Nga hetimet e kontrollit të brendshëm, Ministria e Punëve të Brendshme dy javë më parë identifikoi një pjesëtar të njësive speciale që ka ushtruar dhunë ndaj të akuzuarve në rastin e “Kumanova”, por ende nuk dihet çfarë është ndërmarrë kundër tij. Drejtuesi i MPB-së Agim Nuhiu ende nuk ka dhënë sqarime për masat që do të ndërmerren ndaj policit që ka keqtrajtuar në mënyrë të paligjshme pjesëtarët e grupit të Kumanovës. Po ashtu mbetet e paqartë nëse do të merren vetëm masa disiplinore ose ndaj tij do të ngritët padi penale. Nga Prokuroria themelore përsërisin qëndrimin e njëjtë prej një…
Author: Rilinda
Analisti Risto Nikovski vlerëson se platforma e përbashkët e partive shqiptare në Shkup e hartuar me ndihmën e Tiranës zyrtare cenon sovranitetin e Maqedonisë. Ish diplomati maqedonas i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste thotë se kërkesat për zbatimin e dygjuhësisë në Maqedoni është e pamundur të realizohet në një shtet me karakter unitar. Ai vlerëson se të gjitha pikat e platformës janë çështje që çojnë vendin drejt federalizmit. Nikovski është i bindur se çdo tentativë për të ridenfinuar karakterin e vendin çon drejt konflikteve të reja. Hartimi i një dokumenti bashkë me Ramën e shkel sovranitetin e shtetit tonë…
Gazetari kontravers Milenko Nedellkovski me shumë urrejtje e ka komentuar marrëveshjen mes partive shqiptare për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni. Nedellkovski ka numëruar ”të mirat” që Maqedonia ju ka bërë shqiptarëve. ”-Të pranohen 500.000 refugjatë nga Kosova? Po -Të mos gjykohen rastet e Hagës? Po -Të pranohet Kosova? Valla po -Të hyjë Kosova në FIFA dhe UEFA? Po -Të hyjë Kosova në UNESCO? Po -Universitet në shqip? Po -UÇK me spote për ”Shqipërinë e madhe në RTVM? Po, po -Ndarje territoriale në Strugë, Kërçovë, Gostivar dhe Shkupi me dygjuhësi? Po. Po, po, po. Për të gjithë po po… e…
Partitë shqiptare të Maqedonisë nënshkruese të deklaratës së përbashkët thonë se rëndësi ka platforma dhe jo afatet kohore për realizimin e së njëjtës. Duke pasur parasysh se për disa nga pikat e dala nga platforma nevojiten 2/3 e votave në Kuvend, nga Lëvizja Besa për Alsat-M theksojnë se pikat që kërkojnë shumicën e thjeshtë do të realizohen tani, ndërsa ato për të cilat nevojiten 2/3 e votave do të realizohen atëherë kur të sigurohen numrat. “Ato pika për të cilat nevojitet shumicë e thjeshtë do i bëjmë sot, ndërsa për pikat që në Kuvend kërkohen 2/3 e votave do t’i…
BDI nuk përjashton mundësinë e mbetjes në opozitë përteri sa nuk gjendet gjuhë e përbashkët me bllokun maqedonas për zbatimin e kërkesave të partisë dhe atyre që dalin nga platforma e përbashkët e partive shqiptare. Këtë e deklaroi për Alsat, zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani i cili tha se mbeten të hapura edhe opsione të tjera si ai i formimit të Qeverisë së zgjedhuar kurse përjashtoi mundësinë e një Qeverie ekspertësh. Hapur po i analizojmë të gjitha opsionet nga ajo e Qeverisë së zgjeruar pa prejudikuar njërin apo tjetrin bllok dhe natyrisht pa përjashtuar mundësinë për të qenë një opozitë…
Qeveria në largim na gënjeu. Gënjeshtër është se ka rrymë, gënjeshtër është që nuk ka furnizim nga jashtë të rrymës. Gënjeshtër është që është siguruar rrymë vetëm për katër orë gjatë mbrëmjes së djeshme. Gënjeshtër është që kushton 40 euro në megavat në orë, siç paralajmëruan përfaqësuesit e qeverisë në largim nga kompania shtetërore ELEM. Ja dokumente zyrtare të marra nga të punësuarit përgjegjës në kompanitë energjetike. Maqedonia është lënë pa shumat e nevojshme të energjisë vendore. Ekziston mundësia që familje me fëmijë në këtë mot me -20 gradë të ngelen pa rrymë. Dje në Krishtlindje, qeveria në largim për…
Kryetari i shoqatës “Poraka” në Dibër, Bekim Ame sot ka vizituar Qendrën Ditore në po këtë qytet. Ame dhe aktivistët e shoqatës i dhuruan Qendrës kompjuterë, printer, dhe artikuj shkollor për aftësimin e personave për të cilët përkujdeset Qendra Ditore. “Mbështetja do të jetë e pranishme çdo herë jo vetëm me donacione por edhe me aktivitete siç janë: tryezat e rrumbullakëta kongrese si dhe ligjërata dhe ekskursione” tha mes tjerash Ame. Shoqata “Poraka” në Dibër dhe Qendra Ditore ka disa vite që kanë lidhur bashkëpunim mes dy subjekteve.
