Projekti i USAID-it dhe Fondacioni ndërkombëtar i Lions klubeve për fëmijët me pengesa në të pamurit sot do të nënshkruajë Grant marrëveshje për vazhdimin e projektit deri në vitin 20120, i cili do të mundësojë përmirësimin e mundësive arsimore për fëmijët me shikim të dëmtuar, si dhe parandalim të hershëm gjatë sëmundjeve eventuale të syve. Projekti i realisuar nga UEJL (SEEU) ka për qëllim rritjen e cilësisë dhe qasjes së shërbimeve për edukim për fëmijët me pengesa në të pamurit, me fokus të veçantë në shkrim, me publikimin e librave në shkrimin braill në gjuhët lokale dhe fushata për kontrolle…
Author: Rilinda
Ekipi i “Televizioni 24” mbrëmë është sulmuar në protestat kundër gjuhës shqipe të simpatizuesve të VMRO-DPMNE. Ashtu siç njoftojnë nga televizioni, gazetari i tyre dhe kameramani janë shtyrë dhe janë tërhequr derisa profesionalisht e kanë kryer punën. Gazetari Hristijan Banevski, i cili çdo ditë i ndjek protestat, thotë se regjisori Boris Damovski, i cili është njëri nga organizatorët e protestave të të ashtuquajturve iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, përpara se të fillojë që ta shtyjë, me sarkazëm i ka thënë që të largohet që mos të lëndohet përsëri. “Dimovski vetëm mua nga të gjithë gazetarët më tha “të lutem,…
Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe vranësira mesatare. Do të fryjë erë e matur, përgjatë Vardarit e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej tre deri katër, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri 16 gradë Celsius. Në Shkup mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë mesatare nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri dy, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 13 gradë Celsius.
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti ka thënë në intervistën për TV21 speciale ka thënë se BDI nuk ka humbur zgjedhjet dhe ato vota të humbura janë po edhe të shqiptarëve. “Shqiptarët kanë pasur 27 mandate, tani kanë 20, pra 7 mandate janë të humbura. Kur janë shpallur rezultat e zgjedhjeve kam thënë se nuk më gëzon fitorja e BDI-së, por humbja e shqiptarëve. Kemi bërë analizë, ne votues nuk kemi humbur, ka mundësi që nuk kanë dal njerëz të votojnë dhe fondi Ii votave të shqptarëve që kanë votuar më 2014 është po ai më 2016, pra është krejtësisht dalje…
Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti është i mendimit se nuk duhet të thirret Kuvendi pa pasur marrëveshje paraprake mes partive më të mëdha maqedonase dhe shqiptare. Ai në intervistën e tij për RTV21, tha se deri më tani nuk ka ndonjë sinjal se Kuvendi mund të thirret, por sipas tij, përpjekje po bëhen. “Pa një marrëveshje të mirëfilltë mes palëve si përfaqësues të komuniteteve shumicë, LSDM-së, VMRO-së, BDI-së dhe partive tjera, ne nuk mund të bëjmë eksperimente dhe prova si në teatër, të shkojmë në parlament pa një marrëveshje paraprake. Dhe jo të shkojmë në parlament për të parë njëri…
I ftuar i sontshëm ne Tv21 është Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti. Ahmetit mendon se presidenti platformën e ka më shumë si pretkest sepse disa here e kemi shpjeguar që ajo përbën një deklarat të hartuar mes partive politike, mirëpro politikat ditore keqpërdoren, është bërë aq banale dhe ka vene në lëvizje të gjitha qëndrat infromative të përmasave ndërkombëtare, deklaron Ahmeti përcjell Almakos. Agjensi nga më të njohurat mbarë botërore vinë e më intervistojnë për këtë deklarat, duhet thënë që më ka shqetësuar kjo bujë me të vetmin qëllim për ti arsyetuar Ivanov qëndrimet e veta kundërthënëse…
