Author: Rilinda

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë çmimin për vepër jetësore “Kërste Petkov Misirkov” ia ndau fotoreporterit të portalit “Sakam da kazham”, Gjorgji Liçovski. Çmimi për gazetari më të mirë hulumtuese “Jashar Erebara”, në solemnitetin e mbrëmshëm në Klubin e gazetarëve, iu nda gazetarit Vllado Apostollov nga BIRN. Çmim të veçantë nga SHGM-ja mori gazetari i TV Shenja, Mefail Ismaili për kronikën e tij “Si deputetët i vjedhin paratë e qytetarëve”. SHGM i ndau këto çmime në shënimin e 71 vjetorit të ekzistimit.

Lexo më Shumë

Për të gjashtën ditë me radhë trenat e pasagjerëve dhe transportues në Maqedoni nuk qarkullojnë për shkak të protestës së të punësuarve të cilët kërkojnë pagesën e pagës së janarit. Të punësuarit sot deklaruan se mbeten me qëndrimin për pagesën e plotë të pagës së janarit, ndërsa tani për tani, siç kumtuan, nuk kanë paralajmërime për takim me udhëheqësinë e “Hekurudhave të Maqedonisë”. Nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, dje njoftuan se në seancën e fundit qeveritare u soll vendim për rritjen e mjeteve në vlerë prej rreth 70 milionë denarësh në nivel vjetor, ndihmë të drejtpërdrejtë për punën operative…

Lexo më Shumë

Në rrugën 34, te vendi “Kulla e Shkretë” në lagjen Ilinden, dje në mëngjes është gjetur një trup i pajetë i një burri. SPB Shkup informoi se pas paraqitjes, ekipi i tyre ka dalë në terren bashkë me prokurorin publik. Është konstatuar se bëhet fjalë për D.D. 65 vjeç, banor i fshatit Trubarevë. Pasi që mjeku e ka konstatuar vdekjen, me urdhër të prokurorit publik, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore që të bëhet autopsia dhe të konstatohet arsyeja e vdekjes.

Lexo më Shumë

Sot në ora 10 në Gjykatën Penale duhet të vahzdojë seanca për rastin “Ryshfeti”. Zaev, sipas akuzës, ngarkohet se në cilësinë e personit zyrtar si kryetar i Komunës së Strumicës, nga biznesmeni, Ivan Nikollov, ka kërkuar ryshfet prej 163.924 euro, gjegjësisht nga 2 euro për metër katror tokë ndërtimtare në Strumicës, për të cilën Nikollov ka qenë i interesuar që të privatizohet. Gjykimi i liderit të LSDM-së për këtë rast deri më tani disa herë është anuluar. Procesin gjyqësor kundër Zaevit për rastin “Ryshfeti” e udhëheqë gjykatësja Dijana Gruevska-Ilievska, e cila njëkohësisht është edhe zëvendëskryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1.…

Lexo më Shumë

Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, sir Alen Dankan nesër do të arrijë për vizitë në Republikën e Maqedonisë, në kuadër të cilës do të takohet me presidentin e shtetit Gjorge Ivanov, me shefin e diplomacisë Nikolla Poposki dhe liderët e të gjitha partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Maqedonisë. Siç informojnë në Forin ofisin britanik, në takimet do të bisedohet për situatën aktuale politike, nevojën për reformat urgjente të cilat do të mundësojnë përparim ndaj anëtarësimit në NATO dhe BE, si dhe planet e liderëve për ndërtimin e shtetit prosperues dhe inkluziv. Ministri sir Dankan, në kuadër të…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare lokale. Nëpër disa fushëgropa do të ketë kushte për paraqitje të mjegullës, sidomos në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në tre gradë, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me mjegull të dobët në orët e mëngjesit. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë, ndërsa ajo e ditës do të ngjitet deri në 16 gradë Celsius. Deri…

Lexo më Shumë

Marrëveshja mes partive politike për formimin e një organi që do të monitorojë ndarjen e mjeteve të buxhetit premton rezultate pozitive vetëm në rast se i njëjti do të jetë i zhveshur nga ndikimet e politikës ditore, vlerëson akademiku Abdylmenaf Bexheti. Sipas Bexhetit, ky organ duhet të ketë edhe përbërje ekspertësh. ”Në rastin tonë se si do të formatohet ky trup, është çështje e diskutimeve politike por unë do të kisha thënë që megjithatë ndoshta do të duhet të udhëhiqet nga një ekspertizë e bazuar në model të formulave me të cilat paraprakisht do të tejkalohen dhe anashkalohen barrierat e…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë VMRO DPMNE në Maqedoni, Nikolla Gruevski, akuzoi Lidhjen Social-Demokrate dhe Bashkimin Demokratik për Integrim për përpjekje për “defaktorizimin e maqedonasve dhe ridefinimin e Maqedonisë si shtet”. Në paraqitjen e parë pas negociatave mes LSDM-së dhe BDI-së për formimin e qeverisë së re, Gruevski drejtoi akuza të ashpra ndaj liderit social-demokrat, Zoran Zaev, për heqje dorë nga “interesat kombëtarë dhe shtetërorë” dhe lëshim ndaj kërkesave të shqiptarëve, që, sipas tij, nuk kanë fund. “Ne po shohim një përpjekje të LSDM-së dhe BDI-së që të defaktorizojnë maqedonasit, popullin maqedonas, por edhe të bashkësive tjera etnike… po shohim se si…

Lexo më Shumë

Analisti dhe profesori Bekim Kadriu në emisionin Click Plus në t21, tregon mënyrat me tëcilat mund partia maqedonase e Nikolla Gruevskit VMRO-DPMNE mund të bllokon Kuvendin. Gruevski theksoi se një marrëveshje e këtillë mes dy partive BDI-LSDM për një ligj të ri për zyrtarizim e gjuhës, ai do të shfrytëzonte të gjitha mekanizmat për ta penguar, bllokuar në mënyrë ligjore miratimin e një ligji të këtillë. Miratimi i një ligji kërkon 61 deputet dhe këto opstruksione do të jenë sërisht të përkohshme dhe ligji sërisht do miratohet. Më tepër më brengosin opstruksionet më pas që mund të ndodhin. Besoj që…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=6_QsREzlaTM Profesori univeristar, Mersel Bilalli në emisionin #Click Plus në t21, theksoi se Nikolla Gruevski po përgatit terrenin për zgjedhjet lokale. “Nikolla Gruevski dhe VMRO-DMNE po përgadit terrenin për zgjedhjet lokale:. theksoi Bilalli https://www.youtube.com/watch?v=eXuFKs_AwG4

Lexo më Shumë

Në videon më poshtë mund të dëgjoni kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti duke premtuar “zyrtarizim të gjuhës shqipe gjatë mandatit të ardhsëm” që në korrik të vitit 2012. Prej atëherë janë mbajtur zgjedhje edhe në vitin 2014, por gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar. U desh që shqiptarët të përgjysmojnë numrin e votave për BDI-në, që kjo parti të merret seriozisht me çështjen e gjuhës shqipe. “Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë…

Lexo më Shumë

https://www.youtube.com/watch?v=mZYiVbplSng Deputeti i Koalicionit me BESË, Fadil Zendeli në emisionin Click Plus, theksoi se Kualicioni Rilindje me BESË i ka thënë Edi Ramës, se nuk ulemi me BDI-në. “I kemi thënë kryeministrit Edi Rama, se me BDI-në, nuk ulemi në asnjë tryezë”, theksoi Zendeli. Për më shumë ndjekim videon në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=7iGjSRZ_boY

Lexo më Shumë