Author: Rilinda

Tanimë kur nënshkrimet janë siguruar nga kryetari i LSDM-së, Zoran Zaevi, pritet që presidenti Gjorge Ivanov t’ia dorëzojë mandatin dhe të fillojë me negociatat për formim të qeverisë së re. Ish ambasaori i Maqedonisë në NATO, Nano Ruzhin, i pyetur nga “Faktor” deklaron se Zaevit duhet t’i jepet mandati, pasi arriti që të gjejë gjuhë të përbashkët me gjithë partitë politike parlamentare shqiptare. Sipas tij, Zaev nuk e ka ndryshuar Kushtetutën por vetëm ka pranuar atë që BDI ju ofron shqitarëve. “Nuk e ka ndryshuar Kushtetutën, por vetëm ka pranuar atë që më herët e ka ofruar BDI-ja partive shqiptare.…

Lexo më Shumë

Njëqind ekspozues të drejtpërdrejtë dhe edhe 200 ekspozues jo të drejtpërdrejtë do të prezantohen në edicionin e 14-të të Panairit ndërkombëtar për ndërtimtari, materiale ndërtimore dhe mekanizëm ndërtimor në Panairin ndërkombëtar të 7-të RealExpo të patundshmërive që do të mbahen në tre salla të Panairit të Shkupit nga 28 shkurti deri më 4 mars të këtij viti. Gjatë panairit për herë të parë sivjet ekspertët nga sfera e efikasitetit energjetik do t’i prezantojnë masat dhe përfitimet nga sistemet dhe metodat e vendosura për kursimin energjetik, ndërsa do të prezantohen edhe disa banka të cilat do t’i njoftojnë vizitorët me shërbimet…

Lexo më Shumë

Ky manifestim një javor mbahet në fillim të Kreshmës së madhe dhe i kushtohet vajzave të fejuara. Burimet e para të shkruara për Karnavalin e Strumicës rrjedhin nga viti 1670, nga shkrimtari turk Evliya Çelebija. Rreth dy mijë mijë pjesëmarrës të shpërndarë në 39 grupe performuan të maskuar në paradën e Karnavalit Ndërkombëtar të Strumicës. Përveç maskave nga Maqedonia, paradës së karnavalit nëpër bulevardin e qytetit iu bashkuan edhe të ftuar nga Shqipëria, Rusia, Bullgaria, Mali i Zi, Serbia dhe nga Ishulli i Amerikës Jugore, Aruba. Parada e karnavalit udhëhiqej nga çifti Aleksandar dhe Sonja Tashevi të cilët në maskaradën…

Lexo më Shumë

Ministri britanik për Evropën dhe Ballkanin, Alan Duncan në një intervistë për Alsat-M ka folur rreth situatës aktuale politike në Maqedoni. Sipas tij, nëse Maqedonia dëshiron të jetë e pasur dhe e lirë atëherë nuk duhet të shikojë drejt Rusisë, por drejt Evropës. “Këtë javë e vizitova edhe Malin e Zi. Përzierja që e pamë atje është e papranueshme. Mendoj se nuk është e drejtë të thuhet të keni kujdes, për shkak se kjo do të thotë rritje të ndikimit të Rusisë. Mendoj se Rusia luan vetëm për interesat e veta dhe jo për interesin e rajonit. Ne, NATO jemi…

Lexo më Shumë

Në VIP Patinazhin në Qendrën Sportive “Boris Trajkovski” në Shkup sot vazhdon gara e parë nacionale dhe ndërkombëtare në rrëshqitjen artistike në Maqedoni “Skopje on Ice 2017”. Sot do të mbahen garat në kategorinë kadetë B, të rinjtë, juniorë dhe seniorë dhe kadetë C, ndërsa dje janë mbajtur garat në kategorinë – të rinjtë, interpretimet B dhe interpretimet C dhe A. Gara ka karakter nacional, por edhe ndërkombëtar dhe në të marrin pjesë sportistë në shumë kategori, gjegjësisht në kategoritë e njohura ndërkombëtare: të rinjtë, juniorë, seniorë, si dhe në kategoritë në garues më të rinj – kadetë C dhe…

Lexo më Shumë

Ka filluar me punë Komiteti qendror i LSDM-së në të cilën pritetqë lideri i saj Zoran Zaev të zgjidhet mandatar për formimin e Qeverisë së re Me mbështetjen e BDI-së LSDM ka gjithsej 67 nënshkrime të deputetëve me të cilat duhet të marrë mandatin nga Gjorge Ivanovi dhe më pas do të fillojnë bisedimet me partitë shqiptare për shumicë parlamentare për formimin e Qeverisë, ndërsa BDI ka paralajmëruar se të hënën do të vendosë a do të jetë pjesë e Qeverisë apo do të japë mbështetje për Qeveri të pakicës. https://www.youtube.com/watch?v=WXGdg9RoSPI

