Nehat Jahiu PSE NUK U PËRFSHI NË PLATFORMËN TUAJ LIGJI PËR STATUSIN E VETERANVE, INVALIDVE DHE FAMILJEVE TË DËSHMORVE TË VITIT 2001 ?!… Unë disa herë në shkrimet e mia e kam potencuar se në platformën e përbashkët të partive politike shqiptare duhet të jetë një pikë e posaçme për zgjidhjen me ligj të statusit të veteranve, invalidve dhe familijeve të dëshmorëve të vitit 2001. Unë nuk mund ta kuptoj nga këta liderë të partive tona se çfarë i pengoi që kjo pikë mos të futet në platformë?!… Ky është një turp i turpit dhe as që duhet ti gëzohen…
Author: Rilinda
Të ardhurat nga emigrantët, në 9 muajt e të vitit 2016, shënuan vlerën e 132 milionë eurove, ose 5 për qind nga Bruto Prodhimi Vendor (BPV), shkruan gazeta KOHA. Kështu tregojnë të dhënat e fundit të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM). Sipas BPM-së, në afatin e gjatë, remitencat kanë nisur një tendencë rënëse, fenomen ky i natyrshëm, që lidhet me shkëputjen graduale të lidhjeve mes emigrantëve që kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Maqedonisë. Analizat e BPM-së njëherit tregojnë se parat që vijnë si remitenca që u dërgojnë kurbetçarët familjeve të tyre në Maqedoni, e përbëjnë 5 përqindëshin e BPV-së,…
Në Mavrovë sot në mëngjes janë shënuar temperaturat më të ulëta prej -21 gradë Celsius, -20 janë shënuar në Manastir, Tetovë dhe Lazaropole, -19 në Krushevë, -18 në Dibër dhe Prilep, -17 në Pozharan dhe Kumanovë, -16 në Kriva Pallankë, Berovë dhe Gjurishte, -15 në Topollçan dhe Shkup Petrovec, -14 në Ohër, Vinicë dhe Pretor, -12 në Shkup, -11 në Shtip, -10 në Demir Kapi dhe Strumicë, -8 në Dojran dhe -7 Gjevgjeli, kumtoi Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Lartësia e shtresës së borës sot në mëngjes në orën 8 është 7 centimetra në Demir Kapi, 8 në Shkup-Petrovec dhe Shkup,…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe edhe më tej shumë i ftohtë me kushte për borë të dobët në orët e mbrëmjes. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në minus 24 gradë Celsius, ndërsa e ditës do të arrijë deri në minus katër gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej minus 16 gradë Celsius, ndërsa maksimale deri në minus 8 gradë Celsius. Të martën do të ketë reshje të përkohshme të borës dhe do të fryjë erë veriore, por do të jetë më e dobët. Të mërkurën dhe të enjten…
Anlisti politik dhe ish ambasadori, Risto Nikovski, platformën e përbashkët të partive shqiptare e quan ultimatum anti-kushtetues, përcjell Telegrafi. “Ultimatum anti-kushtetues nga Tirana dhe Prishtina, e dërguar përmes kuajve të tyre të Trojës, që në vend duhet të paraqitet si referendum. Po bëhet fjalë për një dokument joligjor për ridefinimin e shtetit, i cili duhet të shkojë përmes referendumit. Për një punë të këtillë duhet të vendos populli dhe jo mandatari i cilës do qeveri. Nëse populli e pranon një dokument të tillë atëherë është në rregull”, deklaroi Nikovski. Sipas tij platforma e partive shqiptare, përmban propagandër joligjore për ridefinimin…
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski në intervistë për numrin e nesërm të gazetës “Dnevnik” thotë se politikanë dhe diplomatë të huaj, përmes krijimit të platformës së përbashkët të partive shqiptare krijojnë atmosferë që ato të mos bëjnë koalicion me partinë e tij. Duke komentuar platformën, Gruevski thotë se dygjuhësia nuk u duhet shqiptarëve në Dellçevë apo viset tjera ku ata nuk jetojnë. Sipas tij shqiptarët më shumë kanë nevojë për punësime të reja, paga të mëdha dhe standard më të lartë. Megjithatë, ai, një ditë para se presidenti Ivanov t’ia japë mandatin, paralajmëron se do të tentojë të formojë Qeveri,…
