Organet kompetente duhet të garantojnë siguri për gazetarin Borjan Jovanovski i cili të ejten ishte sulmuar në një restorant në Shkup. Përfaqësuesja e OSBE-së për lirinë e mediave, Dunja Mijatoviq, ka reaguar ndaj “valës së kërcënimeve dhe presioneve” ndaj gazetarëve në Maqedoni. “Kërcënimet e fundit kundër mediave janë shumë shqetësuese. Mediat duhet të mbeten të lira nga kërcënimet me qëllim që të lejohen zëra të pavarur, kritikë dhe pluralistë në shoqëri. U bëj thirrje autoriteteve t`i hetojnë të gjitha këto sulme”- shkruan në deklaratë Mijatoviq. Nga zyra e Mijatoviqit thonë se përfaqësuesja është në kontakt me misionin e OSBE-së në…
Author: Rilinda
Oda ekonomike e Maqedonisë sot do të informojë për vendosjen e regullativës së re për kontroll të emisioneve në ajër nga kapacitetet industriale. Në ngjarjen do të flasin udhëheqësi i Drejtorisë për ambient të jetesës pranë Ministrisë dikasteriale Nazim Aliti dhe këshilltarja për ambient të jetesës, Besa Tateshi, si dhe tuining këshilltari i përhershëm pranë Agjencisë austriake për ekologji, Klemens Konrad
Plani i kryetarit të PVD-së Riza Halimi për largimin e APN-së nga pushteti qeverisës dhe koalicioni i ri me BDL, UDSH, dhe grupin e «larguar» nga PDSH-ja ishte në teori i thjeshtë, kurse në praktikë duket të jetë i vështirë. Mbledhja e kryesisë së PVD-së së bashku me kryetarët e nëndegave të kësaj Partia ka shfaqur përçarje të rënda brendapartiake për postin e kryetarit të Komunës së Preshevës. Ardita Sinani, kryetare e tanishme e Kuvendit Komunal si dhe Xhelal Memeti, zv.kryetarë i Komunës së Preshevës janë dy kandidatët për postin e kryetarit të komunës në koalicionin e përfolur me BDL,…
RDK e Vesel Memedit është marrë vesh për pjesëmarrje në qeveri, LR PDSH pritet të vendosë sot ose nesër, kurse UNITETI nuk dihet nëse do të jetë në qeveri ose do të mbetet në opozitë. Kështu informojnë burime partiake të kycura në negociatat për formimin e Qeverisë së re, të udhëhequr nga LSDM-ja, shkruajnë disa portale maqedonase, transmeton Almakos. Këtë mënyrë të negociimit ata e interpretojnë si sinjal se Aleanca për Shqiptarët është afër shpërberjes edhe pse paralajmërohej mundësia për bashkimin e tri partive në një parti të përbashkët. Burime partiake thonë se dy tre ditët në vijim do të…
Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Todorov ka deklaruar se nuk është e vërtetë që çështja e PSP-së ka qenë shkak për mos arritjen e marrëveshjes për koalicionim mes VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së. Todorov ka thënë se dy partitë kanë pasur plan se si ta tejkalojnë këtë problem. “PSP-ja ishte çështja e parë që e sqaruam në negociata dhe për të cilën arritëm marrëveshje. Marreveshja ishte se kemi dallime për këtë çështje, por se ajo nuk do të jetë pengesë që të bëjmë koalicion. U morëm vesh që BDI të propozojë ligjin për vazhdimin e mandatit të PSP-së në Kuvend, kurse…
Shtyrja e zgjedhjeve lokale do të shkaktonte kaos në komuna dhe do t’i jepte goditje të fuqishme ekonomisë së vendit. Autoritet kompetente për momentin nuk zbardhin se si do të funksiononte vetëqeverisja lokale dhe nëse kryetarëve dhe këshilltarëve aktual në komuna u skadon mandati përpara se të zgjidhen pasardhësit e tyre. Kryetari i Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale, Koce Trajanovski theksoi se do të kërkojë mendim nga institucionet kompetente, meqë ligji për vetëqeverisje lokale nuk parashikon një situatë të këtillë. Duke marrë parasysh faktin se bëhet fjalë për post publik në një situatë të tillë do të shkaktohej një…
