Author: Rilinda

Pronarët dhe aksionarët e bankave, të cilët punojnë në Maqedoni, kanë fitim më të madh për paratë e shpenzuara se sa shefat e bankave në më shumë vende evropiane, shkruan gazeta KOHA. Fitimet e realizuara në shuma nuk krahasohen për shkak të madhësisë së bankave dhe të tregut këtu dhe në vende tjera më të mëdha, por nëse analizohen indikatorë të veçantë, del se nëse Dojçe Bank do të punonte në Maqedoni – do të kishte më shumë përfitime se sa në Gjermani. Kryqëzim i të dhënave për të ashtuquajturën “normë e kapitalit”, e cila matet në çdo kompani, tregon…

Lexo më Shumë

Vendimi i Gjykatës së Apelit për Sead Koçan do të thotë “biletë direkte për kthim në Maqedoni” dhe paraburgim në Shuto Orizare. Ekspertët juridik komentojnë se nëse Koçan kapet në arrati, atëherë paraburgimi do të zgjatë më shumë kohë, për shkak se do të konsiderohej si ka qenë në arrati. Përderisa ai nuk paraqitet gjatë ditës së sotme, më së voni deri nesër, do të konsiderohet si rrethanë lehtësuese, kështu që mund të ndodh për të shkuar në paraburgim vetëm për 30 ditë. Gjithsesi, për Koçan do të jetë e vështirë të tregojë se nuk ka pasur për qëllim arratinë,…

Lexo më Shumë

Anëtari i kryesisë së Lëvizjes BESA, Skender Rexhepi – Zejdi përmes një postimi në facebook i është faleminderuar deputetes shqiptare Mesila Doda për qëndrimet e saj të fundit për shqiptarët në Maqedoni. “Në pamundësi që të reagojnë ndaj retorikës fashiste të Gruevskit dhe bashkëpartiakëve të tij, shqiptarët dhe portalet shqiptare kanë filluar “të promovojnë” lirinë e shprehjes edhe në Shqipëri, duke e anatemuar deputeten Mesila Doda për një deklaratë të saj kundër shovinizmit maqedonas dhe në përkrahje të shqiptarëve këtu. Pamvarësisht peshës politike që mund të rëndojë deklarata e saj, pamvarësisht a pajtohemi ne me atë deklaratë apo jo, une…

Lexo më Shumë

Në vigjilje të ditës botërore e Sindromit Down, 21 mars, sot në Parkun e Qytetit do të organizohet marsh vrapues “Vrapo për Down” prej klubit të mundjes Eskrim. Marshi, i treti me radhë, është i hapur për të gjithë njerëzit human, ndërsa do të marrin pjesë edhe fëmijët me Sindrom Down dhe familjarët e tyre. Qëllimi është që të nxiten ekipet sportive për t’i hapur dyert për fëmijët me Sindrom Down që të bëhen pjesë e sportit. Aktivitetet me rastin e ditës botërore të Sindromit Down do të organizohen nga Qendra për Sindromin Down.

Lexo më Shumë

Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë, nëpërmjet një kumtese ka shprehur përkrahje për prindërit të cilët kundërshtojnë keqpërdorimin e fëmijëve në protestat e simpatizantëve të VMRO-DPMNE-së, ku fton institucionet për të proceduar rastet e tilla dhe apelon të punësuarit arsimor që të mos bëhen pjesë e tyre. “I përkrahim prindërit të cilët ashpër i kundërshtojnë keqpërdorimet e fëmijëve në protesta. Porosisim se së shpejti do të ketë ndryshim të qeverisjes dhe se ato të cilët morën pjesë në trysnitë ndaj nxënësve dhe ata të cilët nuk e ndaluan të njëjtën, do të përballen me përgjegjësi. Askush nuk ka të drejtë t’i…

Lexo më Shumë

Trofeu i dedikuar për fituesin në UEFA Super kup, finalja e të cilit këtë vit do të luhet në arenën kombëtare “Filipi i Dytë” në Shkup, e për të cilin do të luajnë fituesit e Ligës së kampionëve dhe Ligës së Evropës, sot dashamirët e fudbollit në vendin tonë do të kenë mundësi ta shohin në Plajën para Shtëpisë së fudbollit në Shkup. Kupa do të eksponohet prej orës 9 deri në ora 18 dhe me këtë rast do të angazhohet fotograf zyrtar, i cili do t’i fotografojë të pranishmit, fëmijet dhe ekipet pjesëmarrëse në Ligën për fëmijë të FFM-së.…

