Biznesmeni Sead Koçan për të cilin Gjykata Penale ka ngritur masën e paraburgimit, si i dyshuari i parë në rastin “Trust”, dje pasdite është larguar nga shteti, kupton televizioni Telma. Ndryshe, Sead Koçan, Vasilije Aviroviq dhe Safet Batiq janë të dyshuar për falsifikim të dokumenteve me anë të së cilëve kanë fituar tender në vlerë prej 17 milionë euro nga ELEM për gjurmim të qymyrit dhe mbetjeve nga miniera e Suvodollit.
Author: Rilinda
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti sonte në emisionin Top Tema tha se kanë dokument të nënshkruar nga VMRO-DPMNE për atë çfarë kishte pranuar partia e udhëhequr nga Nikolla Gruevski në bisedimet e tyre për formimin e Qeverisë së Maqedonisë. “VMRO – DPMNE ka pranuar dygjuhësinë dhe kërkesat tjera të Platformës shqiptare. Vetëm një pikë nuk ishte e pranueshme për to dhe atë puna e Prokurorisë Speciale Publike. Ne kemi dokument që dëshmon atë që kanë pranuar. Nëse është e nevojshme do ta bëjmë publike. Nëse kjo do të ndihmojë në pastrimin e mjegullës dhe spekulimeve politike që…
Protestuesit proqeveritarë “Për Maqedoni të përbashkët” kanë sulmuar ekipin e TV 24 fillimisht në mënyrë verbale kurse kur kameramani merrte inserte gazetari Kristijan Banevski është sulmuar me shtizë të flamurit në kokë. Banevski ka reaguar tek njëri prej organizatorët ku ka marrë përgjigje se personi që e ka sulmuar nuk ka ditur se si valëvitet flamuri. Kujtojmë se para disa ditëve në po të njëjtën protestë u sulmuan edhe kameramani i portalit A1on, Vladimir Zhelçevski dhe gazetari Aleksandar Todevski.
Ministri i brendshëm i Maqedonisë, në një deklaratë për Portalb.mk ka hedhur poshtë spekulimet e disa mediave se në Kodrën e Diellit në Tetovë janë dërguar ekipe speciale të policisë të cilët janë në gjah të një grupi të armatosur. “Ministria e brendshme nuk ka informata të tilla se paska një grup të armatosur në Kodrën e Diellit. Ne nuk kemi dërguar asnjë ekip special në Kodrën e Diellit. Nuk kemi marrë asnjë kërcënim dhe askush nuk ka denoncuar kërcënime të tilla.” u shpreh Nuhiu për Portalb. Ai tha se policia do të kërkojë prej Prokurorisë Publike ti verifikojë komunikimet…
Shoqata e gazetarëve të Maqedonisë faleminderon administratëen amerikane për rarpotin objektiv për lirinë e fjalës në Maqedoni, ku konstatohet se këto liri janë cënuar për shkak të trysnisë së vazhdueshme të qeverisë ndaj mediave. “Uashingtoni njeh burimet e krizës në mediat maqedone, siç janë politika e mosndëshkimit të dhunës kundër gazetarëve dhe shpërdorimi i parasë publike nga qeveria për të kontrollar median. Në Raport amerikanët flasin për sulmet e shpeshtuara kundër gazetarëve, duke filluar nga suulmet fizike deri të kërcënimet për jetën e gazetarëve, ku janë përshirë edhe bartës të funksioneve publike. Shqetëson fakti që asnjë prej këtyre sulmeve nuk…
Ueb faqja e njohur “WikiLeaks”, së fundmi ka publikuar një dokument sekret të CIA-s mbi marrëveshjen mes liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe ish kryeministrit Nikolla Gruevski mbi miratimin e ligjit për dygjuhësinë dhe ligjit për ish ushtarët e UÇK-së. Sipas dokumentit, ish kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski në vitin 2007 ka arritur një marrëveshje me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) Ali Ahmeti, si përfaqësues i shqiptarëve të Maqedonisë. “Gruevski në vitin 2007 (një vit para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Ali Ahmetit i premtoi që në qoftë se do të hynte me atë në një koalicion të ri…
Qytetarët të cilët gjatë vitit të kaluar kanë realizuar të ardhura shtesë më së voni deri më 15 mars e kanë për obligim të bëjnë paraqitjen e tatimit vjetor, të dorëzojnë Formularin për të Ardhurat Personale (TAP) dhe Paraqitjen e Tatimit Vjetor (PTV), informoi Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP). Paraqitja vjetore e tatimeve bëhet nëse gjatë vitit 2016-të qytetarët kanë realizuar të ardhura shtesë prej: qirave( dhënien e pronës me qira), prej të drejtave autoriale, dividendit të paguar, fitimit kapital nga shitja e pjesëmarrjes në kapital dhe pronës së patundshme, fitimit individual prej lojërave të përgjithshme të fatit (lojërave…
Ish Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi do të jetë kryetari i Parlamentit në rast të formimit të qeverisë mes LSDM-së dhe BDI-së. Republika.mk nga burime të saj ka mësuar se mes LSDM-së dhe BDI-së është arritur marrëveshje që Talat Xhaferi të jetë kryetari i Parlamentit, dhe se në mungesë të Presidentit të shtetit, Xhaferi do të udhëhet shtetin dhe ai do të jetë komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Republikës së Maqedonisë.
