Maqedonia është duke bërë përpjekje për ta themeluar qeverinë, por pa VRMNO-n, e Nikolla Gruevskit, që nuk pranoi askush të hynte në koalicion me të. Gruevski bëri thirrje që shqiptarëve të Maqedonisë të mos iu njihet e drejta për gjuhë, duke shkaktuar protesta në këtë shtet dhe sulme në mes komuniteteve. Shkrimtari Milazim Krasniqi thotë se thirrja për dhunë është duke u nxitur nga Gruevski, pasi sipas tij, humbja e pushtetit për ish-kryeministrin e Maqedonisë do të thotë shkuarje në burg. Krasniqi thotë se Gruevski është adresa e vetme e kësaj dhune, pasi nuk është duke e pranuar humbjen dhe…
Author: Rilinda
Raportuesi i Parlamentit Evropian për Maqedoninë, Ivo Vajgël, vlerëson se hapi i presidentit, Gjorge Ivanov për mosdhënien e mandatit, është kundër interesave të shtetit. “Mendoj se vendimi i tij i papritur mund të nënkuptojë vazhdim të krizës dhe eksalim të situatës. Shpresoj se ai do t’i jep mandatit partisë e cila është legjitime, që në bazë të rezultatit zgjedhor ka shumicë parlamentare”, tha Vajgël. Ai shpreson se Ivanov do ta përmirësojë gabimin dhe do të sjell vendim e cila është në pajtueshmëri me interesat shtetërore të Maqedonisë.
Ambasadori i Amerikës në Maqedoni, Xhes Bejli, shpreh shqetsim se Maqedonia po largohet nga prinicipet e Maqedonisë. “I shqetësuar se Maqedonia po largohet nga principet e demokracisë dhe sundimit të ligjit, vlera kyçe të NATO-s”, shkruan Xhes Bejli. Agree w @JhahnEU. Concerned that #Macedonia moving away from principles of democracy and rule of law, core @NATO values. https://t.co/VngSuarVZb — Amb. Jess Baily (@AmbBaily) March 2, 2017 Ky qëndrim i Xhes Bejlit vjen pasi që presidenti Gjorge Ivanov refuzoi t’ia jep mandatin kreut të Lidhjes Social Demokrate të Maqedonisë Zoran Zaev.
https://www.youtube.com/watch?v=RV8rv8j9J_g Damjan Mancevski gjatë emsionit debativ në Tv21, #Click Plus shprehu që temën e platformës LSDM e ka hapur përpara se partitë shqiptare ta bëjnë këtë. Ai gjithashtu theskoi se nuk ka aspolutisht gjë kundër të kemi një kryeparlamentar shqiptar dhe sa do jenë gjasat reale kjo akoma nuk është diskutuar, është çështje që duhet shtruar. Për më shumë detaje ndjekim videon: https://www.youtube.com/watch?v=TIThtrehK1E
Sonte në ClickPlus debatohet mbi temën: Çka ju ofron LSDM-ja shqiptarëve? Damjan Mançhevski, nënkryetar i LSDM, Albert Musliu, Naser Selmani dhe Gazmend Ajdini. Damjan Mançevski shprehet se kemi thyerje të Kushtetutës nga Ivanovi, atë që ai bëri sot është formë e grushtshtetit dhe nje hap duke mbrojtur politikat e Gruevskit. Ishte apsolutisht situata në rrethana të qeta kur Ivanov i dha Gruevskit mandatin, ndërkaq kjo paraqet tension kur duhet ti jepet mandati LSDM-së. Ne krizën më të madhe nuk e kemi gjuhën, por krimin, varfërin, ekonomine.. LSDM do të jetë pasqyrë që do fusnksionojë për një Maqedoni të përbashkët për…
Menjeherë pas vendimit të Ivanovit ka reaguar kreu i LSDM-së Zoran Zaev, i cili e quajti vendimin grushtet. Ai krijon krizë kushtetuese duke injoruar shumicën e vullnetit të qytetarëve dhe pamundëson kalim të qetë të pushtetit, transmeton televizioni Alsat M. Ai edhe një herë vihet në shërbim të Gruevskit. Ne nuk do të lejojmë askënd që të luaj me ardhmërinë e vendit. Ivanov duhet të tërheq këtë vendim dhe menjëherë ta dorëzojë mandatin. Zaev i ka bërë thirrje Ivanovit që sa më shpejtë ta tërheq vendimin dhe ka kërkuar që qytetarët të mos bien pre e provokimeve. Në videon më…
