BDI synon kreun e Kuvendit në përbërjen e re parlamentare. Zyrtarë të lartë të kësaj partie thonë se ky post për ta është i arritshëm, por sqarojnë se në negociatat me mandatarin për qeverinë e re do të fokusohen më tepër në kërkesat e bëra publike tashmë nga ky subjekt. Ndërkohë, rreth tre javë pas konstituimit puna e Kuvendit vijon të jetë e bllokuar. Akoma nuk është zgjedhur kryeparlamentari i ri ndërsa nuk janë formuar as komisionet kuvendore. Juristi Mersim Maksuti, thotë se moszgjidhja e kryetarit të ri të Parlamentit e komplikon edhe më tepër situatën politike në vend. Procesi,…
Author: Rilinda
Komunikacioni në të gjitha rrugët e vendit po zhvillohet në kushte dimërore nëpër rrugë të lagështa në disa vende me mbetje të borës nëpër rrugë. Borë me intensitet të dobët bie mbarë vendin përveç në pjesën lindore. Ndalesë për qarkullim për automjete të rënda transportuese ka në qafat malore Strazhë, Mavrovë, Presekë dhe Gjavatë, informon qendra dispeçere e NP “Rrugët e Maqedonisë” në raportin për gjendjen e rrugëve në orën 18. Në grykat malore është e mundur paraqitja e shembjeve të vogla, veçanërisht në akset rrugore: Koçan – Makedonska Kamenicë – Delçevë, Vinicë-Berovë, Gostivar-Strazhë, Mavrovë-Dibër-Strugë, D.Kapi-Udovë, Katllanovë-Veles, Krushevë-Demir Hisar dhe…
Sindikata e shërbimit diplomatik të Maqedonisë akuzoi Nikolla Poposkin se është prezantuar rrejshëm si Ministër i Punëve të Jashtme në intervistën për një të përditshme italiane. Kjo sindikatë deri tek ushtruesi i kësaj detyre Ilija Isajlovski ka parashtruar kërkesë për përmirësim urgjent të këtij gabimi dhe ka kërkuar që çështja të hapet edhe në Qeveri.
Mirjana Najçevska nga CIVIL Media, në një intervistë, ka theksuar se kryeministrit Emil Dimitriev, ministrit për Punë të jashtme Nikolla Poposki, ministrit për Shëndetësi, Nikolla Todorov dhe ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska duhet të përgjigjen penalisht, sepse kryejnë funksione ministrore, kurse kanë mandate të verifikuara për deputetë,. ‘Funksionet të cilët i kryejnë në Qeverinë në dorëheqje, sipas Kushtetutës, sipas Ligjit për deputetë, sipas Ligjit për zgjedhje dhe sipas Rregullores së Kuvendit nuk janë të përafërta, kurse sipas Ligjit penal, funksionet qeverisëse duhet të përgjigjen për përfaqësim të rejshëm’, shprehet decid profesoresha Najçevska, e cila më tej thekson se në pajtueshmëri…
Sot është mbajtur seanca e radhës e procesit gjyqësor kundër pjesëtarëv etë Grupit të Kumanovës. Avokatët nuk kanë dhënë detaje lidhur me vazhdimin e sotëm të seancës katërorëshe, për shkak se aty janë prezantuar dëshmi të koduara. Mirëpo Gazeta Lajm ekskluzivisht merr vesh se në seancën e sotme janë prezantuar dëshmitë deri më 9 maj të vitit 2015, kur edhe kanë filluar luftimet. Burimet tona, njoftojnë se në seancën e ardhshme që do të mbahet të premten, do të paraqiten bisedat e 9 dhe 10 majit. “Në mesin e këtyre bisedave me siguri do të jenë edhe ato të Ali…
LSDM pas vendimit të Prokurorisë publike speciale (PPS) ta nënvizojë akuzën për rastin “Puç” në kumtesë vlerësoi se “ka dështuar përpjekja më e madhe, më dëshpëruese dhe më e ulët për proces të montuar gjyqësor në Republikën e pavarur të Maqedonisë”. “Me vendimin e sotëm të PPS, të hiqet dorë nga aktvendimi kundër kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev dhe personave të tjerë në rastin e ashtuquajtur Puç dhe zyrtarisht u konfirmua se “shërbimet e huaja, furgonat e verdhë, pajisja taktike, stacionet e klonuara bazë” janë trillim i pabazë dhe i vrazhdë i Nikolla Gruevskit”, qëndron në kumtesën e LSDM-së. Rasti…
