Author: Rilinda

Kriza jonë është më e thellë sesa manevrimi i partive politike për pushtet. Kriza jonë është krizë e vlerave. Kështu shkruan në kolumnën e tij profesori universitar Denko Maleski, transmeton Portalb. “Jam i vetëdijshëm, edhe në rastin më të mirë, dëshira ime që politika e deritanishme “centralizëm plus nacionalizmi” t’ia lëshojë vendin politikës së re “liberalizëm plus pluralizëm, vetëm pjesërisht do të realizohet. Kujtoj se, themelet e një shteti liberal, vlerat qytetare, do të duhet të ndërtohen në shoqërinë e robëruar të Maqedonisë”, shkruan profesori Maleski. Sipas tij, fatkeqësisht, vlerat tona sot janë nacionalizmi etnik dhe shovinizmi dhe kjo shoqërinë…

Lexo më Shumë

Benzinat prej sonte në mesnatë shtrenjtohen për gjysmë denari për një litër, ndërsa çmimi i karburanteve dizel mbetet i njëjtë, vendosi sot Komisioni Rregullator për energjetikë (KRRE). Me vendimin bëhet rritja e çmimeve rafinerike dhe të çmimeve me pakicë në mesatare për 0,86 gjegjësisht për 0,7 për qind. Çmimi i ri me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 67, ndërsa i EUROSUPER BS-98, 69 denarë për një litër. EURODIZEL (D-E V) edhe më tej do të kushtojë 53,5, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1) 42 denarë për një litër. Me vendimin e KRRE për 0,718 denarë për një kilogram…

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës në dhjetor të vitit të kaluar janë zvogëluar për 0,1 për qind, ndërsa çmimet me pakicë kanë mbetur në nivelin e njëjtë në raport me muajin paraprak. Shpenzimet për jetesë dhe çmimet me pakicë, në 2016 shënojnë ulje prej 0,2 për qind në krahasim me vitin e kaluar. Sipas të dhënave të Entit shtetëror për statistikë, në vitin 2016 ulje të shpenzimeve për jetesë janë vërejtur në grupet: Ushqim dhe pije alkoolike dhe Shëndet për 0,4 për qind, Pije alkoolike, duhan dhe narkotikë për 0,2 dhe Mobilie, orendi dhe mirëmbajtje të orendive për 0,1 për qind. Rritje…

Lexo më Shumë

Regjistrimi i popullsisë, edhe pse ishte pjesë e njërit nga draft versionet e platformës së partive shqiptare, është hequr nga versioni final kësaj platforme, raporton Alsat-M. Në versionin e parë të deklaratës së përbashkët shkruhej se kërkohet “Regjistrimi i saktë i popullsisë nëpërmjet asistencës dhe monitorimit nga institucionet evropiane dhe ndërkombëtare” Disa nga partitë shqiptare pjesë e deklaratës nuk sqarojnë se pse kjo pikë, nuk qëndron edhe në versionin përfundimtar të deklaratës. Për ekspertin e marrëdhënieve ndëretnike Vllado Dimovski, për inicimin e çfarëdo ndryshimi Kushtetues të natyrës së kërkesave të partive shqiptare, regjistrimi i popullsisë është mëse i nevojshëm.

Lexo më Shumë

Njëqind e pesë pacientë me lëndime të shkaktuara nga rëniet në rrugët e ngrira, janë pranuar në spitalin special kirurgjik “”Shën Naumi i Ohrit” në Shkup gjatë kohës së festave. Nga ky spital thonë se numri më i madh i tyre janë pacientë të rritur, por ka edhe fëmijë nga 10 deri në 12 vjet. Ndërkaq, dominojnë lëndime të duarve, krahëve, lëndime të nyjës së gjurit dhe të ngjashme. Ndërkaq, në spital janë pranuar edhe persona të lënduar në katër aksidente trafiku, të cilat janë shkaktuar poashtu nga rrugët e ngrira. Vetëm nga dita e premte e deri sot, në…

Lexo më Shumë

Pas shkrimit të parë dhe të dytë, ish ndërmjetësuesi në marrëveshjen e Përzhinës, vjen me shkrimin e tij të tretë, me mësime të reja për demokracinë në Maqedoninë. Shkrimin e plotë të Piter Vanhojtes mund ta lexoni më poshtë: Mësime për Maqedoninë: Demokracia në veprim (Pjesa e III) Parlamenti është institucioni kyç në demokraci. Është vendi për debate politike përfshirë pozitën dhe opozitën. Ai është vendi ku politikanët, pavarësisht nëse i përkasin opozitës dhe pozitës, mbikëqyrin (kontrollojnë) qeverinë. Pasi parlamenti u shpërnda para zgjedhjeve, parlament nuk ka më. Kjo do të thotë: s’ka kryetar, s’ka zëvendës kryetar, s’ka shefa të…