Qendra për Liri shpreh neveri dhe dënon ashpër aktet e dhunës në Shkup dhe në qytetet tjera në Republikën e Maqedonisë. Përgjegjës për gjuhën e urrejtjes dhe thirrjet për dhunë etnike dhe politike janë pikërisht strukturat e fuqisë që akoma janë në pushtet, ndërkohë që përfaqësuesit e tyre të lartë janë nën hetime për vepra serioze penale, keqpërdorime të rënda dhe mashtrime zgjedhore. Strukturat kriminele përsëri po tentojnë të shkaktojnë trazira dhe dhunë, të motivuar nga urrejtja etnike dhe ndarjet politike. Ata e rrezikojnë sigurinë dhe stabilitetin e mbarë vendit, me një qëllim të vetëm – ta pengojnë drejtësinë dhe…
Një projekt me tri shfaqje teatrore, me tri ekspozita e me koncerte i trandi banorët e komunave rurale të Strumicës, Vasilevë e Bosilovë, të cilët sikur i kishin lënë në harresë ngjarjet kulturore njofton SCOOP. Bashkëbiseduesit në këtë storje me video e theksojnë kontinuitetin si element të rëndësishëm për të ruajtur gjallë kulturën nëpër mjediset fshatare, gjë që tani mungon. Edhe profesionistët, edhe amatorët dëshmojnë për rëndësinë e zhvillimeve kulturore, për të cilat publiku është i uritur. Po qe se qëllimi është ngritja e gjeneratave që do të kultivojnë kulturën dhe artin, atëherë fshatrat nuk duhet të lihen në izolim.…
Lufta për fuqi në Maqedoni çon drejt destabilizimit të mëtejshëm të vendit, shkruan sot gazeta konservatore gjermane “Frankfurter Algemajne Cajtung”. “Në Shkup përsëri po protestohet. Të martën, dy ditë me radhë. Mijëra dolën nëpër rrugët e kryeqytetit. Por, për dallim nga protestat disa javëshe të pranverës së vitit të kaluar këtë herë nuk protestohet kundër Qeverisë, por kundër opozitës: atyre u janë gjuajtur se duan ta ndajnë Maqedoninë. Zyrtarisht, organizatorët e protestave janë jo-partiak, por slloganët janë të njëjtë me të partisë nacional-konservatore – VMRO-DPMNE-së. Kryetari i kësaj partie, Nikolla Gruevski, ka bërë thirrje për “mobilizim”, që të parandalohet koalicionimi…
Një person 20-të vjeçar nga fshati Senakos i Gostivarit është lënduar rëndë pasi me veturën e tij është përplasur në bankinën e autostradës Gostivar-Tetovë në afërsi të pik-pagesës, informojnë nga SBP Tetovë. Për shkak të inspektimit, mbrëmë pothuajse dy orë komunikacioni i autostradës ishte rikahëzuar në rrugën e mesme. I lënduari me iniciale A.O. rreth orës 22 me veturën “Polo” menjëherë pas kalimit të pik-pagesës, në drejtim të Tetovës, e ka humbur kontrollin dhe është përplasur në bankinë. I lënduari është dërguar në Spitalin e Gostivarit dhe është ndalur për kurim. Sipas zëdhënësit të SBP-së Tetovë, Marijan Josivovski, me siguri…
Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Suedisë në Maqedoni, Mats Stafanson i cili shoqërohej edhe nga ndihmësambasadori, Anton Irekvist. Gjatë takimit të mbajtur në kabinetin e Bejtës, është biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe punët dhe projektet e Komunës së Gostivarit. “Në drejtim të formimit të kabinetit të ri qeveritar, konstatim i përbashkët ishte se qeveria duhet të krijohet sa më shpejt me qëllim që të fillohet me procesin e reformave në shtet. Kryetari Nevzat Bejta, theksoi nevojën që qeveria e re duhet të fokusohet në drejtim të…
“Nuk është e saktë se për momentin që tani duhet të bëjmë debat filozofik ose kushtetues në lidhje me atë se a është gjuha shqipe zyrtare ose jo. Në pajtueshmëri me amandamentet, që nga viti 2001/2002, gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, ashtu sikur ajo është e rregulluar me Kushtetutën dhe ligjet”, kështu shprehet nënkryetarja e LSDM-së, Radmilla Shqerinska, në emisionin “200” në Alsat. “Jemi zotuar se do të qëndrojmë pas zgjidhjes që çështja e gjuhës shqipe të zgjidhet në korniza të Kushtetutës dhe e njëjta maksimalisht do ta zgjerojë përdorimin e gjuhës shqipe në bazë kushtetutës dhe ligjeve”, theksoi Sheqerinska.…