Një automjet ka përfunduar në ujërat e lumit Radika, prejse paraprakisht ka dalë nga rruga në vendin ” Seneçki livadi” në rrugën Hanet e Mavrovës – Dibër, ndërsa tjetri është përmbysur në një kulm me ç’rast katër persona janë me lëndime të lehta. Sipas informatave të SPB-së Tetovë, në mëngjes rreth orës 7, ekipet e NP “Rrugët e Maqedonisë” të cilat kanë punuar në pasrimin e dëborës nëpërmjet rrugës rajonale Hanet e Mavrovës-Dibër, kanë vërejtur një “opel korsa” në shtratin e lumit, por nuk ka pasur shofer as bashkëudhëtarë, as në afërsi as brenda në automjet. Pasi është kryer kontrolli,…
Bisedimet mes VMRO DPMNE-së dhe BDI-së për formimin e Qeverisë kanë nisur sot. Megjithatë partitë nuk ndajnë informacione për takimin i cili mbahet larg syve të opinionit. Po ashtu nuk bëhet e ditur nëse bisedimet zhvillohen mes liderëve apo përfaqësuesve të tjerë partiak. Sipas praktikës, negociatat e këtij niveli janë zhvilluar mes vetë liderëve. Përderisa Gruevski ka marrë autorizimin e komitetit ekzekutiv të partisë së tij për të kryesuar vetë negociatat, nga partia e Ahmetit akoma nuk bëjnë të ditur nëse një vendim i tillë është marrë edhe nga BDI. “Sot, Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti…
Maqedonia nuk ka përmbushur as minimumin e rekomandimeve të organizatave relevante ndërkombëtare që kanë të bëjnë me luftën kundër korrupsionit në institucionet shtetërore. Në raportin më të ri të grupit të shteteve kundër korrupsionit i njohur si GRECO (The group of States against Corruption), Maqedonia ka përmbushur vetëm 3 nga 19 rekomandimet për luftë kundër korrupsionit në Kuvend, gjyqësi dhe prokurori. Ndërkohë, sipas organizatës “Transparencë Maqedoni”, raporti është shpallur në fund të vitit të kaluar ndërsa paraprakisht janë miratuar konkluzionet sipas të cilave Maqedonia ka marrë raportin më të dobët që nga bashkëngjitja e saj këtij grupi ku bëjnë pjesë…
Komuna e Qendrës përmes një kumtese ka reaguar në akuzat e sotme të këshilltarit të VMRO-DPMNE-së Jordan Risteski se ende nuk është ndërtuar shkolla në Kapishtec. Në reagim vlerësohet se pres konferencat e VMRO-DPMNE-së mbahen që personalisht të ofendohet kryetari i komunës Andrej Zhernovski. “Pa qëllim është më t’u japim përgjigje gënjeshtrave dhe ofendimeve të këshilltarëve të VMRO-DPMNE-së. Ristevskit i parashtrojmë vetëm një pyetje: Nëse gjithçka ka qenë gati për shkollë të re dhe kopsht të ri nga ana e VMRO-DPMNE-së pse gjithë ato 13 vite nuk e ndërtuan?”, thuhet në reagim.
Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme e hoqi nenin 144 të Ligjit për shërbim gjyqësor, i cili ka të bëjë me dorëzimin e dëshmive për njohjen e gjuhëve të huaja dhe punën me programe kompjuterike për punë në zyrë nga ana e nëpunësit gjyqësor. “Nëpunësi gjyqësor i cili ka bazuar marrëdhënie pune në gjykatë përfundimisht me ditën e fillimit me zbatimin e këtij ligji, duhet të dorëzojë dëshmi për njohje të gjuhëve të huaja dhe njohjen e punës me programe kompjuterike për punë në zyrë, të përshtatshme me vendin e tij të punës, përcaktohet në paragrafin 1 të nenit 144.…
Policia financiare ka trokitur sot në dyert e kryetarit të Gostivarit, Nevzat Bejta. TV21 mëson se të paktën tre policë kanë takuar të parin e komunës! Ekipi jonë në terren ka xhiruar këtë “takim”, por asnjëri nga policët financiar nuk foli për arsyen e “intervistimit” të Bejtës! Kryetari i Gostivarit ndërkaq akuzon policinë se vizita e tyre po bëhet me porosi politike, dhe akuzoi VMRO-DPMNE për shantazh! Nevzat Bejta thotë se “urdhëri për kontrollin ka ardhur prej komitetit te VMRO DPMNE-së, pas deklarates që ai e dha “se nudk ka shqiptarë që do koalicion me Gruevskin”.