Lexo më Shumë

BDI mbrëmë vendosi që t’ia jep nënshkrimet LSDM-së, me të cilat partia e Zaevit do të mund ta merr mandatin për formimin e Qeverisë së re, pasi që më parë nënshkrimet i kanë dhënë Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët. BDI të hënën do të vendos se a do të hyjë në Qeveri ose do ta përkrah Qeverinë e Pakicës të udhëhequr nga LSDM. Çfarë nënkupton Qeveria e Pakicës? Ky term është mjaft pak i njohur për opinionin e Maqedonisë. Deri më tani nuk ka pasur kësi rast, pasi që secila parti që ka formuar Qeveri ka masur shumicë në…

Lexo më Shumë

Për Bashkimin Europian, Ballkani Perëndimor “është një angazhim real, dhe jo një lojë gjeopolitike”. Kështu është shprehur eurokomisioneri për zgjerimin, Johannes Hahn, njofton top-channel. Në një intervistë ekskluzive pë Euractiv,Hahn u pyet nëse mund të ketë një lojë gjeopolitike pas trendit në rritje të rrugëve pa krye, në Ballkanin Perëndimor, me bojkotet parlamentare në Shqipëri dhe Maqedoni, entitetet në Bosnje dhe Hercegovinë. Përgjigja e tij ishte diplomatike. “Pra, për BE-në Ballkani Perëndimor është një angazhim real, me rezultate konnkrete dhe jo një lojë gjeopolitike. Sigurisht, ne nuk mund të bëjmë punën e autoriteteve të vendit. Të gjitha këto vende duhet…

Lexo më Shumë

Një gjashtëdhjetë e gjashtë vjeçar nga Strumica, i cili ishte në paraburgim në njërin prej burgjeve të Shkupit, dje ka ndërruar jetë gjatë rrugës për në spital. Siç kumtoi MPB-ja R.A (1951) i paraburgosur, nga ana e mjekut të burgut i është dhënë ndihma e parë, pas çka është thirr Ndihma e shpejtë mjekësore dhe është dërguar në SPQ “8 Shtatori”. I paraburgosuri gjatë rrugës ka vdekur, ndërsa mjeku nga ndihma e shpejtë mjekësore e ka konstatuar vdekjen. Sipas urdhrit të prokurorit publik, trupi do të dorëzohet për autopsi.

Lexo më Shumë

Shkupi është mbushur nga grafite me porosi të ndryshme, ndër të cilat është ai kërcënues “Revolveri dhe Kamata!”, por edhe porosia “Me mburojën ose ndaj tij”. Këto janë porosi që i përcillen dikujt, që nënkuptohet opozitës maqedonase, e cila është në prag të formimit të Qeverisë. Këto foto janë shpërndarë edhe në rrjetet sociale, duke theksuar se asnjëherë nuk do të lejohet federalizimi i Maqedonisë dhe aplikimi i dygjuhësisë.

Lexo më Shumë

Mali i Zi gjendet ndër vendet evropiane që përballen me rrezikun e rritjes së borxhit publik, njofton Banka Botërore në parashikimet e reja ekonomike botërore. Borxhi publik i Malit të Zi arrijnë deri në 2.3 miliardë dollarë, ose 58.48 përqind e bruto-prodhimit vendor. Rrezik për rritjen e borxhit publik ka edhe Shqipëria, Bjellorusia, Kroacia, Hungaria, Polonia dhe Ukraina. Sasia e borxhit publik i etniteteve të Bosnjës e Hercegovinës shkon duke u keqësuar. Borxhi ka shkuar në rritje gjatë dekadës së fundit, ku në raport të etniteteve ndryshon dhe zakoni e cili përcakton rangun e lartë të borxhit, që të tërheqin…

Lexo më Shumë

Nga një banesë në bulevardin “Goce Delçev” në Gostivar janë vjedhur para, stoli dhe dy pistoleta në vlerë çrej rreth 20.000 euro. Sipas zëdhënësit të SPB Tetovë, Marjan Josifovski, vjedhësit e kanë shfrytëzuar mungesën e familjes gjatë ditës së djeshme dhe në periudhën nga ora 7:30 deri në orën 16:00 kanë hyrë në banesë dhe e kanë kryer vjedhjen. I dëmtuari D.S. 56-vjeçar, ka paraqitur se nga dhoma e gjumit janë marrë dy pistoleta me kalibër 9 dhe 7,65 mm për të cilat ka pasur leje, 50 mijë denarë dhe shumë copë stoli ari. Vlera e gjërave të vjedhura arrin…

Lexo më Shumë