Maqedonia duhet urgjentisht të kërkojë mision parandalues dhe stabilizues të Bashkimit Evropian në vend, tha ish-ministri i mbrojtjes dhe ambasadori i Bullgarisë në NATO, Belgjikë dhe Luksemburg, Bojko Noevv, në një intervistë për agjencinë bullgare e lajmeve “Fokus”. Letra presidentit Gjorge Ivanov deri tek Këshilli Evropian, SHBA, NATO-s dhe Turqi, Noev e vlerësuar si “një lloj sinjal SOS dërguar Bashkësisë Ndërkombëtare se anija në Shkup po fundoset.” Ai përfundon se Maqedonia më nuk ka ardhmëri të shtetit unitar, duke shtuar se kantonizimi vetëm se ka filluar praktikisht të zbatohet dhe çështja është se ndarja përfundimtare a do të bëhet në…
Author: Rilinda
Shoqata për të drejtën penale dhe kriminologji e Maqedonisë në bashkëpunim me Qendrën për hulumtime strategjike të ASHAM-it dhe Ambasadës të SHBA-së në Republikën e Maqedonisë, sot do të mbajnë debat shkencor dhe profesionist me temë “Çështjet e hapura me provat dhe dëshmimi në procedurën penale”. Debati është orientuar drejtë disa pikave, të cilat dallohen sipas seriozitetit dhe ndërlikueshmërisë, ndërsa mes tyre është statusi i dëshmitarëve të mbrojtur, masat e posaçme hulumtuese, marrëdhëniet mes informacioneve të kualifikuara dhe dëshmitë e palejuara… Në debatin shkencor do të marrin pjesë praktikantë vendor dhe ekspertë, të cilët do të identifikojnë shembull të praktikave…
Drejtoria e të Hyrave Publike ia ka bllokuar llogarinë “Media Print Maqedoni” (MPM) që menaxhon gazetat Dnevnik, Utrinski dhe Vest, kurse ekipi hetues nga Prokuroria speciale publike i kanë marrë librat që ndërlidhen me llogaritë transpacionale të kompanisë, thotë për 24 Analiza, njeriu i parë i kësaj kompanie, Srgjan Kerim. PSP në Media Print ka dërguar dy hetues financiarë që t’i shohin dokumentet. Sipas informatave të Tv 24, ata dy herë kanë marrë të dhënat e duhura nga MPM. Jozyrtarisht, hetohen transakcionet për reklamim partiak në gazeta. Nga PSP nuk komentojnë, por thonë se ka bashkëpunim. Hetimi i PSP-së në…
Kriza politike në Maqedoni nuk mund të zgjidhet me zgjedhje të reja parlamentare, siç insiston VMRO DPMNE-ja, por vetëm duke respektuar shumicën e re parlamentare e dalë nga zgjedhjet e 11 dhjetorit të vitit të kaluar, thonë njohës të çështjeve politike. VMRO DPMNE e Gruevskit ka ripërsëritur kërkesën për zgjedhje të reja në të cilat sipas saj “qytetarët duhet të deklarohen nëse janë ose jo për platformën e partive shqiptare të cilën e ka pranuar LSDM-ja”. Partia Social-Demokrate thotë se ‘zgjidhja e krizës qëndron në dhënien e mandatit liderit të saj Zoran Zaev i cili ka siguruar shumicën parlamentare për…
Kush janë katër deputetët nga koalicioni i udhëhequr prej VMRO-DPMNE-së që d të kalojnë në LSDM? Kjo ka qenë një nga pyetjet që i është parashtruar kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev, kurse përgjigjen do të mund ta dëgjoni sonte në emisionin “Rruga drejt…” që do të emitohet në “Alsat-M”. Në këtë emision Zaev flet edhe për negociatat me partitë shqiptare, por edhe për Platformën Shqiptare. https://www.youtube.com/watch?v=2F1PzduaumQ
Në prag të koalicionimit me LSDM-në, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti është duke përgatitur pastrim të madh të partisë, kanë deklaruar burime partiake në BDI për disa mediume maqedonase. Sipas tyre, pas 15 viteve në politikë, Ahmeti do të përshëndetet përfundimisht me bashkëpunëtorin e tij më të afërt, Musa Xhaferin, sepse ai cilësohet si kuadër i papranueshëm për LSDM-në dhe kryetarin e saj Zoran Zaev. Gati për të njëjtat arsye, por edhe për shkak të rejtingut të ulët në elektorat, mediumet shkruajnë se nga rrethi më i ngushtë i Ahmetit do të largohen edhe shefi aktual i kabinetit, Artan Grubi,…
