Këshilli Gjyqësor gjatë periudhës nëntor 2016 dhe janar 2017 ka bërë lëshime të mëdha në sferën e trasparencës, llogaridhënies dhe efektivitetit të funskionimit të saj, ku sipas realizuesve të projektit “Raporti i monitorimit për punën e gjyqësorit në Republikën e Maqedonisë”, kjo ka ardhur si rezultat i mospublikimit të procesverbaleve të mbledhjeve në uebfaqen e saj si dhe në mospërzgjedhjen e kryetarit të Këshillit Gjyqësor. Kështu bëhet e ditur nga raporti i këtij projekti të prezentuar sot në Shkup nga Instituti i të Drejtave të Njeriut, përcjell portalb. “Për sa i përket transparencës së Këshillit Gjyqësor më së shumti mangësi…
Author: Rilinda
Avokati i Popullit në kumtesën e sotme shpreh shqetësim për tentimet për involvimin e fëmijëve në protestat e organizuara në shumë qytete në Maqedoni. “Njëkohësisht në mënyrë më të ashpër i dënoj ngjarjet e personave udhëheqës në shkolla për atë që iu bëjnë thirrje bordeve shkollore, kryetarëve të komunave, Inspektoratit shtetëror arsimor dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, menjëherë dhe pa menduar, secili në kuadër të kompetencave të tyre të ndërmarrë masa adekuate kundrejt personave të cilët agjitojnë ose lejojnë në shkolla të kryhet agjitacion dhe tentime për involvim politik të nxënësve”, theksohet në kumtesën e zyrës së Avokatit të…
kademiku Maxhunkov duhej që ta di se Maqedonia de fakto është vend me shumë gjuhë dhe jo prej tani, por prej kohës së socializmit të hershëm. Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, de fakto, edhe me kushtetutë është dygjuhësor, shkruan “Vërtetëmatësi“ Akademiku dhe shkrimtari Mitko Maxhunkov, në takimin vjetër të Akademisë (ASHAM), mes tjerash, deklaroi edhe këtë në vazhdim, të cilën e vlerësojmë si spin: Spin: Tentimi i tanishëm për futjen e dygjuhësisë në të gjithë territorin çon kah shkatërrimi i karakterit predominant dhe të krishterë të popullit tonë kah shqiptarizimi dhe islamizimi i atdheut tonë. [Burimi: Tv Nova, data: 14.03.2017]…
Tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, të cilat pas 11 dhjetorit duhej t’i japin fundin krizës politike dhe të hapin faqen e re në ardhmërinë demokratike të shtetit, Maqedonia ende po fundoset. Presidenti Gjorge Ivanov është me qëndrim të fortë se nuk janë plotësuar kushtet për dorëzimin e mandatit të shumicës së re parlamentare me 67 deputetë: LSDM -49, BDI – 10, Besa- 5 dhe Aleanca për Shqiptarët 3 deputetë. Shteti edhe më tej mbetet i robëruar nga presionet e VMRO-DPMNE e cila fitoi 51 mandate për deputetë (eventualisht edhe dy nga PDSH), derisa anëtarësia dhe simpatizuesit i ftojnë…
Rreth pesëdhjetë prindër të fëmijëve-nxënës në Gjimnazin “Mirçe Acev” në Prilep, sot kanë mbajtur protestë paqësore përpara objektit të shkollës, të cilët e shprehën revoltën ndaj drejtorit, Kirill Nikollovski, i cili ka bërë thirrje që nxënësit të dalin në protestat e organizuara nga VMRO-DPMNE kundër gjuhës shqipe dhe të drejtave të shqiptarëve. Prindërit sot kërkuan që “askush të mos i keqpërdorë fëmijët e tyre për qëllime politike. Të njëjtët gjithashtu thanë se janë të shqetësuar për fëmijët e tyre të cilët duhet të jenë në mësim dhe jo në protestë. “Askush nuk ka të drejtë ta vë në rrezik sigurinë…
Standardet e dyfishta të rendit liberal neve na e kontestuan të drejtën e identitetit, por edhe të drejtën e prosperitetit, porositi presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, në fjalimin e tij në Forumin e pestë global në Baku i cili mbahet sot dhe nesër në Baku të Azerbajxhanit. Duke folur për të ardhmen e marrëdhënieve ndërkombëtare, përmes prizmit të gjeopolitikës dhe gjeografisë, presidenti Ivanov, siç është theksuar në kumtesën e kabinetit të tij, e theksoi paradoksin me të cilin ballafaqohet Maqedonia lidhur me rendin liberal dhe dëshirën për liri. Ivanov theksoi se pavarësia e Maqedonisë para 26 viteve filloi…
Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, në Interaktiv të KTV-së ka treguar arsyet e largimit të tij nga posti i të parit në Preshevë, ditë më parë. Akoma pa mbushur një vit në krye të Preshevës, Arifi ishte larguar nga ky post dhe thotë se kjo erdhi për shkak të moslejimit të mbarëvajtjes së udhëheqjes komunale nga partitë tjera dhe ish-kryetari i Preshevës Riza Halimi. “Atje është sistemi më ndryshe. Asambleja e zgjedh kryetarin e komunës. Votat shkojnë te asamblistët që nga radhët e tyre zgjedhin kryetarin. Vitin e kaluar ishim fuqia e dytë në zgjedhjet lokale dhe kemi bërë koalicion…
Shefi i delegacionit të BE-së, Samuel Zhbogar do ta vizitojë Vallandovën në kuadër të fushatës “BE për ju”. Zhbogar do të ketë takim me kryetarin e Vallandovës, Nikollçe Çurlinovski për realizimin e projektit për jetesë cilësore si parakusht për avancimin dhe zhvillimin afatgjatë në rajonin kufitar, njofton AIM. Projekti, me vlerë prej 800 mijë eurosh, është financuar nga programi për bashkëpunimin ndërkufitar në BE. Qëllimi i fushatës, është ngritja e ndërgjegjjes dhe të informojë opinionin për ndihmën e BE-së në vend.
Instituti për të Drejtat e Njeriut sot do ta promovojë raportin e parë tremujor nga monitorimi mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë dhe do ta prezantojë projektin ‘Mbikëqyrje e rritur publike mbi punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë’. Qëllimi i projektit është që ta njohë opinionin më të gjër me punën e Këshillit Gjyqësor të Maqedonisë dhe ta rrisë llogaridhënien dhe transparencën e tij. Projekti është i mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike në Maqedoni, kurse do të realizohet nga 1 shtatori i vitit 2017 deri më 31 mars 2018, njofton AIM. Në promovimin e raportit do të bëhet fjalë…
Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov po qëndron për vizitë pune në Baku, Republika e Azerbejxhanit, me rastin e pjesëmarrjes në Forumin global Baku 5, në organizim të qendrës ndërkombëtare “Nizami Ganxhavi”. Siç kumtoi kabineti i presidentit, ai do të mbajë fjalim në sesionin presidencial të forumit me temë “Ardhmëria e marrëdhënieve ndërkombëtare: fuqi dhe interesa”. Gjatë vizitës së punës, është paraparë që presidenti Ivanov të realizojë takim bilateral me presidentin e Azerbejxhanit, Ilham Alijev, si dhe shumë takime bilaterale me pjesëmarrësit në forum. Në forumin global do të marrin pjesë mbi 100 ish-presidentë dhe aktualë, kryeministra dhe ministra,…
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki sot do të qëndrojë në Vjenë, ku do të mbajë fjalim në seancën e Këshillit aktual të Organizatës së Sigurisë dhe bashkëpunimit në Evropë. Siç njoftoi MPJ-ja, gjatë vizitës u parashikua që ministri Poposki të realizojë takim bilateral me kolegun e tij austriak, ministrin e Punëve të Jashtme, Sebastian Kurc.
urokomesari për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Han, të martën përsëri vjen në Maqedoni, për t’u përpjekur që ta përshpejtojë procesin e daljes nga kriza politike, pasi presidenti Gjorge Ivanov, nuk ia dha mandatin për formim të Qeverisë kryetarit të LSDM-së, Zoran Zaev. Një pjesë e mediave brifojnë se ardhja e Johanes Hanit në kohën kur pritet të kthehet Ivanov nga vizita zyrtare në Azerbejxhan, ka për qëllim që ta përforcojë trysninë ndaj tij, përpara se presidenti të udhëtojë në një tjetër udhëtim zyrtar në Australi. Një pjesë tjetër thonë se ka gjasa që të mbahet seanca konstituive përpara…

