Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka përshëndetur platformën e përbashkët të arritur mes partive parlamentare shqiptare në Maqedoni, e cila është arritja më e madhe e shqiptarëve në vitet e fundit në Maqedoni. Hoxhaj tha se gatishmëria e liderëve shqiptarë në Maqedoni për të dalë me një platformë të përbashkët është sinjali më i mirë për fillimin e një etape të re të përfaqësimit të denjë të interesave shqiptare në Maqedoni. “Platforma e përbashkët duhet të synoj të përmbush qëllimet bazike të shqiptarëve në Maqedoni sikurse arritja e barazisë etnike si element shtetformues, dhe zyrtaarizimin e…
Author: Rilinda
Rreth 68,5 kilogramë marihuanë janë gjetur nga inspektorët doganorë në vendkalimin kufitar Bllacë, gjatë kontrollit të një furgoni në një bunker të bërë në mënyrë speciale. Siç kumtoi Drejtoria doganore, pardje rreth orës 22:30 minuta në Bllacë në hyrje në Republikën e Maqedonisë është ndalur një furgon i kombinuar (për udhëtarë dhe transportues) me targa kroate, të drejtuar nga B.K., shtetas i Kroacisë. Gjatë kontrollit të automjetit me një qen doganor dhe skener dore, mes ulësve të pasme dhe pjesës së dedikuar për transport, është gjetur një bunker i bërë në mënyrë speciale. Në bunker janë vendosur 39 pako të…
Aleanca për Shqiptarët në vazhdimsi ka mbështetur idenë e bashkëveprimit politik të subjekteve politike shqiptare, duke i unifikuar objektivat programore në një dokument të vetëm si bazament politik për të ardhmen politike të shqiptarëve të Maqedonisë. Aleanca për Shqiptaret në gjithë këtë proces ka luajtur rol vendimtar, konstruktiv dhe parimor . Natyrisht që ne kemi vërejtjet tona por nuk mund të pretendojmë që një dokument i përbashkët i ndërtuar në frymën e konsensusit të përbashkët të përfshi vetëm Platformën tonë politike. Kontributi ynë në hartimin e këtij dokumenti të përbashkët të Partive politike shqiptare në Maqedoni ka qenë i domosdoshëm…
Rruga në drejtim të fshatit Gurgunicë, e cila i përket Komunës së Bërvenicës prej dje pasdite është e bllokuar prej sasisë së madhe të borës. Banorët apelojnë sa më shpejtë të pastrohet rruga prej borës për atë se në fshat jetojnë njerëz dhe fëmijë të sëmurë të cilëve u duhet ushqim dhe barëra të nevojshme, shkruan Meta. “Këtu ka 400 familje. Sot dëshirojnë të shkojnë 30 familje në Gjermani të cilët erdhën në vendin e tyre të lindjes për kohën e festave të fundvitit. Erdhën prej Komunës së Bervenicës që të pastrojnë por kot, me ekskavator të vogël nuk mund…
Komisioni kundër korrupsionit dhe Prokuroria Publike kanë bazë për të nisur hetim për mënyrën në të cilën firma tregtare “TDS Kioski” nga Tetova e fitoi tenderin për analizën e Marrëveshjes së Ohrit. Për ish anëtarin e Komisionit kundër korrupsionit, Arif Musa është e pakuptimtë që një firmë tregtare të merr tender për të bërë studime, njofton Alsat-M. Ai thotë se është më skandaloze janë shkeljet ligjore gjatë ndarjes së tenderit. Lidhur me rastin në fjalë ende nuk ka informacione nëse Prokuroria ka nisur hetime. Alsat M prej ditësh ka informuar për mënyrën në të cilën firma tregtare “Kioski” nga Tetova…
Pas konsultimeve të bëra me shtetin shqiptar, gjithë kjo me qëllim të prodhimit të një deklarate të përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, për të dëshmuar kështu zotimin se shqiptarët janë të gatshëm ta mbështesin një kauzë të përbashkët, Kryesia Qendror e Lëvizjes BESA e ka miratuar këtë Deklaratë të partive shqiptare në Maqedoni, njofton kjo parti. “Kjo deklaratë, që është përpiluar nga faktori shqiptar, ndërsa është mbështetur nga partitë shqiptare në Maqedoni, për të cilën asnjëra parti nuk ka merita të veçanta, por të gjitha janë meritore njësoj, shpreh vullnetin e përbashkët që cilado parti, që sot e në…