Sot në ora 12:00 duhet të vazhdojë seanca për procesin gjyqësor kundër anëtarit të partisë “E Majta”, Mariglen Demiri, për pjesëmarrjen e tij në protestat e “Revolucionit Laraman”, njofton Portalb. Sipas partisë, procesi kundër Demirit është i motivuar politikisht dhe me qëllim që të kryhet trysni nga pushteti, ndaj anëtarëve të tyre. Prokuroria sot duhet t’i prezantojë dëshmitë dhe dëshmitarët në kuadër të aktakuzës. Sipas ekspertizës, shteti nga Demiri ka kërkuar dëmshpërblim prej 522.000 denarë ose rreth 8.500 euro. Për mbrojtjen ekspertiza është e paligjshme. Demiri është i dyshuar se më 13 prill të vitit të kaluar rreth orës 21…
Njohësit e rrethanave politike për gazetën Lajm kanë shprehur qëndrimet e tyre rreth formimit të Qeverisë si dhe rreth frikës së BDI-së për të shkuar më LSDM-në pa dhënë mandatin Gjorge Ivanov, shkruan gazeta Lajm. Analisti politik Ismet Ramadani mendon se tanimë janë krijuar disa parakushte se BDI do ta ndjek LSDM-në në formimin e Qeverisë. “BDI do pajtohet me të gjitha format e veprimit që do t’i koordinoj mandatari në këtë rast Zoran Zaevi. Por, sigurisht, edhe Zaevi do të bëj veprime të cilat, pothuajse në mënyrë filigranike do t’i konsultojë me faktorin ndërkombëtar perëndimor, SHBA-në dhe Bashkimin Evropian.…
“Shfaqja që shkon mbrapsht”, sipas tekstit të Henry Shields, Jonathan Sayer, Henry Lewis e që është shqipëruar nga Artur Lena, dërgon si regjisor në Teatrin Shqiptar të Shkupit për të katërtën herë me radhë regjisorin kosovar Agon Myftarin. Kjo komedi e cila vjen me premierë nesër, sipas regjisorit Agon Myftari, i është dashur pikërisht në këtë moment publikut të Shkupit. Myftari, për KultPlus, tregoj për përvojën e tij në këtë teatër si dhe tha që beson që kjo shfaqje do të ketë një jetë të gjatë dhe shikueshmëri të madhe. “Kjo është hera e katërt që punoj në Shkup si…
Kryetari i porsazgjedhur i Gjykatës Supreme, Jovo Vangellovski, në një intervistë për “DW” në gjuhën maqedonase, thotë se Gjykata Supreme, do të mund të sjellë për përmirësimin e gjendjes së gjyqësorit. Ai pret që rezultatet t’i shohim në një të ardhme të afërme, të valorizuar në vlerësimet që do të bëhen nga Komisioni Evropian. Vangellovski paralajmëron bashkëpunim me Prokurorinë Republika dhe Prokurorinë Speciale Publike (PSP), por edhe bashkëpunim të mirë dhe transparent me mediat. “Paralajmëroj hapje të madhe të Gjykatës Supreme ndaj opinionit dhe mediave. Në vitet e fundit ka pasur përmirësime, por kam koncept për qasje më aktive në…
Sekretar i përgjithshëm i Lëvizjes për Reforma, Arben Taravari, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se pret nga Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë të marrë guximin që me nënshkrimet e 20 deputetëve të thirret seanca parlamentare dhe të zgjidhet kryetari i ri parlamentit. “Presim që LSDM e cila në rastin konkret ka numrin më të madh të deputetëve sesa ne. Tani presim që zoti Zaev të ndërmarrë hapa konkret drejt konstituimit të parlamentit. Në politikë kërkohet dhe guxim dhe ai duhet të tregohet i guximshëm në këtë moment nëse presidenti Ivanov nuk e ndan mandatin 20 deputetë…
a më shumë se dy muaj që kur deputetët e ri të Parlamentit të Maqedonisë morën mandatatet e verifikuara dhe ka po aq kohë që ende nuk është kryesuar seancë parlamentare, shkaku i krizës politike në vend. Tërë kjo bëri që deputetët të qëndrojnë në shtëpi por njëkohësisht të marrin pagë edhe pse punë nuk bëjnë, njofton Portalb.. Nëse një deputet, pa pjesëmarrje në Komisione parlamentare, merr rrogë në vlerë prej 1,000.00 euro për një muaj, ai deri në fund të muajit shkurt ka marrë dy rroga duke siguruar kështu në konton e tij personale 2,000 euro për “papunësinë” e…

