madh të investimeve në historinë e Shëndetësisë të Maqedonisë. Rreth 110 milionë euro ishte investimi për ndërtimin dhe rindërtimin e institucioneve shëndetësore publike në të gjithë vendin që tashmë janë përfunduar plotësisht apo që janë në proces”, thonë nga VMRO-DPMNE. Reagimi i VMRO-së vjen pas deklarateve të Petre…
Edhe një vit i vështirë dhe i pasigurt e pret ekonominë e vendi. Përveç krizës së thellë që ka ndikuar në përkeqësimin e situatës edhe në aspektin financiar, situatën do ta rëndojnë edhe shpenzimet për zgjedhjet e lokale të pranverës, që gjithsesi do të reflektojnë në ekonomi, transmeton Alsat-M. “Në pranverë do të merremi me zgjedhjet lokale, që do ta shmangin vëmendjen nga ekonomia. Deri në mes të vitit do të jemi nën reflektimin e ngjarjeve të tilla politike, diku në maj do të ndodh rishikimi i parë i buxhetit, pastaj pas pushimeve do të vijojë edhe rishikimi i dytë.…
Radhë të gjata të qytetarëve para biletarisë kujdestare në Tregun e Gjelbër në Shkup për tu pajisur me kartela elektronike për transport me autobus urban. Nga 1 janari biletat nga letra do ti takojnë historisë ndërsa udhëtarët do duhet të përshtaten me sistemin e ri të pagesës elektronike. Disa prej tyre thonë se kjo reformë në transportin publik nuk është e qartë. “Është shumë herët, gjatë festave nuk ka kohë.” “Duhej më herët, ose të hapen më shumë biletari. Njerëzit nuk duhet të presin këtu me orë të tëra, tani të ngrihen në këtë kohë.” “Është normale tani janë festat,…
Ministri grek i Punëve të Jashtme, Nikos Koxias, ka thënë se Greqia do të bllokojë integrimin euroatlantik të Maqedonisë për sa kohë që kjo nuk pranon ndryshimin e emrit kushtetues. Koxias konsideron se çështja e emrit ka rëndësi parësore në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe se pa u zgjidhur kjo çështje është e kotë të pritet integrim i Maqedonisë në NATO dhe BE. “Masat e marra për përmirësimin e marrëdhënieve janë të mirëseardhura por duhet të gjendet zgjidhje definitive”, ka thënë Koxias. Kujtojmë se në vitin 2008, në Samitin e Bukureshtit Maqedonia nuk arriti të anëtarësohet në NATO sëbashku me…
Arsimi shqip në Maqedoni edhe në vitin 2016 nuk bëri ndonjë progres të madh, pasi që problemet të cilat datojnë me vite edhe këtë vit që lëmë pas nuk u menjanuan. Arritje më e madhe e 2016 për arsimin shqip ishte hapja e një universiteti të ri shqip mirëpo edhe kjo arrije u bë me shumë mangësi. E para, ky universitet u ballafaqua me mungesë kuadri si dhe me mungesë buxheti dhe hapësire, të cilat u premtua që do të zgjidhen ne 2017-ën. Gjithashtu shumë shkolla shqipe ngelën të pa renovuara si dhe pa ndërtuara gjatë vitit që lamë pas.…
Muhamed Halili nga PPD-ja shkruan se po qe se lideri i LR PDSH-së, Ziadin Sela nënshkruan një marrëveshje me Ali Ahmetin do të devijonte nga platforma e tij parazgjedhore. “Poqese ndodh që Sela i “Aleancës për shqiptarët” (pa Vejselin të cilin edhe ashtu e ka përfaqsuar në takim Ali Ahmeri !) të nënshkruaj këtë të ashtuquajtur “Memorandum” atëherë del se devijon nga platforma e tij parazgjedhore me shtet dykombësh dhe gjuhë zyrtare shqipe prej Struge deri në Gjevgjeli e Strumicë sepse pas kësaj ai do të angazhohet “…për, përfshirjen e parimit të multi-etnicitetit në Kushtetutën e Maqedonisë, ku shqiptarët të…
Nëna më e re në vitin 2017 është nga Kavadari. Ajo dje solli në botë një djalë të shëndetshëm. Komuna e Kavadarit tha se fëmija i parë që ka lindur është mashkull. Bëhet fjalë për lindje me ndihmën e prerjes cezariane, me ç’rast në botë u sollë një djalë i shëndetshëm. Gjatë ditës së djeshme në spitalin e përgjithshëm në Kavadar kanë lindur pesë foshnja. Dy foshnja kanë lindur me prerje cezariane dhe tre spontane. Doktori Branko Popov, shefi i repartit të gjinekologjisë, tha se nëna më e re e atyre që kanë lindur dje dhe në mënyrë spontane, është…
Të hutuar dhe në pritje. Nxënësit e shkollave të mesme nuk e dinë nëse do të formohet qeveri e re që do ta shfuqizojë testimin ekstern apo gjithçka do të mbetet si më parë, transmeton Alsat-M. Maturantët do të duhet të testohen në fillim të gjysmë vjetorit të dytë. Por, nga Unioni i nxënësve shqiptarë të shkollave të mesme thonë se ende askush nuk i ka njoftuar çfarë konkretisht do të ndodhë, as nga ministria, e as nga shkolla. Profesori Dushko Stojanovski nga plenumi i mësuesve, thotë se nëse mbahet testimi ekstern nga fundi i janarit dhe më pas qeveria…
Kushtetuta është e qartë. 10 ditë pas konstituimit të përbërjes së re parlamentare, kreu i shtetit i jep mandatin kreut të partisë apo koalicionit që arrin të sigurojë të paktën 61 deputetë. Pastaj, mandatari ka afat prej 20 ditëve për të paraqitur programin dhe të vazhdojë përbërjen e propozuar të qeverisë së re. Profesori universitar Bekim Kadriu për RTVM thotë se në këtë moment është e paqartë se kush do të jetë mandatari I ardhshëm por duke pasur parasysh afërsinë me VMRO-DPME-në, presidenti Ivanov mund edhe t’ia japë mandatin NIkolla Gruevskit, si lider I partisë me më shumë deputetë, edhe…
Reshje lokale të shiut dhe borës paralajmëroi Drejtoria e Punëve Hidrometeorologjike (DPHM) për nesër nga fundi i ditës dhe të mërkurën. Reshjet do të fillojnë nga pjesët perëndimore dhe veriperëndimore. Sipas DPHM-së, ndryshim më i madh i motit pritet nga e enjtja kur për shkak të rrymave të pranishme ajrore veriore, moti do të jetë i ftohtë me reshje të borës dhe me erë të përforcuar të kohëpaskohshme veriore. Gjithkund do të formohet shtresë e borës, në male edhe deri 50 centimetra, ndërsa për shkak erës së fuqishme vende-vende do të ketë edhe sasi më të mëdha të borës. Të…
Pesëmbëdhjetë vjeçari nga Fshati i Fëmijëve është denoncuar dje si i humbur, thekson policia. Dje në ora 1 pas mesnate në stacionin e policisë në Çair, punonjës social në Programin e kujdesit të fëmijëve SOS Fshati i fëmijëve në Shkup ka denoncuar se më 31 dhjetor rreth 20 është larguar nga objekti dhe nuk u kthye. Policia po merr masat për të gjetur 15 vjeçarin.

