Author: Rilinda

Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë sot nëpërmjet kumtesës konfirmoi se gjykatësja, Tatjana Mihalljova, dje ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga funksioni u.d. kryetare e GJykatës Themelore Shkupi 1. Nga Këshilli Gjyqësor sot njoftojnë se po i ndërmarrin masat për “zgjidhje adekuate për gjendjen” dhe në afat sa më të shkurtër kohor do të mbajnë seancë. “Gjykatësja Tatjana Mihajllova dje më 07.03.2017, me shkrim e ka njoftuar Këshillin Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë se e dorëzon dorëheqjen e parevokueshme nga u.d. kryetare e Gjykatës Themelore Shkupi 1 Shkup. Gjatë ditës së sotme Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë do të…

Lexo më Shumë

Sipas Shoqatës për emancipim, solidaritet dhe barazi gjinore – ESE, në 35 komuna të Maqedonisë nuk ka gjinekolog amë, kurse në 29 komuna nuk ka numër të mjaftueshëm të gjinekologëve. Kjo shoqatë shpreh shqetësim për përparimin e kufizuar të shtetit në drejtim të përmirësimit të qasjes së shërbimeve shëndetësore për gratë dhe për shëndet riprodhues të grave në tërë territorin e Maqedonisë. Sipas ESE-së, niveli i vdekshmërisë nga karcinomi i qafës së mitrës te gratë shënon ritje, ndërkaq kritikojnë Ministrinë e shëndetësisë se e ka ulur përfshirjen e grave në Programin për skrining të kancerit në qafën e mitrës. Buxheti…

Lexo më Shumë

ashkimi Europian mbetet i angazhuar në Ballkanin perëndimor dhe do t’i qëndrojë zotimeve të tij, thotë Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, në letrën e dërguar anëtarëve si ftesë për mbledhjen e këshillit të enjten. “Do ta shohim me kujdes situatën në rajon, e cila është mjaft e brishtë. Do të shohim gjithashtu mënyrat si duhet vepruar përballë objektivit tonë të përbashkët të forcimit të mbrojtjes dhe sigurisë së Europës”, shkruan Tusk. Takimi do të fokusohet edhe në zgjedhjen e Presidentit të Këshillit Europian për periudhën qershor 2017-nëntor 2019, ndërsa do të preken dhe tema të tjera si emigracioni, ekonomia…

Lexo më Shumë

Gratë e Maqedonisë të cilat janë të punësuara kanë vetëm 15 për qind të kohës për t’iu përkushtuar aktiviteteve të lira, ndërsa tek gratë e papunësuara 21 për qind për aktivitete të lira. Në mjediset urbane gratë mesatarisht brenda ditës kalojnë nga 2 orë e 16 minuta në argëtim dhe kulturë, prëderisa në mjediset rurale gratë kanë nga 1 orë e 13 minuta kohë për argëtim. Nga të gjitha aktivitetet shtëpiake të grave, 16 për qind bëjnë pjesë pastrimi i shtëpisë, ndërsa mesatarisht gjatë ditës nga 1 orë e 50 minuta në shikim të televizionit. Ato gra të cilat kanë…

Lexo më Shumë

Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira dhe me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, ndërsa në malet më të larta borë. Temperaturat do të lëvizin prej 3 deri 14 gradë celsius. Në Shkup dhe rrethinë mot i ngjashëm me temperaturë deri 13 gradë celsius.

Lexo më Shumë

Xhemaludin Idrizi, ish drejtor i gjimnazit Zef Lush Marku në Shkup, duke uruar ditën e arsimit, ditën e shkollës në gjuhën shqipe thekson se kemi nevojë për analizë të thellë në të bërit krahasimin dje dhe sot, megjithatë meqë jam në arsim nga vitet e 70-ta , tani në një peruidhë të trazicionit, më parë arsimi ishte i idioligjuar dhe jashata asaj nuk mund të dilej, me ca probleme në sferën kadrovike, qoftë sfera e përfshirjes së fëmijëve nëpër shkolla , pjesa e botimit të teksteve,.. mirëpo në atë periudhë në faze të ndryshme arsimi ka ecur përpara deri në…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, për gazetën irlandeze “Irish Times” paralajmëron se hapat e gabuar “mund të ndezin zjarr në shtet”, në kushte të protestave të rrugës dhe qorrsokakut, i cili i shkatërron shpresat për fund të krizës politike, transmeton Portalb. Ai gjithashtu shton se ai dhe partitë shqiptare në Maqedoni, mund të bëjnë përpjekje që të formojnë Qeveri pa miratimin e Gjorge Ivanovit, i cili refuzoi t’ua japë mandatin, pasi që sipas tij “rrezikohet sovraniteti dhe unitariteti në shtet”. “Në çdo shtet normal, ku presidenti ka vetëm pushtet ceremonial, do të duhej t’ua jepte mandatin për formim të Qeverisë…

