Author: Rilinda

Moti i ftohtë dhe temperaturat e ulëta i kanë detyruar shumë të pastrehë të kërkojnë ndihmë në punktin e të pastrehëve të Kryqit Kuq, në “Momin Potok 1”, gjatë natës, deri në 16 persona. Në këtë punkt, i cili ka kapacitet të strehojë 16 deri në 20 persona, përveç krevateve, personave u ofrohet edhe tre herë ushqim gjatë ditës. “Deri tani kanë kërkuar strehimore 74 persona, kemi 74 bujtina ose fjetje në punkt. Prej atyre një mesatare e të pastrehëve është prej në 10 deri në 12 persona të cilët kërkojnë strehimore gjatë natës. Të pastrehët mund të marrin ushqim…

Lexo më Shumë

Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Liqeni i ngrirë për struganët dhe turistët e shumtë ishte një atraksion i vërtetë, për shkak se është një pamje që rrallëherë ndodh. Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit. Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë…

Lexo më Shumë

Rreh 30 pjesëtarë të policisë speciale kanë bllokuar sot lagjen Dardania në Kumanovë, njoftojnë për Gazetën Lajm banorë të kësaj lagje. Sipas tyre, aksioni policor ka filluar diku pas orës 15 e 15 minuta dhe ka zgjatur rreth nj orë. Banorët e lagjes thonë se policët kanë qenë të shoqëruar edhe nga 10 deri 15 inspektorë policorë të veshur me veshje civile. Banorët ende nuk i dinë shkaqet për këtë aksion policor, kurse as nga policia nuk kanë dalur me ndonjë sqarim.

Lexo më Shumë

“Të nderuar gazetarë, duke shfrytëzuar motin e mire dhe duke dashur të kursejmë, se edhe ashtu nuk mund të udhëtojmë nëpër male, jemi sot këtu në këtë shteg skijimi që të skijojmë dhe të dëshmojmë se sa të kujdesshëm janë autoritetet komunale dhe qendrore, ngase tashmë shtigje skijimi na kanë mundësuar edhe në hapësira urbane, siç është kjo në qytetin e Kumanovës”, thuhet në kumtesën e Lëvizjes BESA. Ata gjithashtu “i falënderojnë dhe i ftojnë t’u bashkëngjiten në këtë sllallom që e kanë organizuar sot”. “Madje, do t’i lusim që të mos e pastrojnë këtë borë, as mos të hedhin…

Lexo më Shumë

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në mbledhjen e mbajtur më 9 Janar 2017, analizoi Dokumentin e disa partive të quajtur “Deklaratë e përbashkët e partive politike shqiptarë në Maqedoni, Bashkimi Demokratik për Integrim, Koalicioni Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët dhe mori qëndrimin në vijim: Ky dokument nuk i përmban kërkesat thelbësore të shqiptarëve në R.M. Përveç zhurmës folklorike dhe fotografimeve plot zgërdhirje të 6 bajraktarëve, shqiptarët nuk fituan asgjë, përveç një deklarate që vetëm modifikon kushtet e robërisë aktuale. Shqiptarët në fakt me këtë Deklaratë, kuptuan edhe të vërtetën tjetër , kuptuan që “sharjet” e Besës…

Lexo më Shumë

Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimërore, nëpër rrugë të lagështa dhe me mbetje të borës nëpër rrugë, njoftoi NP “Rrugët e Maqedonisë”. Borë e lehtë bie në qafën malore Strazhë, në Mavrovë dhe Smojmirovë. Prej orës 17:00 është vendosur ndalesë në qafën malore të Strazhës për qarkullimin e automjeteve të rënda të transportit, për të cilat ndalim ka edhe në aksin rrugor Mavrovë-Dibër. Për shkak të temperaturave të ulëta është e mundur paraqitja e ngricave. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan-Makedonaksa Kamenicë-Delçevë,…

Lexo më Shumë

Dy koalicionet politike të cilat firmosën platformën e shqiptarëve, koalicioni Rilindje me Besë dhe Aleanca për Shqiptarët menjëherë pas dhënies së mandatit për krijimin e qeverisë së re, deklaruan se nuk do të bashkëpunojnë me Gruevskin. Nënkryetari i Lëvizjes BESA, Zeqirija Ibrahimi ritheksoi sot se nuk do t’i përgjigjen ftesave dhe ofertave të Gruevskit për krijimin e qeverisë së re. Sipas tij, në qeverinë e re nuk duhet të përshihen politikanë të dyshuar për krim dhe korrupsion dhe të cilët janë duke u hetuar nga Prokuroria Speciale. Aleanca për Shqiptarët nuk do të marrë pjesë në përbërjen e qeverisë së…