Lëvizja Popullore e Maqedonisë ka shprehur shqetësim të thellë dhe të njëjtën kohë e dënon fuqishëm inkuadrimin e Shqipërsië dhe Kosovës në sjelljen e platformës së përbashkët, e cila sipas LPM-së bën thirrje për ridefinim të Maqedonisë. “Kjo sidomos fiton joseriozitet nëse dihet se sipas rregullave ndërkombëtare, një sulm i këtillë i Shqipërisë dhe Kosovës mbi integritetin dhe sovranitetin e Maqedonisë, është si një shpallje për luftë dhe kërcënim për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare. LPM ju bën thirrje Zaevit dhe Gruevskit si më përgjegjësit për momentin, të bëhen të mençur dhe menjëherë të përpilojnë një dokument kombëtare për çështjet vitale…
Në ish-objektin e repartit për infektim të spitalit në Prilep, dje është gjetur një trup i pajetë, njoftoi MPB-ja maqedonase. Vdekja është konstatuar nga ana e mjekut, ndërkaq hetim në vend të ngjarjes ka kryer prokurori publik dhe ekipi i policisë së Prilepit. Ku konstatohet se bëhet fjalë për personin P.M (26) nga Prilepi. Me urdhër të prokurorit trupit do t’i bëhet obduksion.
Plaftorma e firmosur ne Tirane, mes 4 partive politike shqiptare te Maqedonise, eshte fiasko e radhes e faktorit politik shqiptar. Nese vertet kreret politikë shqiptarë kane rene dakort dhe do te angazhohen per zgjidhjen e ceshtjes shqiptare, ne vecanti ne aspektin juridiko kushtetues, konform, sic thuhet ne Platforme: “Kushtetutes dhe Marreveshjes se Ohrit”, atehere, jam i sigurt se statusi juridiko-kushtetues i shqiptareve edhe sikur te arrihet e gjithe ajo qe figuron ne Platforme, nuk do te jete as ne nivelin e Kushtettutes se vitit 1974 te Republikes se Maqedonise, atehere kur Maqedonia te pakten ne preambulen e saje definohej si…
Në vendkalimin kufitar Tabanoc mbrëmë gjatë tentimit për të dalë nga Maqedonia është arrestuar personi Q.Z. nga Presheva, i cili është i akuzuar për veprën penale “lëndim trupor”. Policia kumtoi se i arrestuari është zbuluar gjatë kontrollit të pasaportës ku është vërtetuar se për të njëjtin ka fletarrest nën dyshinin se ka kryer vepër penalë “lëndim trupor”. I arrestuari është dërguar në stacionin policor të Kumanovës për procedurë të mëtutjeshme.
Më së voni deri më 15 janar skadon afati për parashtrim të paraqitjes për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar nga ana e obliguesve tatimor – persona juridik dhe fizik, të cilët në vitin e kaluar kalendarik, përfundimisht me muajin dhjetor të vitit 2016, nga kryerja e veprimtarisë tatimore ekonomike kanë realizuar qarkullim të përgjithshëm më të lartë se 1.000.000 denarë, kumtoi DAP-i. Në afatin e njejtë, shtohet në kumtesë, Paraqitje për regjistrim për qëllimet e tatimit të vlerës së shtuar (formulari “DDV-01”) mund të parashtrojnë edhe obliguesit tatimor të cilët dëshirojnë vullnetarisht të regjistrohen për qëllimet…