Lexo më Shumë

Letra e dërguar nga gjashtë senatorë amerikanë për Sekretarin e Shtetit, Rex Tillerson me kërkesën për t’u hetuar ndërhyrja e administratës së mëparshme në punët e brendshme të disa shteteve të tjera, si Maqedonia dhe Shqipëria, mund të nxisë një gjueti të vërtetë politike shtrigash. Paralajmerimi vjen nga një ish-agjent i CIA-s, i cili ka shërbyer në Siri, John Kiriakou . “Ky më shumë është shënjestrim i grupeve të caktuara, politika e të cilëve nuk u vjen për shtat senatorëve firmëtarëve”, thotë ai. Të martën, 6 ligjvënësit e drejtuar nga Mike Lee i bënë thirrje kryediplomatit të hetojë organizmat politike…

Lexo më Shumë

Opozita tani duhet të zgjedhë kryeparlamentarin dhe më pas të krijojë qeverinë, thotë ministri i jashtëm Nikola Popovski (39) për Der Standard. “Presidenti ka bërë një propozim që kush ka shumicën mund të thirrë parlamentin dhe të zgjedhë kryeparlamentarin. Kjo është një bazë për të fituar mandatin. Kjo mund të kishte ndodhur bile prej para një jave, nëse vërtet do kishte vullnet për atë,” tha Popovski, duke hedhur dyshime se LSDM me qëllim eviton thirrjen e parlamentit për të mos u mbajtur zgjedhjet lokale të parashikuara në maj. Në pyetjen për Platformën shqiptare të nënshkruar në Tiranë, Popovski ka shtuar…

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së Zoran Zaev sot në orën 12:00 duhet të merret në pyetje nga Prokuroria Themelore Publike e Maqedonisë. Këtë e konfirmuan nga Prokuroria e Marko Zvërlevskit. Zaev duhet të sigurojë informata rreth mënyrës së financimit të LSDM-së, por edhe për falsifikimin e mundshëm të të dhënave financiare të partisë. Përveç Zaevit në bisedë është thirrur edhe sekretari i përgjithshëm, Oliver Spasovski. “Në procedurat hetimore janë të përfshirë disa persona, në mesin e të cilëve edhe ish përfaqësues të lartë të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të Vetëqeverisjes Lokale dhe bartës ë funksioneve në parti të caktuar politike. Ekziston…

Lexo më Shumë

Megjithëse është sulmuar nga mediat maqedonase dhe parti të caktuara në shtetin fqinjë për deklaratat e saj për Iliridën, Mesila Doda nuk është tërhequr nga e saja. Në fjalimin e mbajtur sot në Kuvendin e Shqipërisë, deputetja është shprehur se Atdheu është një, pavarësisht nga kufinjtë e padrejtë të historisë, ndaj ajo nuk druhet të flasë të vërtetën për Preshëvën, Iliridën apo Çamërinë. Nga salla e Kuvendit ajo përsëriti edhe njëherë kërkesën për pavarësinë e Iliridës, në rast se nuk plotësohen kërkesat e tyre nga partia e Zaevit, e cila po përpiqet të krijojë qeverinë në Maqedoni. Doda ftoi sërish…

Lexo më Shumë

Pas një pauze gati dy myjore, rrjetet sociale prej mbrëmë sërish janë vërshuar me “bomba” (biseda të inicizuara) për politikanë shqiptarë në Maqedoni. Ato kanë qëndruar në internet deri sot paradite, kur edhe janë tërhequr. Ata që kanë pasur rastin të dëgjojnë këto “bomba” thonë se kryesisht bëhet fjalë për biseda të incizuara mes funksionarëve të BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së. Sipas tyre, këto biseda tregojnë se cilët politikanë shqiptarë të BDI-së kanë qenë në piknik ditën kur është realizuar aksioni policor “Monstra”. Mediumet nuk kanë të drejtë t’i publikojnë këto “bomba”, përveç atyre që janë publikuar nga kryetari i LSDM-së, Zoran…

Lexo më Shumë

Ambasada amerikane në Shkup është e njohur për letrën e gjashtë senatorëve të cilët kërkojnë që sekretari shtetëror, Rex Tillerson, të nisë hetime për mënyrën e ndihmës financiare që kjo ambasadë dhe USAID-i e japin në Maqedoni. Në deklaratën për Nova Tv, ambasada thotë se i përshëndet hetimet e Kongresit. ”I përshëndetim hetimet e Kongresit dhe mundësinë për të siguruar informacione për aktivitetet tona dhe për kontekstin në të cilin punojmë ne për arritjen e qëllimeve të politikës së jashtme amerikane”, thuhet në përgjigjen e ambasadës amerikane për Nova Tv.

Lexo më Shumë