Lexo më Shumë

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti nuk ju përgjigj konkretisht deklaratës së Nikolla Gruevskit, i cili në një intervistë për gazetën “Dnevnik”, i bëri të qartë BDI-së se nëse nuk koalicionin me VMRO DPMNE-në, dera e kësaj partie mbyllet për koalicionime të mundshme në të ardhmen. Por nga ana tjetër, Ahmeti konfirmoi se fillimisht bisedimet për qeverinë e ardhshme do ti zhvilloj me partinë fituese. “Ne do të fillojmë të bisedojmë me partinë e parë që ka marrë mandat. G: A keni biseduar deri më tani me ndonjë palë, se ka shumë zëra në opinion? Të gjithë ato zëra i hedh…

Lexo më Shumë

Mbetet pezull sistemimi i 800 nëpunësve shtetëror. Statusi i tyre nuk mund të zgjidhet deri në formimin e qeverisë së re. Sekretari shtetëror në Ministrinë për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Jahi Jahiu thotë se Komisioni për Anti- Korrupsion ka penguar çdo sistemim të mundshëm për shkak të periudhës para dhe pas zgjedhore. Sipas mendimit të Komisionit Shtetëror për Anti-Korrupsion dërguar te të gjitha institucionet, në këtë periudhë të gjitha procedurat për transfer që janë të filluara ndërpriten dhe vazhdohen pas formimit të qeverisë së re. Ndërsa nuk do të ketë procedura tjera që do të fillojnë – deklaroi Jahi Jahiu,…

Lexo më Shumë

Mbeten të hapura çështjet në lidhje me tenderin që e mori “Kiosku” nga Tetova për analizën e Marrëveshjes së Ohrit, edhe pse rrjedh afati prej 12 ditëve, të cilin kompania duhet ta respektojë. Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani, nuk tregoi nëse kanë kërkuar informata shtesë për tenderin nga Sekretariati për zbatimin e Marrëvëeshjes së Ohrit, pasi një ditë më parë njoftoi se do të kërkojnë ndërprerjen e kontratës me “Kioskun” nëse paraqiten vërejtje mbi besueshmërinë e analizës. Nga VMRO DPMNE nuk kanë asnjë koment. Kjo partitë thotë se përgjigjet rreth asaj që është dakorduar t’i kërkojmë në Sekretariat. Por, tashmë…

Lexo më Shumë

Të mërkurën Këshilli i Gjykatësve do t’i shqyrtojë ankesat e kandidatëve gjykatës për kryetarë të Gjykatës Penale dhe asaj Supreme, të cilët nuk janë të kënaqur me vlerësimin e jashtëzakonshëm. Kryetari i Këshillit të Gjykatësve, Zoran Karaxhovski, nuk deshi të thotë se cilët prej gjykatësve mendojnë se nuk janë vlerësuar në mënyrë përkatëse. Komisioni prej tre anëtarësh do t’i shqyrtojë ankesat dhe do të vlerësojë nëse vërejtjet e gjykatësve janë të bazuara ose ndoshta Këshilli ka gabuar gjatë vlerësimit. Karaxhovski paralajmëroi se deri në fund të këtij muaji, më me siguri do të mbahet seancë në të cilën do të…

Lexo më Shumë

Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare në Republikën e Maqedonisë duket sikur ka ngjallë shumë huti dhe debate mbi kërkesat e shqiptarëve në vend. Në këtë vijë deklarata e profesoreshës universitare Mirjana Najçevska në lidhje me platformën e përbashkët të shqiptarëve kërkon përgjegjësinë e këtyre partive jo vetëm për ngjarjet në të ardhmen por gjithashtu edhe për veprat e mëparme. Gjithashtu ajo thekson se demokracia është punë serioze. “Në bazë të asaj që unë mendoj, kjo është një listë jokonzistente dhe kaotike e imagjinuar (si Gjokica e vogël), dëshira dhe provokime të vendosura në qëndrime sociale të dëshiruara, të…

Lexo më Shumë