Drejtoria për të Ardhura Publike (DAP), sot e ka publikuar listën e tretë të borxhlinjve për borxhe për këtë vit dhe atë në periudhën prej 30 nëntor 2016 deri më 28 shkurt 2017. Borxhet janë në bazë të TVSH-së, tatimit të profitit, tatimi personal i të ardhurave nga kontributet e sigurimit, aksioneve dhe doganave. Në këtë listë janë edhe personat fizik që kanë borxh mbi 120.000 denarë, derisa për personat juridik ai është mbi 300.000 denarë. https://www.ujp.gov.mk/mk/otvoreni_povici/pogledni/318
Author: Rilinda
Vasil Kuzmanoski nga Ohri u zgjodh kryetar i Dhomës së noterëve të Republikës së Maqedonisë. Si vendosi sot Këshilli i Dhomës, noteri Kuzmanoski, ka marrë mandatin si kryetar për periudhën 2017 – 2020. Në Kuvendin e Dhomës u zgjodhën edhe organe të tjera të reja.
Marjan Cvetkovski, drejtori ekzekutiv i Radiotelevizionit të Maqedonisë, që është edhe njeriu me besim më të madh i liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka nxjerrë në shitje pronat e tij, njofton portali dokazm. Sipas këtij portali, Cvetkovski para ardhjes në pushtet të VMRO-DPMNE, ka poseduar një shtëpi të zakonshme në periferi të Shkupit, ndërsa tani ka tre shtëpi në lagjet luksoze të Shkupit, ndër to edhe në Vodno. Ai njihet edhe personi që ka formuar TV Nova me pronar Sead Koçan, ndaj të cilit është lëshuar fletëarrest ndërkombëtar, pas akuzës së ngritur nga Prokuroria Speciale. Përveç shtëpive në Maqedoni, ai…
Maqedonia duhet të fillojë së ndërtuari një shtet shumetnik dhe të barabartë për maqedonasit dhe shqiptarët – ose, nëse kjo nuk ndodh, kriza aktuale mund të çojë në fillimin e fundit të Maqedonisë, shkruan në numrin e sotëm “Koha Ditore”. “Në krizën aktuale politike Maqedonia gjendet përballë dy opsioneve. E para, të fillojë së ndërtuari një shtet shumetnik e i barabartë për maqedonasit e shqiptarët dhe, e dyta, nëse kjo nuk ndodh, ky do të jetë fillimi i fundit i Maqedonisë. Kriza disamujore, e cila nisi me skandalin e përgjimeve, po vazhdon ende. Edhe pse fitoi zgjedhjet, VMRO-DPMNE nuk arriti…
Me rendiment më të madh nga pritshmëria dhe çmim më të lartë do të përfundojë blerja e sivjetme e duhanit. Sipas të dhënave të fundit nga Minsitria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, janë marrë mbi 25.000 tonë duhan, që është 5.000 tonë më shumë nga vlerësimet fillestare për tërë rekoltën e vitit 2016. Është arritur çmim mesatar prej 196,82 denarë për kilogram apo 14 denarë më shumë se vitin e kaluar, që paraqiste 182 denarë. Pagesa për duhanin është realizuar 98 për qind. Deri më tani janë paguar 4,848 miliardë denarë. Këtë vit duhan kanë blerë nëntë ndërmarrje…
“Mendoj se këtu taktikisht është gabuar nga ana e partive shqiptare në Maqedoni të cilat në një farë mënyrë keq e parashtruan çështjen e reformave” thotë kryetari i parë i Maqedonisë së pavarur Stojan Andov në intervistën e së dielës për Radio Evropën e Lirë. Ai shton “larg asaj se ku u përpilua ajo Platformë dhe se çfarë merr dhe mbajnë pikat në të, të mos ketë biseda për të”. Ndërsa në çështjen e thirrjes së seancës Parlamentare ai thotë se kjo duhet të bëhet sa më shpejtë ngaqë ajo paraqet zgjidhje e vetme e krizës së tanishme politike për…
Fenomeni i zvogëlimit të numrit të nxënësve në shkollat fillore në Komunën e Strugës, tashmë po zgjerohet edhe në shkollat e mesme të qytetit, ku nga viti në vit, shihet një tendencë në rënie progresive e numrit të nxënësve që regjistrohen në vitin e parë mësimor, shkruan gazeta KOHA. Kjo dukuri është më prezent në Gjimnazin “Ibrahim Temo” ngrenë shqetësimin nga ky institucion arsimor. Xheladin Muça, drejtor i shkollës “Ibraim Temo” tregon për KOHA se nëse vazhdon kjo tendencë, rrudhja e paraleleve në gjuhën shqipe, nga viti në vit, do të bëhet realitet. Aktualisht në vit të para funksionojnë 6…
Presidenti Gjorgje Ivanov nga 24 marsi deri më 4 prill do të qëndrojë në Australi, i ftuar nga diaspora maqedonase, njofton portali Plusinfo. Sipas këtij shkrimi që bazohet në burimet e presidencës, thuhet se Ivanov do të largohet me qëllim që të mos ia jap mandatin kryetarit të LSDM, Zoran Zaev për formimin e Qeverisë dhe ti shmanget presioneve të bashkësisë ndërkombëtare.
