Është i papërshtatshëm komenti i shefit të diplomacisë greke Nikos Koxias, të dhënë për mediat greke, Pajtohem me të se historia nuk është burg. Por, historia, gjegjësisht historia e rrejshme, është burg i cili qeveritë e fundit greke i ka bërë për vete dhe për popullin grek, deklaroi Robin O Nill, ndërmjetësuesi i parë në kontestin Greqi-Maqedoni në intervistën e Vitit të Ri për programin “Zëri i popullit”.
“Koxias thotë se nuk bëhet fjalë për irredentizëm nga pala greke dhe unë i besoj, por ai duhet të dijë mirë në mënyrë të barabartë, se nuk ekziston irredentizëm as nga ana e Republikës së Maqedonisë. Maqedonia shumë herë këtë e ka konfirmuar shumë qartë në deklarata e përsëritura se nuk ka kurrfarë kërkesa nga lloji i tillë ndaj Greqisë”, sqaron O Nill.
Sipas tij, deklarata e fundit e Koxias konfirmon se politika e Greqisë nuk ka ndryshuar aspak në më shumë se njëzet vitet e fundit në lidhje me kontestin e ngritur nga ana e Athinës rreth emrit të Republikës së Maqedonisë, në masë të madhe siç thekson, për shkak të arsyeve të brendshme politike në vetë Greqinë.
“Mendimi im është se të gjitha qeveritë greke nuk dëshirojnë zgjidhje të këtij problemi, të cilin vetë e krijuan, sepse janë në dijeni se zgjidhja e vetme do të jetë njohja nga ana e të gjitha vendeve se Maqedonia ka të drejtë sipas të drejtës ndërkombëtare ta shfrytëzojë emrin sipas zgjedhjes personale, emër i cili, kuptohet, nuk paraqet kërcënim në tërësi ndaj Greqisë ose ndaj popullit grek”, sqaron O Nill në intervistën e fundvitit për Programin “Zëri i popullit”.
Ambasadori O Nill mbetet në qëndrimin e tij se Greqia nuk dëshiron të negociojë seriozisht për këtë çështje dhe se Qeveria e Maqedonisë tani duhet ta ngritë këtë çështje në KB dhe ta njohë Maqedoninë nën emrin e saj të drejtë – Republika e Maqedonisë, që thotë, do ta largojë çdo dyshim ndërkombëtare në lidhje me këtë çështje.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale
- Darko Kostovski përballet me kallëzim penal për parkun në Butel (VIDEO)
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale
- Burgosje e të riut kumanovar dhe ndalimi i studentit, Shaqiri: Po tentohet të frikësohen të rinjtë shqiptarë

