Miza në bukë, ajkë me afat të skaduar dhe mish me erë të keqe. Këto janë vetëm një pjesë e 305 parashtresave të qytetarëve të drejtuara deri tek Departamenti për mbrojtjen e konsumatorëve pranë Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), shkruan gazeta KOHA. Prej parashtresave që janë paraqitur prej fillimit të vitit 2016 e deri në muajin nëntor të vitit të kaluar, 105 kanë qenë përmes telefonit falas për konsumatorët, rritje kjo që tregon se ngritët vetëdija e qytetarëve rreth ushqimit që konsumohet. Gjithashtu inspektorët e autorizuar në të gjithë qytetet e Maqedonisë reagojnë edhe ndaj propozimeve që parashtrojnë qytetarët…
Author: Rilinda
Gjithsej 15.800 persona të prekur nga gripi kanë kërkuar ndihmë në institucionet shëndetësore, përfshirë këtu edhe të premten e kaluar, njoftoi në konferencë shtypi këshilltari shtetëror në Ministrinë e shëndetësisë, Jovanka Kostovska. “Nga të dhënat me të cilat posedojmë në Institutin e shëndetit publik, deri në javën e kaluar janë paraqitur rreth 9500 të prekur nga gripi. Me siguri ky numër është më i madh sepse ka të tillë që se kanë vizituar mjekun dhe janë kuruar në shtëpi. Ose, deri të premten e kaluar gjithsej kemi 15.800 të prekur, por ky numër pritet të rritet këto ditë. Nga Klinika…
Përfaqësuesit e partive politike shqiptare në Maqedoni, përmes një deklarate të përbashkët, të cilën e ka siguruar Radio Evropa e Lirë, kanë shprehur përkushtimin e tyre për realizimin e të drejtave kombëtare në mandatin e ardhshëm qeveritar nëpërmjet mbështetjes së ndërsjellë në përputhje me frymën e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë. Partitë Shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim, koalicioni “Rilindje me Besë”, Aleanca për Shqiptarët dhe Partia Demokratike Shqiptare, siç thuhet në deklaratë, angazhohen për ngritjen e statusit të shqiptarëve në Maqedoni në popull shtet-formues, me gjuhë zyrtare, e cila do të kishte statusin e barabartë me gjuhën maqedonase…
Në aeroportin e Shkupit “Aleksandri i Madh” është alarmuar një gjendje e jashtëzakonshme,pasi që si pasojë e temperaturave të ulëta, nuk mund të Aterojnë dhe Materojnë aeroplanët. Disa nga aeroplanët kanë ateruar në Beograd dhe Prishtinë ndërsa disa nga aeroplanët gjenden ende duke bërë qarqe rreth Shkupit deri sa të u sigurohet një aterim sa më i sigurtë, transmeton Shkurt Shqip. Në Aeroport është një kaos i madh dhe të gjithë udhëtarët janë në panik.
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet i rënduar në kushte dimërore, në korosi të lagura dhe me borë. Ekipet e “Rrugët e Maqedonisë” kanë intervenuar për pastrimin e borës, mirëpo akoma ka ndalesa në disa akse rrugore. Ndalimi për lëvizje të makinave prej sot në mëngjes është vendosur në drejtimin rrugorë fshati Krupishtë-Probishtip. Ndërsa për të gjitha llojet e makinave në ndalesë është edhe rruga Kumanovë-Shën Nikollë, për shkak të borës së papastruar. Ndërkaq drejtimi Veles-Shtip nëse nuk ka nevoja urgjente, institucionet rekomandojnë që të shmanget për shkak të erës së fortë.
Moti sot në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me re dhe shumë i ftohtë, pasdite do të paraqitete edhe erë e fortë veriu. Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -19 deri -9 gradë celcius, ndërsa ato ditore do të jenë në interval prej -13 deri -6 gradë celcius. Në Shkup dhe rrethinë do të jet moti i ngjashëm me disa periudha të shkurta diellore me temperaturë maksimale deri -9 gradë celcius.
