Author: Rilinda

Zhvillimi, mbrojtja, gëzimi i plotë dhe i barabartë i të gjitha të drejtave të njeriut dhe lirive themelore të fëmijëve me nevoja të veçanta, qasja deri tek rrethi fizik, social, ekonomik dhe kulturor, deri tek shëndetësia, arsimi dhe informacionet. Këto janë qëllimet e seminarit nacional “Fëmijët me pengesa përmes thjerrës së Konventës së KB-së për të drejtat e personave me pengesa”. Organizator është Këshilli nacional i organizatave invalidore të Maqedonisë (KNOIM), Forumi Evropian për pengesa (EDF) dhe UNICEF. Seminari është në kuadër të projektit “Mbrojtja e fëmijëve prej dhunës dhe zhvillimi i inkluzionit social të fëmijëve me pengesa në Ballkanin…

Lexo më Shumë

Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë dënon ofendimin e gazetarëve nga ana e kryetarit të Këshillit Gjyqësor, Zoran Karaxhovski, i cili në deklaratën e 22 shkurtit, raportimin e mediave për sistemimin e gjykatësve nga gjykata penale në gjykatën për kundërvajtje i vlerësoi si vullgaritete teatrale, ndërsa gazetarët i etiketoi si “gazetarë të vetëshpallur”. “Deklarata e tilla të Karaxhovskit, të cilat përsëriten vazhdimisht, janë të papërgjegjshme dhe joprofesionale dhe paraqet përpjekje të pasuksesshme për rrënimin e kredibilitetit dhe integritetit të gazetarëve. Nëse ka pasur raportim joprofesional nga gazetarë të caktuar për sistemimin e gjykatësve, Karaxhovski mund të kërkonte mbrojtje nga Këshilli i…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar dhe një shok i tij, nxënës të vitit të dytë në SHMQSH “Dimitar Vllahov”, janë sulmuar fizikisht nga personi G.M. nga fshati Haraçinë dhe prej nga një nxënës në skollë. Sulmi është denoncuar në polici dje pasdite rreth orës 16. Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Brendshme, derisa dy minorentë kanë ndenjur në oborrin e shkollës i është afruar një bashkënxënës i tyre dhe i ka ftuar të shkojnë me të në rrugën para shkollës. Atje i ka pritur G.M., i cili me dhunë i ka futur në automobil “Golf 3″ me targa të Shkupit dhe i…

Lexo më Shumë

Uniforma e re zyrtare për oficerët dhe nënoficerët e Armatës së Republikës së Maqedonisë sot do të prezentohet në Shtëpinë e ARM-së në Shkup. Në solemnitet me këtë rast fjalim do të mbajë ministri i Mbrojtjes, Zoran Jolevski. Në kuadër të ngjarjes, pjesëtarët e Armatës do të kenë edhe defile para të pranishmëve, ndërsa do të jepen edhe detajet rreth uniformës së re zyrtare, informojnë nga Ministria e Mbrojtjes.

Lexo më Shumë

E ashtuquajtura, shoqata patriotike maqedonase “Radikalist”, informon se nesër në ora 17:00 do të mbajë protestë në Shkup e cila do të fillojë nga katedralja deri te “Parku i Gruas”, gjegjësisht, përpara Kuvendit të Maqedonisë. Në njoftimin thuhet se marshi i nesërm është paralajmëruar përpara dhjetë ditëve, pasi që siç thonë ata “nuk mund të ekzistojë paramendim për kryerjen e trazirave gjatë krijimit eventual ose moskrijimit të Qeverisë”. “Shoqata jonë të hënën me thirrje të shkruar do t’u drejtohet partnerëve të mundshëm qeveritar, ku do të kërkojë publikisht që të përgjigjet se çfarë është diskutuar në Reçicë të Vogël. Çdo…

