Author: Rilinda

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në një intervistë për gazetën serbe “Politika”, flet për krizën politike në Maqedoni, “qorr sokakun” deri ku ka shkuar situata dhe zgjidhjet e mundshme për daljet nga i njëjti. Zaev edhe një herë porositi që presidenti Gjorge ivanov është destabilizuesi kryesor i vendit dhe me mosdhënien e mandatit, ai i jep hapësirë Nikolla Gruevskit që të ikë nga përgjegjësia. Megjithatë, ai thotë se edhe pse ka mundësi që pa mandatin e Ivanovit të formohet Qeveria, LSDM ende përmbahet për shkak të rrezikut nga eskalimi i protestave. “Ivanov dhe ky pushtet në ikje që është jo-serizor…

Lexo më Shumë

Pas deklaratës së deputetes shqiptare të PDIU-së, Mesila Doda, e cila në një paraqitje e quajti Maqedoninë, Ilirida, ka reaguar Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes një komunikate ku e dënon retorikën e Dodës dhe e cilëson si ofenduese. “MPJ e Republikës së Maqedonisë i dënon paraqitjet publike me retorikë ofenduese dhe nxitëse të personave publik të Republikës së Shqipërisë, që kanë të bëjnë me Republikën e Maqedonisë. Deklaratat e papërgjegjshme të fytyrave publike të cilat nga funksioni i tyre imponojnë dhe kërkojnë përgjegjësi për qëndrim të shprehur publikisht, nuk janë në frymë të marrëdhënieve të mira ndërfqinjësore dhe përpjekjeve…

Lexo më Shumë

Burime diplomatike kanë thënë se në BDI po zhvillohet rivalitet i brendshëm mes grupeve që janë pro koalicionit me VMRO-në dhe atyre që janë koalicion me LSDM-në. Sipas tyre, disa funksionarë që janë për koalicionim me VMRO-në po japin deklarata të pamatura, duke nxjerrë detaje nga bisedat e fshehta me LSDM-në dhe në këtë mënyrë me vetëdije po “ushqejnë” mediumet e afërta me VMRO-DPMNE-në me argumente kundër qeverisë së re. “Në këtë mënyrë me qëllim dhe me vetëdije, funksionarë të BDI-sa janë duke punuar që protestat e nacionalistëve maqedonas të bëhen sa më masovike”, kanë thënë diplomatët për disa mediume…

Lexo më Shumë

Me refuzimin për ta hedhur poshtë platformën e Tiranës, Zoran Zaev e hapi kutinë e Pandorës për ridefinim të Republikës së Maqedonisë, ndërsa me fillimin e negociatave dhe me qëndrimin e vet pozitiv ndaj saj, la mundësi që individë apo grupe gjithnjë e më hapur ta mohojnë identitetin maqedonas dhe të dërgojnë kërcënime, duke shprehur pretendime territoriale, konsideron VMRO-DPMNE-së. “Deputetja shqiptare, Mesila Doda është e fundit nga të shumtët të cilët haptazi qëndruan kundër intersave nacionale maqedonase. Ajo e porositi Zaevin se nëse tërhiqet nga platforma e Tiranës, duhet të mblidhen forcat mbarëshqiptare politike në mënyrë që të ndihmohen të…

Lexo më Shumë

Policia e Maqedonisë bashkë me prokurorinë kanë nisur hetimet për të gjetur personin i cili ka lëshuar deklaratë të rrejshme në media se Komandant Nacisti bashkë me 80 ushtarë të UÇK-së dhe AKSH-së janë në Malësinë e Sharri. MPB e Maqedonisë bashkë me Policinë e Kosovës kanë arritur të mësojnë se Lirim Jakupi – Nacisiti është në paraburgim shtëpiak dhe nuk ka lidhje me atë deklaratë. Siç mëson portali TetovaSot nga MPB, policia bashkë me prokurorinë kanë marrë IP adresën e deklaratës së lëshuar në mjetet e informimit ku kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit. Ndryshe deklarata të rrejshme…