Fytyra e errët dhe e dhunshme e partisë që në mënyrë indirekte ende qeveris me Maqedoninë, VMRO-DPMNE, shumë lehtë dhe shpejt doli në sipërfaqe. Pasi që, pas zgjedhjeve të shumëpritura parlamentare të mbajtura në dhjetor, u bë shumë e qartë se ky koalicion politik, përkundër fitores së ngushtë, pas stërzgjatjes së negociatave për krijim të qeverisë me partinë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI), nuk do të arrijë të krijojë qeveri, nisi fushata përplot histeri dhe urrejtje. Kështu, në një analizë më të gjatë të aktualitetit në Maqedoni, shkruan portali kroat lupiga.com, duke cekur se presidenti maqedonas Gjorge Ivanov, në…
Më shumë se dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare Maqedonia ndodhet buzë greminës. Nacionalistët e VMRO-DPMNE refuzojnë ta lënë pushtetin, shkruan gazeta zvicerane “Le Temps”. A po e kërcënon sërish Maqedoninë fantazma e luftës civile? «Kushtetuta dhe ndërgjegjja ime ma ndalojnë t’ia besoj formimin e qeverisë një personi ose një partie, programi i së cilës rrezikon sovranitetin, integritetin dhe pavarësinë e vendit», ka deklaruar të mërkurën e kaluar para medieve presidenti Gjorgje Ivanov, duke provokuar kështu një valë paniku. Dy ditë më parë, shefi i opozitës, Zoran Zaev, paraqiti listën prej 67 deputetëve që e mbështesin atë – nga 120 sa…
Nga dita e hënë Maqedonia do të jetë nën ndikimin e lagështisë të cilat do të paraqiten me mot të vrenjtur dhe me shi të intensitetit të ndryshueshëm. Në pikat e larta malore do të ketë borë dhe ritet të formohet një shtresë e re. Reshje më të mëdha pritet të ketë të mërkurën në pjesën perëndimore dhe jugore të vendit, me ç’rast pritet që reshjet të jenë mbi 40 litra në një metër katror. Gjithashtu do të fryn një erë e ftohtë veriore e cila do të ndikon në uljen e temperaturave ditore.
Plenumi i arsimtarëve në Maqedoni ka dënuar ashpër ngjarjet e fundit në disa shkolla të Shkupi, Shtipit dhe Manastirit, në të cilat nxënës të shkollave fillore dhe të mesme janë keqpërdorur për qëllime politike. “Mendojmë se disa grupacione politike po manipulojnë dhe keqpërdorin nxënësit, ndërsa Ministrai kompetente hesht. Për plenumin e arsimtarëve gjithë mësuesit dhe drejtorët që i shfrytëzojnë nxënësit për qëllimet e tyre politike, gjithë janë të turo për këtë profesion të shenjtë. Apelojmë deri tek ata që të mos i vendosin nxënësit në situata të palakmueshme dhe i bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) të reagojë…
MAQEDONIZv.komandanti i njësisë në MPB ka penguar kapjen e sulmuesve të gazetarëve të “A1on” ByLajmPress8E postuar më 04-03-2017, 11:42 sulm-i-gazetarëve-780×439 Zv.komandanti i njësitit policor ka penguar policin i cili e ka ndjekur njërin nga sulmuesit që e rrahën ekipin e portalit A1on, ndërkaq polici ka përgatitur edhe vërejtje zyrtare njofton televizioni Telma. Lajmin e konfirmon edhe ministri i Brendshëm, Agim Nuhiu. Ai tha se kërkohen informata shtesë që të vendoset nëse do të ngritet procedurë disiplinore, kundër zv.komandantit të njësitit e cila nuk është në uniformë. Zv.komandanti i njësitit ka qenë edhe pjesë e “bombave” të LSDM-së të cilat hetohen…
Presidenti i Greqisë, Prokopis Pavllopullos nga Seres ka dërguar porosi të re se Maqedonia është greke dhe se sa më shpejtë ai fakt pranohet nga politikanët e Maqedonisë, aq më shpejtë do të përmirësohet klima politike mes dy shteteve. Pavllopullos hapur ka përmendur se dera për hyrje të Maqedonisë në BE do të jetë e mbyllur, derisa insiston që ta shfrytëzojë emrin “Maqedoni” dhe do të shpërndajë irredentizëm. “Maqedonia është greke dhe pranimi praktik i kësaj të vërtete të qartë do ta lehtësojnë ndjeshëm klimën politike dhe marrëdhëniet mes y shteteve në Ballkan. Këtë duhet ta dijë mirë shteti fqinj…