Bedri Ajdari, nga këshilli i familjarëve të gjashtë shqiptarëve të dënuar me burgim të përjashtëm për vrasjen e pesë të rinjve maqedonas, që njihet si rasti “Monstra”, që besohet të jetë i montuar nga struktura të caktuara të pushtetit, nuk i beson më retorikës së Gruevskit. Sipas tij, gjithçka që deklaron Gruevski ka vetëm se një qëllim, shpëtimin e tij nga siç thotë shumë të këqija që i ka sjellur qytetarëve të Maqedonisë. “I dimë qëndrimet jo vetëm të Gruevskit, por edhe të VMRO DPMNE-së karshi shqiptarëve, përkatësisht i dimë të gjitha ngjarjet dhe veprat që kanë bërë. Kjo është…
Reshjet e borës i zunë në befasi edhe autoritetet komunale të qytetit të Kumanovës. Kjo pasi që rrugët dhe trotuaret në pjesën qendrore të qytetit janë të pastruara dhe se me vështirësi kalohen. Qytetarët ankohen dhe akuzojnë autoritetet për neglizhencë. “Po siç shikoni edhe vet ja çfarë pastrimi bëjnë, domethënë nuk reagon askush edhe mu për këtë arsye vijnë lloj-lloj aksidente. As nuk hedhin krip as nuk marrin masa, siç po shihet në rrethin të Kumanovës nuk ka kurfar pastrimi të rrugëve nga bora”. “Si duket pushteti lokal është befasuar brenda natës edhe pse është paralajmëruar se do ketë të…
Idila e dëborës nëpër Maqedoni, të cilës i janë gëzuar shumë njerëz është makth i vërtetë për shoferët të cilët dy ditët e kaluara e kanë pasur patjetër që të lëvizin në njërën nga pjesët më të frekuentuara, autostradën Shkup-Veles, por edhe të Veles-Negotinë dhe Veles-Shtip, njofton Portalb. Më poshtë mund t’i shihni disa fotografi të rrugëve.
Para Maqedonisë ka shumë sfida dhe do të doja të shihja më shumë bashkëpunim ndërmjet partive politike për interesin e vendit. Bashkimi Evropian (BE) nuk është armik në këtë rast, por ndoshta aleati më i fuqishëm që Maqedonia e ka për momentin. Kërkimi i armiqve të huaj nuk është rruga e duhur. Rruga e duhur është që të sigurohet pluralizëm në shoqëri, principe dhe standarde demokratike dhe të pranohet rezultati i zgjedhjeve edhe ne rastin kur ndokujt nuk i pëlqen. Këtë e tha eurodeputeti slloven Franc Bogoviç në intervistën e tij për Standard.mk, transmeton Portalb. Me europarlamentarin e grupit të…
Firma tregtare transportuese import-eksport dhe për shërbime, TDS “Kioski” mohon që në procedurat e tenderimit dhe kryerjes së analizës së Marrëveshjes së Ohrit që ka marrë përsipër, të ketë shkelje, njofton Alsat M. Lulzim Atuli, përfaqësues i saj, thekson se pavarësisht se bëhet fjalë për firmë tregtare, ajo është zgjeruar në lëmi të tjera, duke krijuar njësi organizative të reja në Regjistrin Qendror, për qëllime marketingu. Dilemat mbeten rreth faktit nëse një firmë tregtare, me degë marketingu, e që bën analiza turizmi, mund të bëjë edhe studime politike. Por, ALSAT kërkoi në Byronë për Furnizime Publike, dhe nga kërkimi asnjë…
Një grup aktivistësh, studentë dhe nxënës protestuan para ambasadës franceze në Shkup kundër arrestimit të ish kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj. Studentët që dolën në mbështetje të Ramush Haradinajt, duke e lartësuar figurën e tij, thanë se ai ka luftuar për mbrojtjen e popullit të tij dhe nuk ka bërë asnjë krim lufte, por janë ushtarët serb dhe shteti i Serbisë i cili duhet gjykuar dhe kërkuar falje për krimet e luftës. Protestuesit dorëzuan kërkesë zyrtare deri tek ambasada për ta liruar Ramush Haradinajn duke e paralajmëruar se raportet shqiptaro franceze mund të prishen nëse padrejtësisht burgoset një hero kombëtar,…