Lexo më Shumë

“Maqedonasit janë të frustuar pasi që BDI do t’i largohet parimit që jemi marrë vesh më herët, pra fituesi me fituesin të formojë Qeveri”, i ka shpjeguar Gruevski ministrit britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Dankan. Sipas kumtesës së VMRO-DPMNE-së, edhe pse BDI në të kaluarën ka insistuar që ai të bëhet ligj, ata nuk janë pajtuar me atë. Mysafirin, Gruevski e ka njoftuar se në Maqedoni ka krizë politike, e cila duhej të zgjidhet me zgjedhje, të cilat i fitoi VMRO-DPMNE me 51 deputetë, ndërkaq oponenti LSDM fitoi 49. “Pasi jemi shtet multietnik ka një rregull në të cilën…

Lexo më Shumë

Zv/kryetarja e LSDM-së Radmilla Shekerinska i shoqëruar nga sekretari gjeneral Oliver Spasovski, nënkryetari Damjan Mançevski dhe kryetarja e Komisionit për çështje evropiane të LSDM-së Lidija Dimova sot është takuar me ministrin shtetëror për Evropë e Amerikë të Britanisë së madhe dhe Irlandës veriore Alan Dankan i shoqëruar edhe nga ambasadori britanik Çarls Garet. “Po hapen perspektiva të ndritshme për Maqedoninë dhe qytetarët, me ndryshimet demokratike që ndodhin dhe sjellin qeveri demokratike. Presim që qeveria e re do të formohet shpejtë dhe do t’i përkushtohemi gjitha sfidave. Periudha më e rëndë për qytetarët dhe shtetin është pas nesh”, ka thënë Shekerinska.

Lexo më Shumë

Kur shohim projektin,“Shkupi 2014” dhe numërohen nevojat elementare të qytetarëve bindemi se pse vlen thënia e ish zëvendës kryeministrit Zoran Stavrevski, i cili në njërën nga të a.q.”bombat e opozitës” tha se: “Po harxhojmë për çokollatë, ndërsa nuk kemi për bukë”. Gjithë kjo më së miri vërtetohet në brengat dhe problemet komunale, të komunave të ndryshme në Maqedoni dhe në perceptimin e opinionit të gjerë për projektin “Shkupi 2014”. Për gazetën Lajm këtë e vërtetojnë edhe nga Komuna e Kumanovës. Nga aty vërtetojnë se si komunë opozitare ballafaqohen me raport injorues nga pushteti.“Projekte në interes të përgjithshme, me të cilat…

Lexo më Shumë

Ambasadori Charles Garrett dhe Ministri britanik për Evropë dhe Amerikë, Alan Duncan, janë tek selia e VMRO-DPMNE-së, njofton NovaTV. Nuk ka asnjë informacion se cili është misioni i kësaj vizite të diplomatëve në vend, por vjen pas deklaratës nga BDI-ja që tha se dallimet mbi përdorimin e gjuhës shqipe janë tejkaluar dhe se nesër pritet që të fillojnë për negociatat për formimin e qeverisë së re me LSDM-së. Gjothashtu edhe lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot njoftoi se qeveria do të formohet në fillim të marsit. Pas takimit në VMRO-DPMNE, diplomatët do të shkojnë në takimin në selinë e partisë…

Lexo më Shumë

Njeriu i cili më shumë se 10 vite është faktori numër një në Maqedoni, duke qeverisur në mënyrë të paprekshme dhe pa kontroll të askujt, që kur e humbi qeverisjen dhe fuqinë filloi të flasë për de-faktorizim të shtetit dhe të popullit, porosisin nga PRSD në lidhje me deklaratat e mbrëmshme të Nikolla Gruevskit. “I njëjti njeri, me qeverisje shumë vjeçare praktikisht e ndryshoi kodin kulturor të maqedonasve duke problematizuar skajshmërisht identitetin e tij, politikën e ndoti me vlera të rreme, me gjëra primitive dhe të pamoralshme, ndërsa edhe me propagandë agresive mediatike, në mënyrë masive u ka larë trurin…

Lexo më Shumë