Lexo më Shumë

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me gjysmë ore vonesë e ka pranuar mandatin e presidentit, Gjorge Ivanov, për formimin e Qeverisë së re. Afati kur presidenti Ivanov duhet t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, skadon sot. Përbërja e nëntë parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51,…

Lexo më Shumë

Në çdo vend të Ballkanit Perëndimor sundojnë politikanë autoritarë dhe klika të korruptuara, të cilat gjithnjë e më tepër po largohen nga demokracia dhe shteti ligjor, thuhet në një artikull të botuar sot në prestigjiozen gjermane Der Spiegel, ku analizohen raportet e BE-së me këto vende. Ka një kohë të gjatë që vendet e BE-së dhe ato të Ballkanit Perëndimor po punojnë drejt përafrimit. Tashmë Mali i Zi dhe Serbia po zhvillojnë bisedime konkrete për anëtarësim në BE. Për Bashkimin Evropian është me shumë rëndësi zbatimi në praktikë i vlerave demokratike dhe të shtetit ligjor në këto vende. Mirëpo, udhëheqësit…

Lexo më Shumë

Gjatë katër ditëve të kaluara në rajonin e SPB Shkup kanë ndodhur 31 aksidente, prej të cilave në 10 më lehtë janë lënduar 21 persona, ndërsa 21 aksidente kanë kaluar vetëm me dëm të shkaktuar material. Policia rrugore të enjten kreu ekspertizë në 14 fatkeqësi komunikacioni. Në tetë prej tyre lëndime më të lehta trupore kanë marrë 16 persona, ndërsa gjashtë janë me dëm të shkaktuar material. Siç informon për MIA-n inspektori i pavarur, Dragan Veljanoski, të premten është bërë ekspertizë në gjithsej katër aksidente me dëme të shkaktuara materiale. Të shtunën është kryer ekspertizë në pesë aksidente, prej të…

Lexo më Shumë

Në bazë të asaj që parshihet nga Ministria e Financave ku këtë javë parashihet të kërkon 31.7 milion euro, LSDM kërkon qeveri të përgjegjshme e cila nuk do ti fut qyetarët në borxhe. “Paralajmërojmë se qeveria që është në largim nuk duhet të bëjë asgjë që është në dëm të qytetarëve të Maqedonisë. Qeveria në largim dëshiron që qytetarët ti fus në borxh me 15 milion euro më shumë për obligimet që kanë për të bërë këtë javë. Ministria e Financave në bazë të njoftimit nesër kërkon 31.7 milion euro! Ndërsa për kthim janë në dispozicion 15.8 milion euro”, thuhet…

Lexo më Shumë

Partitë politike në Maqedoni janë në pritje të dhënies së mandatit nga Presidenti Ivanov që sipas Kushtetutës do ta marr Nikolla Gruevski, kryetar i VMRO-DPMNE-së dhe ish-kryeministër i Maqedonisë. Në rendin e intervistave të ish-kryeministrit Gruevski për mediume pro partisë së tij, ai ka realizuar edhe një intervistë për gazetën ”Dnevnik”. Ju sjellim një pjesë nga intervista e Gruevskit e cila duket si kërcënim dhe paralajmërim për BDI-në e Ali Ahmetit. Në pyetjen e gazetares: Si do të pengoni që partitë shqiptare të bëjnë koalicion me LSDM-në? Gruevski përgjigjet: E dinë në BDI si! Përndryshe, Gruevski thotë se nëse BDI…

Lexo më Shumë

Në javën e fundit të vitit 2016, në vend janë paraqitur 9.485 raste të reja të prakur nga gripi, që është më shumë se dyfish i rritur në krahasim më javën e kaluar kur ishin paraqitur 4.194 raste. Me përjashtim të sezonit të gripit pandemik 2009/2010, numri i rasteve të paraqitura këtë javë është më i larti i regjistruar në 10 vitet e fundit – si në këtë periudhë të sezonit, ashtu dhe në përgjithësi, deklaruan nga Instituti për Shëndet Publik i Maqedonisë. Numri i përgjithshëm i rasteve të paraqitura këtë javë kalon kufirin e aktivitetit shumë të lartë në…

Lexo më Shumë