Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe edhe më tej shumë i ftohtë me kushte për borë të dobët në orët e mbrëmjes. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 24 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus katër gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 16 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 8 gradë Celsius. Të martën do të ketë reshje të përkohshme të borës dhe do të fryjë erë veriore, por do të jetë më e dobët. Të mërkurën dhe të enjten do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme dhe do të fillojë rritje graduale e temperaturave. Në fund të javës, gjegjësisht të premten, do të fryjë erë veriore dhe me rritje të konsiderueshme të temperaturës së ajrit nga perëndimi do të fillojnë reshje të reja të cilat në jug të vendit do të jenë të shiut.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Vëllai i Jakup Krasniqit i mërzitur që nuk mundi ta shoh vëllain pas kaq vitesh, tregon se çka i tha çika e vllaut
- Partia Popullore Evropiane do të pezullojë partinë në Vuçiç, SNS. Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e Dhjetorit
- Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale

