Author: Rilinda

Lideri i LR-PDSH-së z.Ziadin Sela priti në takim në selinë qendrore në Tetovë, Ambasadorin e Rumanisë z. Viorel Stanila. Në takim u bisedua për aktualitetin pas zgjedhor politik në Maqedoni, perspektivën euro-atlantike të vendit, rëndësinë e ndërtimit të stabilitetit afatgjatë të vendit përmes realizimit të drejtave të munguara të shqiptarëve. Kryetari i LR-PDSH-së z.Sela shpalosi vizionin e tij për të ardhmen e vendit, duke theksuar zbatimin e plotë të Deklaratës së partive politike shqiptare, rekomandimeve të KE-së dhe Raportit të Pribesë etj. Z.Sela po ashtu theksoi edhe rëndësinë e dekriminalizimit të skenës politike dhe shoqërisë. Dy palët u dakorduan që…

Lexo më Shumë

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Fatime Fetai u dënua me 1.000 euro nga gjykatësja Tatijana Mihajllova për deklaratën “Nuk kam ardhur që t’ju shoh sa e bukur jeni” gjatë kohës së gjykimit të djeshëm të ish-kryeministrit dhe liderit të VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski për protestat dhunshme në Komunën Qendër dhe “shuplakat e porositura” për kryetarin e Komunës Andrej Zhernovski në vitin 2013. Deklarata e Fatime Fetait është citat i ish-ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, e cila në bombat e opozitës për punësime partiake, në bisedë me kryetarin e atëhershëm të Kuvendit, Trajko Veljanovski, për kryetarin e Këshillit Gjyqësor ,Branko Ushkovski…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Pishtar Lutfiu, sot realizoi takim protokolar me Ambasadorin e Hungarisë në Republikën e Maqedonisë, Laszlo Istvan, ku u firmos Programi për bashkëpunim në lëminë e arsimit dhe shkencës ndërmjet Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës së Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Kapaciteteve Njerëzore të Hungarisë për vitin 2017, 2018 dhe 2019, sipas së cilës, në bazë reciproke të dy vendet ndajnë nga 20 bursa për studime në institucionet e tyre të larta arsimore, për secilin vit akademik. Në këtë takim u shpreh kënaqësi e ndërsjelltë nga bashkëpunimi i deritanishëm në lëminë e arsimit dhe shkencës.…

Lexo më Shumë

Asnjë ligj nuk mund të ofrojë zgjidhje të përhershme për zyrtarizmin e plotë të gjuhës shqipe në Maqedoni. Eksperti juridik Jeton Shasivari sqaron se në Kushtetutë shqipja nuk është e precizuar si gjuhë e shtetit por përcaktohet si gjuhë komunikimi e një individi apo një pale, transmeton Alsat-M. “Ligji në fjalë do të ofrojë zgjerim ose avancim të gjuhës shqipe nëpër institucione shtetërore të ndryshme të pushteti qendror por kjo nuk do të thotë se zyrtarizohet gjuha shqipe si gjuhë e shtetit apo organeve të pushtetit shtetëror sepse qasja do të jetë sipas nenit 7 paragrafi i 5 të Kushtetutës…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE-ja në konferencën për shtyp akuzoi se LSDM-ja tani më dy vite e gjysmë me krizën politike e pengon realizimin e projekteve nga të cilat dobi të drejtpërdrejtë kanë qytetarët. “Një pjesë e atyre projekteve që nuk mund të fillojnë me realizim është edhe projekti ‘Nga qyteti në fshat për një fillim të ri’. Qëllimi i këtij projekti është që të sigurohen kushte dhe masa përmes të cilave do të stimulohet kthimi i jetës në fshatrat dhe përparimi i kushteve socio-ekonomike për jetë në mjediset rurale në shtet”, theksoi Bojan Stojanoski nga VMRO-DPMNE-ja. Ai theksoi se përmes projektit parashikohen një…

Lexo më Shumë

Nxënësit e shkollave të mesme nga Republika e Maqedonisë, Luksemburgut dhe Lihtenshtajnit në përqindje më të madhe në Evropë mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja, gjatë shkollimit të tyre, lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Këtë e treguan të dhënat që sot i publikoi zyra evropiane për statistikë (Eurostat), sipas të cilës 100 për qind e nxënësve në vitin e parë dhe të dytë nga shkolla e mesme në Maqedoni mësojnë të paktën një, ndërsa madje 99,6 për qind e tyre mësojnë të paktën dy gjuhë të huaja gjatë shkollimit katërvjeçar. Eurostat bën të ditur se gjuha e parë…