Maqedonia do investime të huaja por investimet e huaja nuk e duan Maqedoninë. Në vitet e kaluara pritshmëritë prej investuesve të huaj ishin lartë në agjendë, veçanërisht në partinë e deritanishme qeverisëse VMRO-DPMNE. Me kalimin e viteve, pritshmëritë vazhdimisht zvogëlohen. Në programin parazgjedhor të vitit 2008, VMRO-DPMNE premtoi investime të huaja të cilat deri në vitin 2012 duhej të arrinin deri 700 milion euro për vit. Kur llogaria nuk ju doli, në zgjedhjet e parafundit të vitit 2011 premtoi investime të huaja që deri në 2015 do të arrinin deri 600 milion euro për vit, por pasi që edhe ajo…
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti uron besimtarët të krishterë ortodoks me rastin e festës së Krishtlindjes duke uruar që ky vit të jetë vit i bashkëpunimit ndërshqiptar. “Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet tona më të përzemërta me rastin e festës së shenjtë të Krishtlindjes. Të dashur bashkëkombës, motra e vëllezër shqiptar të besimit të krishterë ortodoks , Kjo festë e shpresës dhe besimit na gjenë në moment kur në Kuvendin e Maqedonisë,tanimë, kemi edhe deputet shqiptar ortodoks. E nënvizoj me krenari…
Patriku i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, sot e ka mbajtur liturgjinë e Krishtlindjeve në një kishë në Beograd. Në këtë liturgji kanë marrë pjesë edhe zyrtarët më të lartë të Serbisë, përfshirë presidentin, Tomisllav Nikolliq. Irinej ka kërkuar nga besimtarët që t’i luten Zotit për t’i fikur armiqësitë ndërmjet njerëzve, raporton agjencia Beta. Një pjesë e liturgjisë i është kushtuar edhe lutjeve për Kosovën, të cilën Irinej e ka quajtur “djep shpirtëror dhe kombëtar”. “Derisa të ketë serbë, do të ketë Kosovë. Kosova është shpirti i Serbit”, tha Irinej. Radio Televizioni i Serbisë ka raportuar sot se për të parën…
Lëvizja BESA shpreh shqetësimin e saj për situatën në fshatrat e Malësisë së Karadakut, të cilët janë plotësisht të bllokuar nga reshjet e mëdha të dëborës dhe apelon deri te organet lokale dhe qendrore që urgjentisht t’u dalin në ndihmë banorëve të kësaj ane. Tashmë dy ditë me radhë banorët e fshatrave Tanushë, Malinë dhe Brezë mbeten të bllokuar nga reshjet e borës dhe rrezikojnë të mbeten pa ushqime dhe ilaçe për të sëmurit, ndërsa autoritetet deri në këtë moment kanë treguar një mospërfillje dhe mosinteresim shumë të madh përderisa gjendja në terren kërkon intervenim urgjent. Prandaj edhe një herë…
ryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, me rastin e festës së Krishtlindjeve, ka dërguar urim deri te të gjithë qytetarët të cilët e festojnë, si dhe te kryepeshkopi i kishës ortodokse, Stefani. “Kjo ditë e madhe e lindjes hap rrugë të jetës që zgjodhëm, qytetarë të nderuar. Do të jemi të lumtur, fëmijët do të jenë të buzëqeshur, do të jetojnë jetë cilësore dhe të qetë. Bekimi ynë është në besimin që e kishim se kjo është e mundur dhe për këtë asnjëherë mos ndaloni të besoni në vlera”, thuhet në urimin e Zoran Zaevit. Ai më tej shton se duhet…
Kafshët shtëpiake të ruhen të mbyllura në stalla, t’u sigurohen strehim adekuat, ushqim të mjaftueshëm dhe ujë. Të kihet kujdes për higjienë në objekte, rregullisht të pastrohen mbeturinat dhe të ndërrohet shtorja e ndyrë me të re. Këto janë një pjesë e rekomanimeve nga Agjencia për ushqim dhe veterinari (AUV) gjatë motit të ftohtë. Sipas AUV, nëse nuk ekziston mundësi që kafshëve menjëherë t’u sigurohet strehim, përkohësisht mund të përdoren batanie ose një lloj tjetrët mbulesa, por duhet të ketë kujdes që ato vazhdimisht të jenë të thara. Kafshët nuk mund dhe nuk duhet që nevojat e tyrë për ujë…