E gjithë deklarata e presidentit Gjorgje Ivanov, në të cilën ai kundërshtoi që t’ia jep mandatin për kryeministër liderit të LSDM-së, Zoran Zaevit, është e përplot me konstatime jo konsekuente, manipulime, spine, propaganda dhe të pavërteta të zakonshme, përkrah faktit që paraqet rastin e parë të ndalimit të ndërrimit të qetë të qeverisë dhe marrjes së sajë nga ana e partisë ose koalicionit me shumicë mandatesh në parlament. Duke pasur parasysh që ballafaqohemi me fjalim jo të zakonshëm , në të cilin elementet të cilat në vete ngërthejnë manipulime dhe të pavërteta janë grumbulluar aq shumë, kërkojnë analizë pasazh pas…
Në organizim të Shoqatës për bashkëpunim kulturor “Johan Shtraus”, nën patronatin e Ambasadës së Republikës së Austrisë në Maqedoni, sonte do të mbahet edicioni i 18-të me radhë i “Ballos vjeneze” në Shkup. Siç theksojnë organizuesit, “Balloja vjeneze” në Shkup është manifestim tradicional kulturor-muzikor, rezultat dhe konfirmim për bashkëpunimin ndërmjet Maqedonisë dhe Austrisë në fushën e kulturës dhe artit. Balloja në Shkup, tradicionalisht ka karakter humanitar. Këtë vit, një pjesë e mjeteve do të dhurohen për Shoqatën e qytetarëve për trajtim të personave me autizëm, ADHD dhe Sindromit Asperger “Në botën time”.
Partitë qeveritare BDI-VMRO në të gjitha ciklet zgjedhore dhe programet e tyre premtonin ndërtimin e autostradës Shkup-Bllacë. Në vitin 2006 – VMRO – DPMNE njoftoi se në mandatin e vet katër-vjeçar do të realizojë këtë projekt. Vijojnë zgjedhjet në vitin 2008, sërish kjo rrugë është pjesë e programit zgjedhor. Pak më vonë me këtë premtim u bashkëngjit edhe Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI). Mirëpo, deri më tani ende nuk është ndërmarrë ndonjë hap konkret në realizimin e këtij projekti prandaj ky premtim është i parealizuar, shkruan Vërtetëmatësi. Më poshtë në mënyrë kronologjike do të lexoni si ka shkuar procesi premtimeve…
Naser Raufi, avokati mbrojtës në rastin “Lagjja e Trimave- Kumanovë, ekskluzivisht për Lajm TV ka zbardhur një moment rreth ngjarjes që nuk është publikuar deri më tani në opinion. Raufi zbulon se në mesin e të vrarëve në Kumanovë është vrarë një person me uniformë të UÇK-së, të cilin asnjë prej të akuzuarve nuk e njeh. Sipas Raufit, me siguri ndonjëri prej atyre që u vranë e kanë njohur personin, i cili ka ndërruar jetë me uniformë të UÇK-së. “Mund të them që është një moment që neve si avokat na detyron që ta përpunojmë rastin deri në fund është…

