Në videon më poshtë mund të dëgjoni kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti duke premtuar “zyrtarizim të gjuhës shqipe gjatë mandatit të ardhsëm” që në korrik të vitit 2012. Prej atëherë janë mbajtur zgjedhje edhe në vitin 2014, por gjuha shqipe nuk është zyrtarizuar. U desh që shqiptarët të përgjysmojnë numrin e votave për BDI-në, që kjo parti të merret seriozisht me çështjen e gjuhës shqipe.
“Gjuha shqipe është në proces të mbarë dhe gjuha shqipe sipas Kushtetutës dhe Marrëveshjes së Ohrit është gjuhë zyrtare dhe në Maqedoni dhe në asnjë vend nuk ka gjuhë të parë dhe gjuhë të dytë por ka vetëm gjuhë zyrtare dhe gjuha shqipe është zyrtare por është në proces dhe në mandatin e ardhshëm sigurisht që kjo çështje përfundimisht do të mbyllet..Proceset duhen kohë, proceset duhen angazhim dhe durim”, deklaroi në atë kohë Ahmeti.
Data 24.08.2026
Aktuale
- (VIDEO) U premtua në prill, nuk nisin punimet për udhëkyryqin në Saraj
- Aksidentohet Labinot Rexha, publikon pamjet e veturës së dëmtuar
- ASH: 25 vjet (EBR), shqiptarët të padukshëm, shqipja e fshirë!
- Tymi përfshin Shkupin, rritet ndotja e ajrit – zjarri në Kitkë vijon të jetë aktiv
- Georgievski: A jemi kaq shtet i brishtë sa të shpërbëhemi nëse bullgarët futen në Kushtetutë?
- Transporti Publik në alarm: Na kompensoni naftën deri në shtator, ose reduktojmë autobusët
- (VIDEO) Partitë të ndara për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme
- Klodi paralajmëron rikthimin në Itali, tregon planet për ditët në vijim