Televizioni Sitel dhe TV Nova janë mediat e vetme të cilat, edhe pse kanë më shumë procedura të shkeljes së normave gjatë raportimit në periudhën e fushatës parazgjedhore, ata asnjëherë nuk janë përgjigjur para Gjykatës, shkruan Prizma. Sipas raportit të fundit nga Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele, kundër televizionit Sitel ka ngritur 7 kallëzime, ndërsa kundër televizionit Nova 17, për shkeljen e normave gjatë raportimit në fushatën parazgjedhore. Të gjitha paraqitjet kanë të bëjnë ma atë se të dy mediat e kanë shkelur Kodin Zgjedhor dhe nuk kanë siguruar prezantim zgjedhor medial në mënyrë të drejtë, të balancuar…
Kriza dhe devijimet shoqërore kanë depërtuar në çdo pore të jetës, duke mos kursyer asgjë që llogaritet e mirë publike, shkruan gazeta KOHA. Dëmtimi dhe grabitja e pasurisë publike, ka kaluar çdo kufi madje kur vihet në pikëpyetje edhe jeta e atyre që bëjnë vepra vandale. Një rast eklatant ndodh me grabitjen e siguresave nga shtyllat e ndriçimit publik. Përgjatë shtegut për këmbësore të ndërtuar nga qyteti i Gostivarit drejt burimit të lumit Vardar në fshatit Vërtok, në disa nga shtyllat e ndriçimit publik janë hapur kutitë dhe janë grabitur siguresat, kurse në disa nga ato edhe dritat. Për shkak…
Në Info Qendrën e BE-së në Shkup sot do të promovohet projekti “Aleanca qytetare për transparencë – Vëzhgim i procesit të reformave në administratën publike nga ana e organizatave qytetare”, i cili financiarisht me 333.333 euro është mbështetur nga Bashkimi Evropian. Ngjarjen është paraparë ta hapë euroambasadori Samuel Zhbogar, ndërsa do të prezantohen gjetjet kyçe nga hulumtimi për njohurinë dhe pjesëmarrjen e organizatave qytetare në procesin e reformës së administratës publike. Qëllimi i projektit është përforcimi i ndikimit të shoqërisë qytetare në proceset e krijimit të politikave publike. Pritet që projekti të kontribuojë drejt avancimit të kapaciteteve të organizatave qytetare…
Në rubrikën e tij, ku kujton figurat më të ndritura të historisë së Shqipërisë, kryeministri Rama vlerëson bandën muzikore të shqiptarëve të Shkupit duke “thumbuar” Presidentin e Maqedonisë, Ivanov. Rama shkruan se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor. AMARCORD Në mars 1912, 105 vjet më parë, banda muzikore shqiptare në Shkup i linte trashëgim historisë dhe mendjeve të ndriçuara, nëpërmjet kësaj fotoje të Marubit, mesazhin gjithmonë të vlefshëm, se identiteti i vërtetë i shqiptarëve etnikë është frut i luftës për emancipim kulturor, arsimor dhe gjuhësor dhe jo i dyfekut të…