Lexo më Shumë

Gjatë viti 2015 dhe 2016, institucione dhe kompani të shumta shtetërore kanë nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me firma nga sektori privat në vlerë të përgjithshme prej mbi 600 milionë euro, shkruan gazeta KOHA. Marrëveshje më të mëdha për furnizime publike me firma nga sektori privat janë nënshkruar në vitin 2016 në vlerë prej 378 milionë euro, ndërkaq në vitin 2015 vlera e tenderëve të nënshkruara ka qenë 226 milionë euro. Në krye të listës është tenderi i vitit 2016 për ndërtimin e gazsjellësit Negotinë-Kavadar-Manastir në vlerë prej 36.4 milionë euro, kurse në vitin 2015 tenderi me vlerë më të…

Lexo më Shumë

Qeveria, me rekomandim të Ministrisë së Mjedisit ka obliguar MPB të përpilojë ndryshime të Ligjit për siguri në komunikacion, me futjen e masës çift – tek. Këshillave komunal dhe ndërmarrjeve për parkim publik u ka rekomanduar të shqyrtojnë mundësinë për rritje të çmimit të parkingjeve gjatë tejkalimit të pragut të alarmimit, me çka do të stimulohet shfrytëzimi i transportit publik si dhe mënyrë tjetër e transportit alternativ. Gjithashtu, Qeveria ka obliguar të gjitha organet e administratës publike dhe shoqëritë aksionare në pronësi të shtetit, si dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale të kufizojnë deri në (50%) të shfrytëzimit të makinave zyrtare…

Lexo më Shumë

Familjet rome kryesisht vazhdojnë të jetojnë në banesa jo të zakonshme apo streha, tenda, kasolle, baraka ose lloje të tjera ndërtimesh të pasigurta. Një dukuri e tillë paraqitet sidomos për pjesëtarët e popullatës rome që migrojnë nga një vendbanim në një tjetër, shkruan gazeta KOHA. Banimi por edhe kushtet e tjera të jetës, forma e të ushqyerit por edhe trajtimi shëndetësor, janë ndër shkaqet kryesore që popullata rome të jetë më e prekur nga vdekshmëria në moshë më të re. Kështu, romët shfaqin nivel më të lartë ekspozimi ndaj astmës, bronkitit kronik, artritit, ankthit dhe depresionit. Rastet e raportuara nga…

Lexo më Shumë

Deri tani i kemi injoruar, por tanimë është koha që opinioni të dijë se gjyqtarët nuk mund të fshihen pas funksioneve të tyre, duke u thirrur në imunitet dhe liri si dhe gjyqësor të pavarur, për shkak se kemi të bëjmë me një shkelje të procedurës penale, tha prokurorja Katica Janeva, duke kujtuar se shumë vendime të Gjykatës Evropiane për të drejtat e Njeriut në Strasburg kanë të bëjnë pikërisht me shkeljen e asaj kornize procedurale, shkruan Deutsche Welle Prokurorja Speciale Publike njoftoi ankesa deri te Këshilli për vërtetimin e fakteve, por edhe një akuzë penale. “Tashmë janë përgatitur ankesat…

Lexo më Shumë

OBRM-PDUKM sot ka akuzuar se LSDM ka për qëllim ta ridefinojë shtetin vetëm për të ardhur në pushtet dhe me këtë ka planifikuar të shkelë edhe kushtetutën e Maqedonisë. Në kumtesë thuhet se OBRM-PDUKM nuk do të lejojë defaktorizimin e popullit maqedibas dhe etnive tjera të cilët jetojnë në Maqedoni. ‘I kujtojmë LSDM-së dhe çdokujt tjetër që dëshiron të bëjë bixhozin me interesat shtetërore dhe kombëtare se në Maqedoni ka edhe të tjerë të cilët mendojnë në ato interesa dhe të cilët janë të gatshëm të luftojnë për ta. OBRM-PDUKM dhe koalicioni fitoi në zgjedhjet duke siguruar mbështetjen e shumicës…

Lexo më Shumë