Lexo më Shumë

Qeveria sot planifikon të huazojë 75 milionë euro nga kreditorët vendas. Mjetet do të sigurohen nëpërmjet bonove të letrave me vlerë. Është planifikuar që 54 milionë euro të sigurohen nga aksioni i regjistrimeve shtetërore me afat për parashtrim për një vit, kurse 21 milion euro nëpërmjet aksionit të obligacioneve shtetërore me afat për kthim prej 2 deri 15 vite. Shteti nesër do t’i shpaguajë sipërmarrësisë borxh me vlerë të njëjtë parash si borxh i planifikuar. Përfshirë vitin 2016 niveli i borxhit publik arrin 50,1 % të bruto-prodhimit vendor ose më shumë se 4,7 milionë euro.

Lexo më Shumë

Gjendja politike ka bërë që të vështirësohet edhe mbajtja e zgjedhjeve lokale. Dje ishte dita e fundit e afatit ligjor për përcaktim të zgjedhjeve. Që të mbahen zgjedhjet në gjysmën e parë të muajit maj, Kuvendi duhet të vazhdojë seancën konstituive që të zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe ai t’i shpall zgjedhjet. “Zgjedhjet për anëtarë të këshillit dhe për kryetar të komunës mbahen çdo katër vite njëkohësisht në të gjitha komunat, në gjysmën e parë të muajit maj”, qëndron në nenin 16, pika 1 në Kodin Zgjedhor. Në mënyrë shtesë theksohet se nga dita e shpalljes deri në ditën e…

Lexo më Shumë

Rusia mund të përfitojë nga paqëndrueshmëria politike në Maqedoni për të tentuar rimarrjen e një pjese të territorit të Ballkanit që humbi pas kolapsit të Bashkimit Sovjetik, njofton Top Channel. “Paralajmërimi vjen nga kongresmeni republikan, Peter Roskam. Më e pakta që mund të bëjnë rusët është roli provokativ”, tha ligjvënësi amerikan për “Washington Examiner”. “Duket se kjo është loja e vjetër e Moskës: të krijojë përshtypjen e rreme të trazirave ose t’i shfrytëzojë në maksimum kur ato ekzistojnë vërtet”, shprehet ai. Në rastin aktual, Maqedonia është e pastabilizuar dhe rusëve po u pëlqen të nxjerrin përfitim nga vështirësitë e saj.…

Lexo më Shumë

Nga publikimi i Platformës shqiptare më 7 janar të këtij viti, VMRO DPMNE disa herë ndryshonte terminologjinë gjegjësisht fjalët dhe shprehjet me të cilat në njoftimet, deklaratat dhe intervistat e quante këtë “dokument”. Terminologjia e VMRO DPMNE-së filloi me fjalën “Platformë”, më pas “Platforma e re”, “Platforma Nacioanale”, “Platforma e Shqiptarëve” e deri në “Platformë mbarëshqiptare”, “platforma nga Tirana” dhe “Platforma Tiranase”. Ja datat e këtij evoluimi:

Lexo më Shumë

Në shumë objekte të institucioneve shtetërore në Shkup, të cilat ende janë në ndërtim e sipër, janë vendosur flamuj të mëdhenj të Maqedonisë, pasi që e ashtuquajtura iniciativa qytetare e përkrahur nga VMRO-DPMNE, e cila është kundër Platformës së partive shqiptare, bëri thirrje që të “tërhiqet linja verdh e kuq” me flamur, shkruan BIRN. Kjo “linjë” veçmas shihet në objektet shtetërore dhe fasadat e disa prej tyre që ende janë duke u ndërtuar, ndërkaq në institucionet që janë në funksion në të njëjtat nuk janë vendosur flamuj. Flamuj të mëdhenj thuajse ka n shumicën prej garazheve në kate që janë…

Lexo më Shumë