Njëqind e pesë pacientë me lëndime të shkaktuara nga rëniet në rrugët e ngrira, janë pranuar në spitalin special kirurgjik “”Shën Naumi i Ohrit” në Shkup gjatë kohës së festave. Nga ky spital thonë se numri më i madh i tyre janë pacientë të rritur, por ka edhe fëmijë nga 10 deri në 12 vjet. Ndërkaq, dominojnë lëndime të duarve, krahëve, lëndime të nyjës së gjurit dhe të ngjashme. Ndërkaq, në spital janë pranuar edhe persona të lënduar në katër aksidente trafiku, të cilat janë shkaktuar poashtu nga rrugët e ngrira. Vetëm nga dita e premte e deri sot, në…
Author: Rilinda
Pas shkrimit të parë dhe të dytë, ish ndërmjetësuesi në marrëveshjen e Përzhinës, vjen me shkrimin e tij të tretë, me mësime të reja për demokracinë në Maqedoninë. Shkrimin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë: Mësime për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e III) Parlamenti është institucioni kyç në demokraci. Është vendi për debate politike përfshirë pozitën dhe opozitën. Ai është vendi ku politikanët, pavarësisht nëse i përkasin opozitës dhe pozitës, mbikëqyrin (kontrollojnë) qeverinë. Pasi parlamenti u shpërnda para zgjedhjeve, parlament nuk ka më. Kjo do të thotë: s’ka kryetar, s’ka zëvendës kryetar, s’ka shefa të…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me gjysmë ore vonesë e ka pranuar mandatin e presidentit, Gjorge Ivanov, për formimin e Qeverisë së re. Afati kur presidenti Ivanov duhet t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, skadon sot. Përbërja e nëntë parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51,…
Në çdo vend të Ballkanit Perëndimor sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, të cilat gjithnjë e më tepër po largohen nga demokracia dhe shteti ligjor, thuhet në një artikull të botuar sot në prestigjiozen gjermane Der Spiegel, ku analizohen raportet e BE-së me këto vende. Ka një kohë të gjatë që vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor po punojnë drejt përafrimit. Tashmë Mali i Zi dhe Serbia po zhvillojnë bisedime konkrete për anëtarësim në BE. Për Bashkimin Evropian është me shumë rëndësi zbatimi në praktikë i vlerave demokratike dhe të shtetit ligjor në këto vende. Mirëpo, udhëheqësit…
Gjatë katër ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 31 aksidente, prej të cilave në 10 më lehtë janë lënduar 21 persona, ndërsa 21 aksidente kanë kaluar vetëm me dëm të shkaktuar material. Policia rrugore të enjten kreu ekspertizë në 14 fatkeqësi komunikacioni. Në tetë prej tyre lëndime më të lehta trupore kanë marrë 16 persona, ndërsa gjashtë janë me dëm të shkaktuar material. Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski, të premten është bërë ekspertizë në gjithsej katër aksidente me dëme të shkaktuara materiale. Të shtunën është kryer ekspertizë në pesë aksidente, prej të…
Në bazë të asaj që parshihet nga Ministria e Financave ku këtë javë parashihet të kërkon 31.7 milion euro, LSDM kërkon qeveri të përgjegjshme e cila nuk do ti fut qyetarët në borxhe. “Paralajmërojmë se qeveria që është në largim nuk duhet të bëjë asgjë që është në dëm të qytetarëve të Maqedonisë. Qeveria në largim dëshiron që qytetarët ti fus në borxh me 15 milion euro më shumë për obligimet që kanë për të bërë këtë javë. Ministria e Financave në bazë të njoftimit nesër kërkon 31.7 milion euro! Ndërsa për kthim janë në dispozicion 15.8 milion euro”, thuhet…
Partitë politike në Maqedoni janë në pritje të dhënies së mandatit nga Presidenti Ivanov që sipas Kushtetutës do ta marr Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë. Në rendin e intervistave të ish-kryeministrit Gruevski për mediume pro partisë së tij, ai ka realizuar edhe një intervistë për gazetën ”Dnevnik”. Ju sjellim një pjesë nga intervista e Gruevskit e cila duket si kërcënim dhe paralajmërim për BDI-në e Ali Ahmetit. Në pyetjen e gazetares: Si do të pengoni që partitë shqiptare të bëjnë koalicion me LSDM-në? Gruevski përgjigjet: E dinë në BDI si! Përndryshe, Gruevski thotë se nëse BDI…
Në javën e fundit të vitit 2016, në vend janë paraqitur 9.485 raste të reja të prakur nga gripi, që është më shumë se dyfish i rritur në krahasim më javën e kaluar kur ishin paraqitur 4.194 raste. Me përjashtim të sezonit të gripit pandemik 2009/2010, numri i rasteve të paraqitura këtë javë është më i larti i regjistruar në 10 vitet e fundit – si në këtë periudhë të sezonit, ashtu dhe në përgjithësi, deklaruan nga Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura këtë javë kalon kufirin e aktivitetit shumë të lartë në…
Nehat Jahiu PSE NUK U PËRFSHI NË PLATFORMËN TUAJ LIGJI PËR STATUSIN E VETERANVE, INVALIDVE DHE FAMILJEVE TË DËSHMORVE TË VITIT 2001 ?!… Unë disa herë në shkrimet e mia e kam potencuar se në platformën e përbashkët të partive politike shqiptare duhet të jetë një pikë e posaçme për zgjidhjen me ligj të statusit të veteranve, invalidve dhe familijeve të dëshmorëve të vitit 2001. Unë nuk mund ta kuptoj nga këta liderë të partive tona se çfarë i pengoi që kjo pikë mos të futet në platformë?!… Ky është një turp i turpit dhe as që duhet ti gëzohen…
Të ardhurat nga emigrantët, në 9 muajt e të vitit 2016, shënuan vlerën e 132 milionë eurove, ose 5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV), shkruan gazeta KOHA. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM). Sipas BPM-së, në afatin e gjatë, remitencat kanë nisur një tendencë rënëse, fenomen ky i natyrshëm, që lidhet me shkëputjen graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Maqedonisë. Analizat e BPM-së njëherit tregojnë se parat që vijnë si remitenca që u dërgojnë kurbetçarët familjeve të tyre në Maqedoni, e përbëjnë 5 përqindëshin e BPV-së,…
Në Mavrovë sot në mëngjes janë shënuar temperaturat më të ulëta prej -21 gradë Celsius, -20 janë shënuar në Manastir, Tetovë dhe Lazaropole, -19 në Krushevë, -18 në Dibër dhe Prilep, -17 në Pozharan dhe Kumanovë, -16 në Kriva Pallankë, Berovë dhe Gjurishte, -15 në Topollçan dhe Shkup Petrovec, -14 në Ohër, Vinicë dhe Pretor, -12 në Shkup, -11 në Shtip, -10 në Demir Kapi dhe Strumicë, -8 në Dojran dhe -7 Gjevgjeli, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Lartësia e shtresës së borës sot në mëngjes në orën 8 është 7 centimetra në Demir Kapi, 8 në Shkup-Petrovec dhe Shkup,…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe edhe më tej shumë i ftohtë me kushte për borë të dobët në orët e mbrëmjes. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 24 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus katër gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 16 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 8 gradë Celsius. Të martën do të ketë reshje të përkohshme të borës dhe do të fryjë erë veriore, por do të jetë më e dobët. Të mërkurën dhe të enjten…