Moti sot në mbarë territorin e Maqedonisë do të jetë i ndryshueshëm, kryesisht me vranësira mesatare dhe me reshje lokale të shiut në vendet më të ulëta, ndërkaq në ato më të lartat me reshje të borës. Gjatë paradites do të fryjë erë mestarë, ndërkaq gjatë ditës pritet që niveli i mjegullave të ulet. Temperaturat do të lëvizin nga 4 deri më 15 gradë celsius. Moti i ngjashëm na pret edhe në Shkup, me reshje të shiut gjatë paradites, ndërkaq gjatë ditës pritet që mjegullat të jenë në nivel më të ulët. Temperaturat do të lëvizin nga 5 deri më…
Author: Rilinda
Deputeti shqiptarë nga radhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, në emisionin Click Plus në TV21, duke folur për situatën akuale politike në vend dhe atë se kur do të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit të Maqedonisë, është hapur tema edhe për “bombat” e LSDM-së, të cilat nuk u publikuan të gjitha. Unë në LSDM jam nga shtatori i vitit të kaluar, kur filluan të publikohen bombat kam qenë gazetarë, ka thënë deputeti i LSDM-së Muhamed Zekiri, i cili shton më tej se ka “bombë” edhe për Monstrën. “Atëher kur duheshte të publikohet bomba për Monstrën ndodhi Kumanova”, tha Zekiri. https://www.youtube.com/watch?v=a_4JaqIjeoo…
https://www.youtube.com/watch?v=Xqcvr9D0J8Q Po të mos ishte deklarata, Ivanovi do të gjente ndonjë pretekst tjetër. Kështu deklaroi sonte në Tv 21, Izet Mexhini nga BDI. Mexhiti tha më tej se e kemi për detyrë ti zbërthejmë do gjëra, dhe siç tha, deklarata e përbashkët ka qenë që kur BDI ka negociuar për qeverinë e re që më VMRO-DPMNE-në. “Uniforma, monedhat nuk janë çështje që dalin sot nga deklarata, kanë qenë edhe më herë”, tha Mexhiti. Mexhiti më tej tha se këto gjëra i ka pranuar edhe LSDM-ja edhe VMRO-DPMNE-ja. Ai mes tjerash ka thënë se kërkesat në Deklaratën e përbashkët duhet të…
Sekretari gjeneral i LR-PDSH-së, Arben Taravari në emisionin Click Plus në tv21 theksoi se parlamenti duhet të konstitohet më së shumti brenda 5 ditëve. “Parlamenti duhet të konstituohet më së shumti brenda 5 ditëve, pasi çdo ditë që vonohet ju jepet mundësi kriminelëve të organizohen:, theksoi Taravari. https://www.facebook.com/tv21hd/videos/974440416019496/
Sonte në emisionin Click Plus në televizionin 21, zhvillohet debat në mes Izet Mexhtit, Muhamed Zekirit dhe Arben Tarabari. Muhamed Zekiri nga LSDM deklaron që s’ka kurfar pengese të bëhet kryeparlamentari shqiptar. Qeveria është teknike, afati për zgjedhje lokale ka skaduar ndaj është prioritare ta vëmë në funskion parlamentin dhe në këtë drejtim jemi duke biseduar dhe me partitë. Kaloi koha kur shqipatërt vetëm fotografoheshin, ne kemi qenë dhe jemi pjesë e gjithë asaj që është përgaditë si program i LSDM-së. Pse nuk jemi prezantuar dhe në shqip, do ishte një humbje kohe gjatë përkthimit të programit partiak. “Jemi në…
Shkolla “Ismail Qemali” në Fushë Topane, vazhdon të përballet me problemin e hapësirës për 1300 nxënësit që ndjekin mësimin në këtë shkollë. Autoritetet qeverisëse shumë herë kanë premtuar zgjerimin e shkollës, mirëpo në realitet nuk ka pasur ndonjë zgjidhje. Drejtoria e kësaj shkolle, e gjendur në rrethana të tilla, kishte vendosur që filloristët të ndjekin mësimet në hapësirat e çerdhes përballë. Edhe pse në gjendje të mirë, çerdhja nuk ka kushte të mjaftueshme për fëmijët. Projekti për zgjerimin e Sh.F “Ismail Qemali” në Fushë Tophane së fundi është premtuar në Platformën zgjedhore të Bashkimit Demokratik për Integrim, zgjedhjet parlamentare të…
