Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski me gjysmë ore vonesë e ka pranuar mandatin e presidentit, Gjorge Ivanov, për formimin e Qeverisë së re. Afati kur presidenti Ivanov duhet t’ia besojë mandatin për formimin e qeverisë një kandidati të partisë, gjegjësisht partive të cilat fituan numrin më të madh të mandateve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 dhjetor të vitit të kaluar, skadon sot. Përbërja e nëntë parlamentare të Maqedonisë, e cila ka 120 të përzgjedhur të popullit, u konstituua më 30 dhjetor të vitit të kaluar. Më së shumti deputetë ka koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE 51, Koalicioni i kryesuar nga LSDM ka 49 mandate, BDI 10, Besa 5, Aleanca e shqiptarëve 3 dhe PDSH 2. Në këtë përbërje parlamentare nuk ka të përzgjedhur të popullit nga diaspora për shkak të numrit të panevojshëm të votave të fituara. Mandatari në afat prej 20 ditësh nga dita e dorëzimit të mandatit, Kuvendit i dorëzon program dhe e propozon përbërjen e qeverisë. Qeveria, me propozim të mandatarit dhe në bazë të programit, e përzgjedh Kuvendin me shumicë votash nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Presidenti ivanov gjatë kësaj fundjave duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve kur dhe cilës parti do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë duke e pasur parasysh atë që afati skadon, tha se do të veprojë siç është theksuar në Kushtetutë. Kryeministri për zbatimin e zgjedhjeve, Emill Dimitriev, nga ana tjetër në pyetjen e gazetarëve për atë nëse pret që të respektohet afati përfundimtar për ndarjen e mandatit, tha se pret që e gjithë procedura të bëhet në afatet e përcaktuara në pajtim me ligjet. BDI, BESA dhe Aleanca për Shqiptarët, më 7 janar e publikuan platformën e përbashkët e cila do të jetë baza e tyre në negociatat për krijimin e qeverisë së re. Agjenda e përbashkët politike e tre partive parasheh barazi të plotë gjuhësore, gjegjësisht përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare, barazi ekonomike, zgjidhjen e kontestit për emrin me përfshirjen e shqiptarëve në grupin punues për negociata të drejtpërdrejta me Greqinë, si dhe për integrimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian.
Data 18.11.2026
Aktuale
- Vëllai i Jakup Krasniqit i mërzitur që nuk mundi ta shoh vëllain pas kaq vitesh, tregon se çka i tha çika e vllaut
- Partia Popullore Evropiane do të pezullojë partinë në Vuçiç, SNS. Vendimi pritet të zyrtarizohet në mbledhjen e Dhjetorit
- Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut
- Diplomacia e Edmond Ademit në Spanjë, nga forcimi i marrëdhënieve dypalëshe deri te promovimi i perspektivës evropiane
- Jensen Huang: Pika më e dobët e sigurisë kibernetike është natyra njerëzore
- Nga Haga në Kosovë, ja sa herë u lejua Jakup Krasniqit të vije në atdhe – sot për shkak të gjendjen së rënduar të gruas
- Ndryshon ligji për sigurimin e makinave/ Më pak burokraci, më shumë para në xhep dhe dëmshpërblime brenda 14 ditësh
- Shaqiri: Shqiptarët po përballen me padrejtësi në ndarjen e investimeve kapitale