Gjendja në Maqedoni e shkaktuar nga kushtet e motit të ligë vlerësohen si stabile me më pak rreziqe në krahasim me ditët më parë, por kjo nuk duhet të nënvlerësohet. Rreziku tani vjen vetëm nga një faktor dhe ai është moti shumë i ftohtë. Ky ishte vlerësimi kryesorë i Komitetit Drejtues për Kriza (KDK), të cilët sot e prezentoi në një konferencë, zëdhënësi i Qeverisë Aleksandër Gjorgjiev. Ai theksoi se rreziqet kryesore janë në drejtim të shëndetit të qytetarëve dhe harxhimit të energjisë elektrike, ndërsa më pak probleme shkakton në komunikacion, për të cilin tha se janë marrë masa shtesë…
Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare, nëpërmjet së cilës ato do të kërkojnë ngritjen e statusit juridik të shqiptarëve në shtet, por edhe të drejta tjera, nuk do të mund të realizohen pa ndryshimin e Kushtetutës aktuale, përkatësisht të preambulës së saj, e cila Maqedoninë e definon vetëm si shtet të maqedonasve, shkruan Rel. Ekspertët e çështjeve juridike thonë se deklarata me gjithë pikat e saj është e mirëseardhur pasi për herë të parë shqiptarët dalin së bashku me një platformë të unifikuar, si për statusin e popullit shtet-formues, për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në gjitha nivelet e shtetit,…
I ftohti merr viktimën e parë në Maqedoni. Bëhet fjalë për të pastrehun 68 vjeçar Jordan Trajkovski, vdekjen e të cilit e ka njoftuar miku i tij i pastrehë. Policia ka konfirmuar se sot në ora 9:27, personi A.J. i cili ishte i punësuar si roje në objektin e afërt të poliklinikës “Jane Sandanski” ka denoncuar rastin se tek vendi i punës së tij ka ardhur i pastrehu J.T. dhe e ka informuar se ka vdekur shoku i tij gjithashtu i pastrehë me Jordan Trajkovski. Ndihma emergjente mjekësore ka arritur në vendngjarje dhe vetëm se ka konstatuar vdekjen e tij.…
Partia Demokratike Shqiptare ka reaguar në lidhje me platformën e përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni. Nga PDSH thonë se kjo marrëveshje paraqet manipulim që tentohet të bëhet sepse e vërteta e plotë sipas PDSH-së, do të ishte që kjo të quhej “marrëveshja e disa partive politike”. “Që nga vetë emërimi i kësaj farë “marrëveshje” shihet manipulimi që tentohet të bëhet sepse e vërteta e plotë është se kjo “marrëveshje” më saktë duhet të quhet ashtu edhe si është “marrëveshja e disa partive politike”. Mos emërimin e saktë se kjo “marrëveshje” është e disa subjekteve politike shqiptare këtu në Maqedoni…
Ata që po vuajnë më shumë pasojat e valës së motit të keq që ka përfshirë edhe Greqinë janë mijëra refugjatë në kampet e pritjes në ishujt Lesbos, Hios dhe Samos. Pesha e bores ka shembur çadrat, në shumë prej kampeve nuk ka ngrohje dhe “Mjekët pa kufij” dhe UNHCR kanë dhënë alarmin. Përveç të ftohtit, organizatat humanitare që ndihmojnë refugjatët theksojnë se shumë prej tyre janë lënë në mëshirë të fatit dhe kanë evidentuar edhe mungesën e ushqimit. Agjencia e OKB-së për Refugjatët nga ana e saj duke parë këto kushte ka bërë përsëri thirrje për përshpejtimin e procesit…
Bora dhe temperaturat e ulëta pothuajse e paralizuan shtetin. Komunikacioni nëpër tërë Maqedoninë zhvillohet me vështirësi dhe një pjesë e autostradave akoma janë të papastruara. Nën borë gjenden edhe disa fshatra të Karadakut të Shkupit. Banorë të Majancës dhe Brezës apelojnë për ndihmë. Sipas televizionit Alsat të Shkupit, banorët e Haraçinës janë zemëruar me kryetarin e kësaj komune, Brahim Ajvazi, dhe thonë se në vend të tij, ata do të pastrojnë rrugët dhe do të mundësojnë kushte normale për jetesë. Kryetari i Komunës së Haraçinës Ajvazi, në anën tjetër, tha se të gjitha rrugët janë të kalueshme dhe tani për…

