Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, brendshëm ka mohuar akuzat për përfshirjen e Policisë së Kosovës në incidentin e armatosur në Kumanovë në vitin 2015. Akuzës së njërit prind, të bërë në ‘Rubikon’, ai i është përgjigjur ashpër duke potencuar se po kërkon të kuptohet se nga kush po manipulohen familjarët. Hyseni thotë se po ta dinte që po përgatitej sulm në Kumanovë ai do të përdorte autoritetin e tij për ta ndalur. Thotë se për rastin ishte njoftuar vetëm pasi kishte ndodhur duke potencuar se MPJ’ja është ajo që komunikon me shtetet. Hyseni ka kërkuar që të hetohet…
Author: Rilinda
Gjatë seancës së sotme gjyqësore për ndodhitë në “Lagjen e Trimave”, u dëgjua edhe pronari i njërës prej shtëpive ku kanë qëndruar grupi në Kumanovë, Fadil Fejzullahu. Ai mohoi akuzat për ndihmë logjistike të grupit, por tha se ka qëndruar 3 dite në shtëpinë në “Lagjen e Trimave” me grupin vetëm e vetëm që ata mos të mendojnë se do t’i tradhtojë. Prokuroria e pyeti Fadil Fejzullahun a ka gjuajtur me armë ndaj policisë, e përgjigja e tij ishte “jo”. Mirëpo, prokuroria i tha se gjurmët e tij janë gjetur në një kallashnikov. Fadil Fejzullahu tha se prej grupit e…
Parlamenti Evropian do ta anulojë votimin në seancën plenare për Rezolutën për Republikën e Maqedonisë, nëse vendi javën e ardhshme nuk formon Qeveri, njofton korrespondenti i MIA-s nga Brukseli. Disa persona zyrtarë të Europarlamentit, në një deklaratë për MIA-n konfirmuan se eurodeputetët nuk dëshirojnë ta miratojnë Rezolutën të cilën paraprakisht e votoi Komiteti i Punëve të Jashtme (AFET) i PE-së në seancën plenare në Strasburg, të caktuar për më 14 dhe 15 të këtij muaji, nëse deri atëherë nuk ka kurrfarë zgjidhje në skenën politike të Maqedonisë. “Edhe pse në seancën plenare në Parlamentin Evropian më 14 dhe 15 mars…
Do të fryjë erë mesatare, kryesisht jugore. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës prej 8 deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot i ngjashëm, me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare dhe me erë të mesme. Temperatura mëngjesit do të ulet deri në tre, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri në 18 gradë.
Lidhur me zhvillimet në Maqedoni ka reaguar edhe gazetari i njohur Milaim Zaeka. Autori i emisionit Pa Rrotlla, ka goditur pa doreza politikanët shqiptarë në Maqedoni, por duke ofenduar edhe presidentin Ivanov. Zeka ka shkruar se shumë i ka hy në qef Ivanovi, për shkak se u tregoi politikanëve shqiptarë në Maqedoni se deri tani kanë qenë vetëm “kondoma” të Gruevskit.
Nxënësit shqiptarë të Kumanovës kanë qenë cak i sulmeve të publikut maqedonas në shkollën fillore “Magdalena Antova” në fshatin Rajkovo kuqa të Kumanovës. Ekipi sportiv i SH.F. “Naim Frashëri” nga Kumanova, i përbërë prej rreth 20 vetash, kanë qenë duke marrë pjesë në garat shkollore për fillorist në basketboll, mirëpo gjatë ndeshjes janë sulmuar dhe sharë nga publiku i pranishëm. Lajmin për “Lajm” e konfirmon arsimtari i edukatës fizike, Faton Zenuni, i cili ka arritur t’i mbrojë fëmijët nga sulmet e publikut maqedonas. “Ishte një garë që organizohet në kuadrin e garave të sportit shkollor për fëmijë në Rajkovo kuqa…
Zahir Beqiri i njohur me nofkën “Çaush”, i cili është arrestuar në aferën e “incizimeve” u ka dërguar një “selam” nga burgu, siç i ka quajtur, milionerëve të regjimit. “Eselamu Alejkum-Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju qytetarë të R.M.-së. Sa ndjenjë e bukur këtu në burg që në krevatin tim nga lufta e dytë botërore do të flejnë milionerët e regjimit. Of of, sa bukur. Mos u brengosni, gjithçka do të shkojë si të jetë e lyer. Ju dëshiroj dt të mrekullueshme bashkëpartiakë të mi dhe luftëtarë për liri”, ka shkruar Çaushi në facebook.