Në intervistën e dhënë për gazetarin Genc Ymeraj, Bejta është shprehur që e gjithë kriza e krijuar politike po bëhet për të shpëtuar nga përgjegjësia individ të caktuar dhe nuk ka të bëjë aspak për çështje nacionale dhe shtetërore. “Kur liderët nuk japin llogari dhe nuk duan ta vendosin drejtësinë në vendin e vet, atëherë ata kanë problem me vetveten dhe tentojnë që ta marrin në qafë shoqërinë e tyre për të shpëtuar veten. Zgjedhjet janë mbajtur dhe duhet të respektohet vullneti i shumicës së qytetarëve. Partitë e shumicës parlamentare kanë të drejtë të zgjedhin kryetarin e Parlamentit dhe kabinetin…
Organizata ndërkombëtare Raportuesit pa Kufij (RK), i ka dënuar sulmet ndaj gazetarëve maqedonas gjatë kohës së protestës në Shkup. Ata kërkojnë që pushteti ta zbardh dhunën dhe të garantojë sigurinë e punëtorëve të mediumeve. “Në këtë kontekst të tensionuar, i ftojmë të gjithë politikanët të veprojnë me përmbajtje dhe t’i shmangen eskalimit të dhunës. Gjithashtu, kërkojmë që autoritetet ta garantojnë sigurinë e gazetarëve që të mund ta kryejnë punën e tyre ashtu siç duhet”, porositi Ade-Mevell, shef i tavolinës së RK-së për BE dhe Ballkan. Në deklaratën e RK-së përmenden sulmet fizike dhe verbale ndaj gazetarëve të “A1on” Aleksandar Todevski…
Këshilli i Prokurorëve sot do të mbajë seancë në të cilën do të diskutojë për sjelljen e prokuroreve të Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva dhe Fatime Fetai në seancën e rastit “shuplakat”. Seanca e fundit e Këshillit të Prokurorëve për dënimin e prokuroreve speciale është anuluar. Gjykatësja Tatjana Mihajllova, e cila e udhëheqë gjykimin për protestat e dhunshme në Komunë Qendër, në seancën e fundit, i ka dënuar prokuroret speciale me nga 2.000 euro për mos-respektim të Gjykatës. Arsye për këtë ka qenë se prokurorja Fetai ka thënë se proces-verbali i seancës paraprake nuk ka qenë i sakt dhe…
Portalb shumë herë trajtoi temën e librave të përkthyer të projektit “1000 tituj nga universitetet me fame botërore” dhe shumë herë u konstatua përkthimi skandaloz dhe kualiteti i dobët i librave dhe bëri që institucionet e larta të ngritin zërin që të anulohet përdorimi i tyre i detyrueshëm në fakultete. Gjithashtu paqartësi ka edhe tenderi dhe ndarja e parave për këtë projekt, që janë ndarë miliona euro gjegjësisht për kompaninë e cila ishte edhe sponsor i BDI-së, thuhet në storien e emisionit 360 Gradë. Fjalë të pakuptimta, përkthime jo logjike, fjalë të reja, kuptime të humbura në përkthim nga gjuha…
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tre deri në nëntë gradë, ndërsa ajo e ditës prej tetë deri në 16 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme, në pjesët juglindore me reshje të dobëta shiu. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në shtatë gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në…
Azbi Nuredini thekson se deklarata nuk e cënon tërësin unitare të shetit siç pretendohet, pushtetarët të cilët mbajtën pushtetin dekadën e fundit, kjo deklarat u erdhi si peshqesh dhe pretekst për ti ikë drejtësisë. Palët shqipatare kanë përgjegjësi në aspektin e mosqarimit të deklaratës jo vetëm nga përmbajtja por dhe për nga mbrojtja e saj ngaqë i dha mundësi palës maqedone, sidomos VMRO-së që deklaratën ta ketë një alibi. Deklarata është bërë si një dhurat VMRO-së, kështu mendoj unë. Deklarata ska asgjë tjetër përveç asaj që partitë politike shqipatre i kanë pasë në programet e tyre politike. Deklarata si e…

