Analisti Risto Nikovski vlerëson se platforma e përbashkët e partive shqiptare në Shkup e hartuar me ndihmën e Tiranës zyrtare cenon sovranitetin e Maqedonisë. Ish diplomati maqedonas i njohur për qëndrimet e tij nacionaliste thotë se kërkesat për zbatimin e dygjuhësisë në Maqedoni është e pamundur të realizohet në një shtet me karakter unitar. Ai vlerëson se të gjitha pikat e platformës janë çështje që çojnë vendin drejt federalizmit. Nikovski është i bindur se çdo tentativë për të ridenfinuar karakterin e vendin çon drejt konflikteve të reja.
Hartimi i një dokumenti bashkë me Ramën e shkel sovranitetin e shtetit tonë dhe kjo është cështja kryesore. Më pastaj, pjesë më e madhe e platformës është kundër karakterit unitar të shtetit dhe synon federalizmin, si psh kërkesa për dy dygjuhësinë është një e tillë, nuk ka një shtet unitar ku funksion dygjuhësia, të tilla janë federatat dhe konfederatat. Njësoj është edhe kërkesën e konsezualitetit që është një tipar tjetër i federalizmit. Poashtu edhe ndarja e buxhetit në baza etnike çon drejt federalizmit, koncept ky që do të shkonte në dëm të të gjithë qytetarëve – deklaroi analisti Risto Nikovski.
Sipas Nikovskit, përpjekjet e partive shqiptare për tu bashkuar janë të drejtuara kundër maqedonasve dhe nuk kanë lidhje me parimet e demokracisë. Por krejt ndryshe e shikon platformën analisti tjetër maqedonas Nenad Novkovski. Ai thotë se është për tu përshëndetur mënyra transparente e realizimit të këtij dokumenti ndryshe nga praktikat e deritanishme që marrëveshjet bëheshin në fshetësi. Megjithatë, sipas tij fillimisht partitë duhet të angazhohen për zgjidhjen e krizës së thellë politike, pasi vlerëson se pa normalizimin e situatës aktuale në vend, institucionet nuk kanë mundësi të zgjidhin probleme tjera.
Ne ndodhemi në një situatë kur fillimisht duhet të gjejmë zgjidhje për krizën e thellë politike që kërkon intervenim të shpejt. Pavarësisht së edhe çështjet tjera meritojnë vëmendje, megjithatë, të njëjtat mund ndikojnë në prolongimin e normalizimit të situatës dhe të mos gjendet zgjidhje për problemin kryesore që kemi në vend lidhur me ndëshkimin. Puna e parë që duhet të bëhet është që partitë të merren vesh që politikanët e inkriminuar të përgjigjen para drejtësisë. Pa ndryshuar situata aktuale, vështirë se mund të realizohen të drejtat e qytetarëve – u shpreh analisti Nenad Novkovski.
Ndonëse se pa afate për zbatimin e saj në praktikë, platforma e përbashkët e BDI-së, Besës dhe Aleancës parashikon avancimin e pozitës së shqiptarëve në Maqedoni./Alsat-m
Data 23.08.2026
Aktuale
- Ku është flamuri i Maqedonisë së Veriut? Takimi i Stoilkoviqit me kryeministrin serb ngre pikëpyetje
- 23 ditë protestë në Divjakë/ Qytetarët kundërshtojnë projektin e PS për bashkimin me Lushnjen
- Aksion në parcelat me kanabis, policia jep detaje për ngjarjen në Pukë: Uniformat blu qëlluan në ajër! Personi i armatosur u arratis
- “Rama në burg, Berisha në burg”! Vijon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, brohoritje në kor kundër qeverisë
- Protesta e 84 nis marshimi në rrugët e Tiranës/ Protestuesit këngë për Ramën: Ciao, ciao, ciao
- “Malet digjen, Rama krihet”- Aktivisti Arben Kola: Në shtator do jemi më shumë! Mos u dekurajoni nga propaganda
- Deputetja e VV-së ‘trazon’ rrjetin, fotografon trupin në bikini
- Gjykata amerikane rrëzon pezullimin e vizave emigruese për 75 vende, preket edhe Shqipëria


