Qytetarët e papunë të Shkupit për disa vite janë duke bërë thirrje që të kenë të drejtën për disa udhëtime falas në transportin publik, të cilat do t’i përdorin për intervista për punë dhe përmbushjen e detyrimeve ndaj Agjencisë për Punësim, shkruan gazeta KOHA. Zgjidhja për problemin e tyre qëndron tek Qyteti i Shkupit, për shkak se ata janë përgjegjës për përcaktimin e sistemit të tarifave dhe llojet e biletave të përdorura në trafikun e qytetit. Në rastin konkret, siç shpjegohet në ndërmarrjen publike të transportit “Shkup”, ata janë vetëm zbatues të vendimeve të Këshillit të qytetit. Sipas të dhënave…
Author: Rilinda
Ministri i MPJ-së, Nikolla Poposki, sot në Shkup do të takohet me ambasadoren e Mbretërisë daneze në Maqedonië, me seli në Vienë, Liselotte Plesner. Siç informon MPJ, para takimit, do të mbahet edhe një ceremoni e shkurtër në pranim-dhënien e dhuratave, ku më pas të dy diplomatët do të deklarohen para medias.
Marrëdhëniet mes fqinjëve në Ballkan nuk kanë qenë prej vitesh kaq të helmuara sa sot. Disa politikanë përdorin hapur retorikën e luftës dhe të ndryshimit të kufijve. Çfarë po e rindez nacionalizmin në Ballkan? Për një kohë të gjatë u duk se Ballkani më në fund i përzuri fantazmat e së shkuarës. Konfliktet u shuan, armiqtë e dikurshëm i dhanë dorën njëri-tjetrit, dialogu filloi të ushtrohej, perspektiva e anëtarësimit në BE jepte shpresë duke e bërë edhe Bashkimin Europian të lumtur. Por tani Ballkani po zien sërish, aq sa dy ministra të Mbrojtjes të dy anëtarëve ballkanikë të NATO-s, ajo…
Misioni i OSBE/ODIHR-së dje e publikoi raportin përfundimtar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, të mbajtura me 11 dhjetor vitin e kaluar në Maqedoni, në të cilin theksohet se është e nevojshme që edhe më tej të punohet në avancimin e kornizës ligjore, por edhe të ndërmerren masa ligjore për kërcënimet ndaj ambasadorëve. “Edhe pse partitë përgjithësisht, kanë mundësi për paraqitje të lirë në fushata, porositet që autoritetet dhe partitë politike të ndërmarrin hapa konkrete që të mos bëhet presion ndaj të punësuarve në administratën shtetërore, aktivitetet politike dhe tjerat që i vizitojnë ngjarjet e tilla ose, votimet. Trysnitë duhet të…
Moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha të diellit, të cilat më shumë do të jenë prezent në pjesët lindore. Gjatë ditës do të ketë rritje të vranësirave, ndërsa rreth mesditës dhe pasditës mot i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, por më të mëdha do të jenë në pjesët perëndimore të vendit ku pritet të bien rreth 16 litra në metër katror. Do të fryjë erë mesatare, ndërsa në pjesët perëndimore të vendit edhe erë e fuqishme juglindore, në orët e mbrëmjes dhe natës do ta ndryshojë drejtimin në verior. Temperatura e mëngjesit…
Ka deklaratë të përbashkët, shkuam në Tiranë për marrëveshjen që u prodhua në Shkup. Nuk është platformë por është Deklaratë e përbashkët. Ne kërkonim unifikimin e partive opozitare shqiptare, që të humbet fundja BDI dhe jo votat e shqiptarëve, ka thënë deputeti i BDI-së Artan Grubi në vijim të debatit në Click plus në TV21. “Nuk ka parti që ka fituar radhazi gjitha ciklet zgjedhore siç ka qenë BDI. BDI e ka delegimin e sovranit për të udhëheq ato institucione apo zbatuar gjithë këtë. Në qfotë se mund të bëjnë më mirë se BDI, ja gara është e hapur, ofroni…