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov vendosi dje që të mos i japë mandatin kreut të opozitës, Zoran Zaev duke u shprehur se platformat e importuara nga jashtë nuk ishin në të mirë të vendit dhe se do të sillnin destabilizim. Pas kësaj, Zaev kërkoi largimin e presidentit. Reagime të ndryshme kanë ardhur nga politika maqedonase, por edhe ajo shqiptare. Ndër reagimet e veçanta është edhe ai i avokatit Spartak Ngjela. Postimi i plotës Ngjelës në Facebook: “Maqedonia po shkon me rritëm të shpejtë drejt Albanizimit të saj. Shqiptarët përfundimisht po marrin vendin e tyre ne tokën e tyre, dhe në…
Ambasada për fëmijë Megjashi reagon ndaj dërgimit të fëmijëve në protesta, duke theksuar se ekziston rrezik potencial nga paraqitja e dhunës që do ta rrezikojë sigurinë e tyre, madje edhe kur protestat në përgjithësi janë jo të dhunshme. “Mund të jenë përvojë traumatizuese për fëmijët, posaçërisht për shkak bërtitjeve, prezencës së policëve të armatosur, numrit të madh të njerëzve të panjohur në të njëjtën kohë… Qëndrimi i Megjashit është se fëmijët nuk duhet të dërgohen në protesta, por nëse prindi në përgjegjësinë e tij vendos ndryshe, atëherë duhet të qëndroj më anash nga rrëmuja, në vende ku ekziston rrezik më…
Janeva do të shkarkojë Fatime Fetain është afruar shumë me një parti politike?! Prokurorja Speciale, Katica Janeva ka gjasa të përjashtojë nga ekipi i saj prokuroren Fatime Fetai, njoftojnë burime të afërta me prokurorinë. Shkak për këtë është afërsia e prokurores Fetai me përfaqësues të një partie shqiptare, nga e cila ka persona të dyshuar prej PSP-së, por edhe shumë funksionarë tjerë të cilët potencialisht mund të dyshohen. Afërsia e Fetait me këtë parti politike, ka filluar të ju pengojë edhe diplomatëve në Shkup, për shkak se partia me funksionarët e së cilës mban raporte Fetai është e afërt me…
Pas fjalimit të Gjorgje Ivanov i cili dërgoi kritika ndaj vendeve fqinje si Tirana dhe Prishtina, ka reaguar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, duke theksuar se Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë “Gjuha shqipe qenka kërcënim për Maqedoninë. Kjo tregon për trajtimin e shqiptarëve. Këto po shpërfaqen tanimë. Shqiptarët duhet të qëndrojnë të bashkuar ndërsa Prishtina e Tirana duhet të flasin me një zë. Ky diskriminim është i papranueshëm. Edi Rama e filloi”, shkruan Shpend Ahmeti.
Përpos makinave që Tetova vazhdon të ngulfatët çdo ditë ku qytetarët helmohen, ka edhe ndotës tjerë më të mëdhenj. Një student i cili banon në konviktin e Universitetit ka dërguar këtë fotografi ku thotë se Tetova ndotet edhe nga këta. Siç mund të shihet një tym i madh po vazhdon edhe në këto orë të mëngjesit ku ka nisur ti helmojë studentet.