Lexo më Shumë

Lideri i LR-PDSH-së Ziadin Sela në një intervistë për TV21, thotë se Deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare, nismat e saja i ka pasur në Gostivar, pas takimit të parë me kryetarin e RDK-së Vesel Memedi, e jo në Shqipëri. “Ka qenë vera e vitit 2015 kur jemi ulur dhe kemi bërë platformën” tha për TV21, Sela Sela tha se nuk ka qenë e nevojshme që lideri i LSDM-së Zoran Zaev, t’i arsyetohet presidentit Gjorgje Ivanov me shpalosjen e Programit qeveritarë në një konferencë për media. “Unë nuk do të pres që të bëj ligj për gjuhën shqipe Zoran…

Lexo më Shumë

Pa ujë nesër prej orës 9:00 deri në përfundim të intervenimit do të jenë shfrytëzuesit nga rruga Xhon Kenedi, ndërtesat me numrat 27, 25, 11, 9, 9A dhe 9B, ndërsa me presion të ulët të ujit do të jenë rrugët “Samoillova”, “Joakim Kërçoski” dhe rrugët 376, 383, 365 dhe 377 në komunën e Çairit. QRMK kumtoi se ndërprerja e furnizimit me ujë bëhet për shkak të ndryshimit të mbyllësit në rrjetin e ujësjellësit me diametër 200 mm në rrugën Xhon Kenedi nr.27.

Lexo më Shumë

Ministri austriak i Punëve të Jashtme Sebastian Kurz, i cili ka bërë deklarata kundër ardhjes së Erdoğan-it në Austri, për referendumin, është vënë re që ka mospërputhje me ato që thotë dhe ato që bën. Kurz i njohur me deklaratat e tij islamofobike dhe turkofobike, bëri disa deklarata ku thoshte se Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan mund të vijë në Austri për takime dypalëshe, por jo për të mbajtur fjalim përpara zgjedhësve turq që ndodhen në këtë vend. Ndërkohë kontrasti më i madh mes asaj që thotë dhe vepron Kurz është fakti se vetë ai ka zhvilluar një takim…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale dhe ajo Supreme bëhen më drejtues të rinj. Jovo Vangelovski sot është zgjedhur kryetar i ri i Gjykatës Supreme. Pas katër viteve pauzë ai sërish ulet në kolltukun e kryetarit, ndërsa në opinion njihet si kumbar i ish kreut të Kuvendit Trajko Veljanovski. Ushtrues detyre si kryetar i Gjykatës Penale është zgjedhur Stojançe Ribarev i cili do të zëvendësoj gjykatësen Tatjana Mihajllova, e cila dha dorëheqje para 6 ditësh. Ribarev do ta drejtojë Gjykatën Penalen me propozim të kryetarit të Këshillit Gjyqësor Zoran Karaxhovski.

Lexo më Shumë

Analizë LSDM pret që mandati t’i jepet liderit të saj Zoran Zaev për formimin e Qeverisë së re. Por, të njëjtën nuk e mendon presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov. Për stërzgjaten e procesit për formimin e Qeverisë së re njohësit e rrethanave fajësojnë VMRO-DPMNE-në dhe Bashkimin Demokratik për Integrim. Sipas gazetarit Arben Zeqiri, pengesa kryesore për formimin e Qeverisë së LSDM-së janë politikanët e korruptuar nga VMRO dhe BDI. “Ata që pas zgjedhjeve kanë marrëveshje për obstruksione dhe pengesa. Pjesë e këtij skenari ishte edhe tendenca e BDI-së që LSDM ta pranojë platformën para se t’i japin nënshkrimet për ta…

Lexo më Shumë

Komuna e Aerodromit do të përgatitë plan aksional për përfshirje më të madhe të qytetarëve në procesin e vendimmarrjes në sferën e mjedisit jetësor për vitin 2017. Sipas AIM-së, komuna në fjalë është njëra nga gjashtë komunat e përzgjedhura për një plan të këtillë, kurse organizator i aktivitetit është Qendra për ndryshime klimatike. Sipas komunës, plani aksional do të përpilohet së bashku me organizatat qytetare që janë aktive në këtë komunë dhe duhet të mundësojë bashkëpunim më të madh ndërmjet komunës dhe opinionit publik, përmes zbatimit të aktiviteteve të përbashkëta që ndërlidhen me mjedisin jetësor.

Lexo më Shumë