Temperaturat e ulëta kanë ngrirë një pjesë të bregut të liqenit të Ohrit në Strugë. Liqeni i ngrirë për struganët dhe turistët e shumtë ishte një atraksion i vërtetë, për shkak se është një pamje që rrallëherë ndodh.
Liqeni i Ohrit është shndërruar në një shesh të vërtetë patinazhi. Nëse kjo pjesë e liqenit ku aktualisht gjendem në verë përdoret për larje, tani e njëjta është nën një shtresë të trashë dhe të thellë të akullit.
Qytetarët thonë se nuk mbajnë mend kur për herë të fundit ishte ngrirë liqeni. Të tjerë thonë se një pjesë e vogël ka ngrirë para më shumë se tridhjetë vjetëve.
”Për dyzet vjet nuk kam parë akull në liqen, në fakt aq sa mbaj mend unë kurrë nuk është ngrirë. Erdhëm të shohim si është. Të moshuarit në Strugë thonë se në vitet e pesëdhjeta ishin ngrirë kallami i liqenit dhe barkat” – shprehet një qytetar për Alsat-M.
”Unë 20 vjet vij këtu në Strugë diçka si kjo deri tani nuk kam parë. Minus 22, minus 25 është shumë për këtë liqen, kjo më habit. Ky është një atraksion i vogël” – shton një tjetër qytetar.
Ndërkohë problem shtesë për struganët janë rrugët e ngrira nëpër qytet dhe ato që të çojnë në Ohër.
Data 16.06.2026
Aktuale
- Venera Azizi: Qeveria miratoi vënien në funksion të sistemit “One Stop Shop” me Republikën e Shqipërisë
- Janevska: Matura shtetërore këtë vit u zhvillua në kushte të rregullta dhe me më pak raste kopjimi
- Dhjetëra investime të reja nga Turqia! Mickoski: Erdogan premtoi se edhe kompani tjera do të investojnë në RMV
- Gjendet i vdekur një punonjës i “Komunalec” Gostivar
- Logos-A sjell veprën monumentale në dy vëllime të Mevlana Xhelaleddin Rumiut “Divani Kebir”
- Goditja e grupit të trafikut të drogës dhe pastrimit të parave! Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar! Trafikuan 50 tonë kokainë
- “Dhjetëra investitorë turq drejt Maqedonisë” – Mickoski: Erdogan më dha fjalë për kompani të reja
- Kasami: Një tjetër lajm i madh për Pollogun! Një investim nga jashtë në vlerë prej rreth 20 milionë euro