Ka mbaruar seanca publike në Gjykatën e Apelin në të cilën është diskutuar për ankesën pas vendimit të Këshillit Penal të Gjykatës Themelore Shkupi 1 për paraburgim të Sead Koçanit. Ende nuk dihet se kur do të sillet vendim për konfirmim ose shfuqizim të vendimit për paraburgim të Koçanit. PSP tha se ajo që disa ditë nuk dihet se ku ndodhet Koçan, është dëshmi për dyshime për arratisje të mundshme. Avokati i Koçanit, Nikolla Dodevski, më parë për mediat deklaroi se nevoja e vetme që të dërgohet në paraburgim, është që “Koçan të burgoset, ndërkaq media e tij të heshtet”.…
Përbërja e re parlamentare e kryesuar nga LSDM dhe BDI po përgatiten që deri në fund të javës të thërrasin seancën e kuvendit dhe të zgjidhet kryetar I ri shkruan Plusinfo. Sipas informacioneve jozyrtare të partive, deri të premten do të kërkohet nga kryesuesi I seancës Trajko Veljanovski që të thërrasë vazhdimin e seancës konstituive. Në rend dite do të vendosen zgjedhja e komisionit për zgjedhj dhe emërime dhe zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Në rast se Veljanovski refuzon që të thërrasë seancën, këtë mund ta bëjë deputeti më I vjetër I BDI-së, Branko Manojllovski.
Sot në mëngjes, në Autokomandë dhe në disa lagje të Qendrës janë ndarë disa broshura në të cilat shkruan “Urdhër-arrest” për Stevo Pendarovski, i cili ishte kandidat për president nga LSDM-ja në zgjedhjet e fundit presidenciale. Në disa broshura tjera është shkruar “Kërkohen për tradhti” dhe një tekst me disa pika se çfarë “tradhtie ka kryer”. Të njëjtat janë shpërndarë në lagjen ku jeton Pendarovski me familjen e tij. Broshura të njëjta janë parë edhe në Qendrën e Shkupit, por me fotografinë e deputetit të LSDM-së Pavle Bogoevski, i cili ka qenë edhe pjesëtar i “Revolucionit Laraman”, njofton Portalb.mk. Portali…
Drejtori i Gjimnazit të Prilepit “Mirçe Acev”, Kirill Nikollovski, me fjalim politik i bind nxënësit që të dalin në protestë për të ashtuquajturën iniciativë qytetare “Për Maqedoni të përbashkët”, e cila proteston kundër gjuhës shqipe dhe kërkesave të shqiptarëve për barazi Nxënësit e kanë filmuar drejtorin dhe videoja e tij tanimë po qarkullon nëpër rrjetet sociale. Nikollovski, gjatë fjalimit të tij drejt nxënësve përpiqet që t’i bind që të njëjtit të aktivizohen në protestat “kundër dygjuhësisë, ndërrimit të himnit, flamurit dhe sjelljen e monedhave dygjuhësore”. Ashtu edhe siç mund të shihet në video, për një moment një nxënëse i drejtohet…
“Prej janarit deri më tani kanë vdekur pesë të burgosur në Burgun e Idrizovës. Drejtori i burgut, Zhivko Pejkovski, refuzon që të japë dokumente për një nga hetimet që i bën ombucmani, për një paciente e cila ka mundur të vdesë në burg”, thotë avokati i popullit, Ixhet Memeti për SDK. Ai ka ngritur procedura për të gjitha rastet e vdekjeve në burgun më të madh, nga fillimi i këtij viti, por pengesë është bërë drejtori Pejkovski në hetimin për rastin me një të burgosur e cila ka qenë rëndë e sëmurë me ulcerë të pëlcitur, e cila në momentin…
Në organizim të Maqedonisë 2025 sot do të mbahet Ditë e hapur për programe edukative, në të cilin do të prezantohen disa programe për studim të plotë, programe për përsosje të mjeshtërive në botën afariste dhe menaxhim me kompanitë, si dhe mundësitë për bursim. Në ngjarje do të prezantohen programet që i mundëson Këshilli për edukim i Maqedonisë 2025 në bashkëpunim me disa universitete me renome në SHBA dhe Kanada, ku do të shkëmbehen përvojat e tyre. Në kuadër të Ditës së hapur do të prezantohet edhe programi për studime deridiplomike dhe postuniversitare të Akademisë presidenciale ruse në Moskë RENEPA,…