Arjanit Hoxha në lidhje me përgjysmimin e votave të BDI-së gjatë debatit televiziv në Tv 21 i replikon Artan Grubit duke ja bërë të qartë se një ndër shkaqet e humbjes së deputetëve shqiptarë është pikërisht ky cinizmi juaj duke më pyetur si përfaqësues i kujt jam ftuar sonte (ndërkaq që paralajmërin ka patur mundësi ta ndjek Grubi gjatë gjithë ditës), aq bukur fole si Grubi sonte sa për një moment mendova se do ja fusësh ulërimës UÇK.. Ju si parti në vitin 2017 pranoni se tashi u deligjitmua BDI, në 2011 votat opozitare kanë qenë po kaq dhe pse…
Në #TV21: Artan Grubi, BDI; Arianit Hoxha, Lëvizja Besa; Besim Hoda dhe Muhamet Halili. Arjanit Hoxha në lidhje me komentin pse ri e heshtur politika shqipatre, ai sqaron se ky pushtet në ikje nëse i kundërvihet nivelit të ulët duhet ti bëhemi shokë një opsioni politik siç është VMRO, që inskenon incidenete politike, për faktin se ata e kane të vetmen mënyrë për të mbajtë këtshu shtetin, me patriotzizmin e remë, për të fshehë skandalet politike. Duhet me maturi të ndiqet situata, mos eskalojè si kjo e sotmja me gazaterë, ashtu edhe si dje një shqiptare me mbules është sulmuar…
Gjatë kohës që fillonte protesta para Qeverisë së Maqedonisë, për të cilin siç thonë organizatorët është jo partiake, para shtabit të VMRO-DPMNE-së dhjetëra qytetarë, të mbështetur në murrë jepnin nënshkrime me emër dhe mbiemër në listë për prezencë, raporton Nova TV. Protestën e organizon iniciativa “Maqedoni e përbashkët”, e cila kërkon refuzim të platformës së përbashkët të partive shqiptare. https://www.facebook.com/kriminalitenavmrodpmne/videos/759536337547894/
Kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev, gjatë ditës u takua me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar. Në takim u bisedua për procesin e formimit të shumicës së re parlamentare e cila pritet të përfundojë me formimin e Qeverisë së re në republikën e Maqedonisë. “Jemi tërësisht të përkushtuar në formimin e Qeverisë së re të reformuar në Republikën e Maqeonisë”- ka theksuar Zaev. Sipas Zaevit prioritet i qeverisë së re janë ekonomia dhe agjenda evropiane.
Sektori i Punëve të Brendshme Strumicë parashtroi padi penale kundër E.R (20), B.R (19), A.K (23), J.A (25), R.D (23), GJ.M (23), dhe M.D (23), të gjithë nga Strumica, për shkak të ekzistimit të bazës për dyshim për vepër të kryer penale “vjedhje”. Nga MPB informojnë se prej datës 8 deri më 16 janar të denoncuarit disa herë nga një repart i pasiguruar për prodhim, i vendosur në rrethinën e SHA IGM “Elenica” , kanë vjedhur 30 akumulatorë, me ç’rast kanë shkaktuar dëm material prej 360.000 denarë.
Gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra, nga ekipi i rrjetit Ballkanit për hulumtim gazetaresk, e inspiruar nga fjalimi i djeshëm i ministrit të Punëve të Jashtme të Austrisë, Sebastian Kurc, në konferencën në Vjenë, thotë ai assesi nuk duhet të flet për lirinë e mediave. Në konferencën njëditore të OSBE-së në Austri për lirinë e mediave përkushtuar gjendjeve të vënëve nga Ballkani Perëndimor, Xharra dhe gazetarët nga rajoni me protestë e dëgjuan Kurc. Ajo tha se ai e ka përkrahur ish kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, në fushatën e tij, ndërkaq sipas saj, vlen si shtypësi më i madh i mediave…

