Zyrtarët policorë nga stacioni policor në Çair, dje rreth orës 15:20 kanë arrestuar një 21-vjeçar me inicialet A.S. nga Shkupi, pasi në shtëpinë e tij, po në Shkup, ka sulmuar fizikisht partneren e tij, njoftoi MPB-ja. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të vijojë një kallëzimi përkatës.
Author: Jeta almakos
Pas një debati gjithëditor, Kuvendi sot votoi rendin e ditës së seancës së 115-të, në të cilën në pjesën e paradites u konstatua nevoja për të sjellë propozim-amendamentet në pesë ligjet që lidhen me ndërtimin e korridoreve 8 dhe 10d në procedurë të shkurtuar, me flamur europian. Shënimi i ligjeve me flamurin evropian nga ana e Qeverisë solli në diskutime dhe debate të shumta gjatë ditës. Në diskutimet e tyre deputetët e opozitës VMRO-DPMNE dhe Levica kërkuan që këto pika të hiqen nga rendi i propozuar, përcjell KlanM.
Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë të SPB Tetovë, në praninë e psikologut, pedagogut dhe prindërve kanë pasur bisedë informative me një të mitur dhe një djalë 11 vjet. “Kemi vepruar pas një raportimi të mëhershëm se në banjën në shkollën fillore në të cilën jetojnë kanë lënë letër me emra të nxënësve dhe kërcënime”, thuhet në njoftimin e policisë. Nga MPB shtojnë se është njoftuar Qendra për Punë dhe Politikë Sociale dhe Prokurori Publik dhe po ndërmerren masat për zbardhjen e rastit. Kujtojmë se edhe gjatë ditës së djeshme në dy shkolla fillore kishte përpilime…
Euroambasadori Dejvid Geer thotë se sistemi i flamurit europian shfrytëzohet kur harmonizoni ligjet tuaja me ligjet dhe standardet e BE-së, andaj sipas tij, është shqetësuese shënimi i ligjeve në lidhje me korridoret 8 dhe 10D me flamur europian, duke pasur parasysh se këtu nuk ka harmonizim me standardet e BE-së. Sipas Gir, flamuri europian ekziston për shkak se në rrugën drejt BE-së Maqedonia e Veriut, por edhe shtetet tjera, duhet të miratojnë më shumë pjesë të ligjvënies, për çka nevojitet shumë kohë në Parlament. “Flamuri europian ekziston për shkak se në rrugën tuaj drejt BE-së, ky vend, dhe të gjitha…
Gjykata Kushtetuese vendosi të mos inicojë procedurë për vlerësimin e nenit 110 të Ligjit për Prokurorinë Publike, i cili përcakton se akuza nuk mund të bazohet në materiale të përgjuara në mënyrë të paligjshme, përveç rasteve të ish-Prokurorisë Speciale Publike (PSP) të cilat janë dorëzuar në gjykatat kompetente deri më 30 qershor 2017, përcjell KlanM. Gjykata Kushtetuese vlerësoi se në funksion të mbrojtjes së lirive dhe të drejtave themelore të garantuara me Kushtetutë të njeriut dhe qytetarit, ligjvënësi ka pasur parasysh interesin e përgjithshëm, rëndësinë publike dhe arsyetimin shoqëror me këtë dispozitë. Rrjedhimisht, Gjykata vendosi se nuk bie ndesh me Kushtetutën…
Maqedonisë i mungojnë rreth 8,000 infermierë. Kushtet e rënda të punës, pagat e ulëta dhe statusi i pazgjidhur ligjor ka sjellë në ikje të madhe të këtij kuadri shëndetësor. Pos largimit drejt vendeve të BE-së, një numër i infermierëve kanë lënë spitalet shtetërore për ato private për paga dhe kushte më të mira. Shoqata e infermierëve kërkon nga Qeveria që urgjentisht të merr masa. “Rreth 170 infermiere afërsisht për këtë periudhë një vjeçare kanë ikur jashtë shtetit. Ndërkaq ikja në sektorin privat është alarmante. Më shumë se 200 infermiere kanë shkuar në spitalet private, rreth 80 infermiere kanë dalë në…
Zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, mbajti fjalim në manifestimin e organizuar nga Operatori Kombëtar i Tregut të Energjisë Elektrike – MEMO, me rastin e fillimit të punës në tregun e organizuar të Maqedonisë të energjisë elektrike, tregu një ditë përpara. Në fjalimin e tij, zëvendëskryeministri Bytyqi tha se fillimi i funksionimit të tregut të organizuar të energjisë elektrike në Maqedoni është një moment historik për vendin tonë, për energjinë tonë dhe për ekonominë tonë, sepse me këtë vendi ynë i bashkohet një tregu evropian…
Qeveria e Maqedonisë në mbledhjen e sotme e autorizoi ministrin e Shëndetësisë që ta nënshkruajë Aneksin për ndryshimin dhe plotësimin e Marrëveshjes kolektive për veprimtari shëndetësore. Sipas këtij autorizimi, bëhet rritja e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet shëndetësore publike duke filluar nga paga e muajit mars 2023. “Ministri i Shëndetësisë do ta nënshkruajë Aneksin me Sindikatën e Pavarur të Shëndetësisë me çka do të mundësojë rritjen e pagave për të gjithë punonjësit në institucionet publike shëndetësore”, thonë nga Qeveria. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, rritja e pagave nga 3.000 denarë, 2.5000 denarë ose 2.000 denarë janë për të gjithë…
Debat lidhur me ngacmimet dhe dhunën në shkolla u organizua sot nga Universiteti Amerikan i Europës – FON. Me qëllim që të mos vijë deri te incidente me pasoja fatale, folësit dërguan apel deri te prindërit që t’u përkushtohen më tepër fëmijëve dhe të mos ngurrojnë t’i dërgojnë në psikolog. Profesoresha Ana Frichand tha se fëmijët nuk duhet të kenë frikë të paraqesin bullizmin ndaj tyre por edhe se duhet të punohet më tepër me dhunuesit se sa me viktimat. “Duhet të punohet me dhunuesit sepse ato nuk e zgjedhin viktimën rastësisht, ju do ta tërheqni anash viktimën por dhunuesi…
Komuna e Kumanovës ka punësuar 8 maqedonas, të cilët janë paraqitur në konkurs për punësim duke u identifikuar si shqiptarë, transmeton TV21. Si shqiptare është punësuar kandidatja e cila quhet Angjela Jovanovska Nikollovska. Tutje, komuna ka marrë vendim që personin Dragan Zafirovski, gjithashtu ta punësojë si person që identifikohet si shqiptar. Edhe Margica Boshkovska është shprehur identiteti i saj është shqiptare, dhe si rrjedhojë komuna e Kumanovës ka vendosur që ta punësojë në pjesën e paraparë për shqiptrët. Komuna ka vendosur që në Sektorin për punë komunale, infrastrukturë, trafik dhe mbrojtje të mjedisit ta punësojë Nikolla Boshkovskin, i cili sipas…
Përderisa mantel bardhet shprehin revoltë për rritje minimale të pagave, funksionarët i gëzohen një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, që shfuqizoi një nen për rritje enorme të pagave të tyre. Ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski, në përpjekje për të shmangur deklarimin e pagës së marrë me rritje, tha se ka humbur kartelat bankare dhe nuk e di sa paguhet. Por, gazetaret propozuan t’i hapin fondacion? Në krahasim me rritjen e pagës minimale që tani është pak mbi 20 mijë denarë, del që rritja mujore e pagës minimale prej 2 mijë denarëve është e barabartë me rritjen ditore të pagës së funksionarëve.…
Drejtuesit e shkollave përpiqen që të sigurojnë ambient pa dhunë në shkolla. Këtë e pohon drejtoresha e Shkollës Fillore “Adem Jashari”, Fitore Qirezi, e cila për Televizonin Shenja deklaroi se siguria dhe edukata varet edhe nga bashkëpunimi mes mësidhënësve dhe prindërve. Drejtoresha Qirezi thekson se në këtë shkollë që ajo drejton, respektohen ligjet e Ministrisë së Arsimit dhe rregullorja që ka kjo shkollë. QIREZI,DREJTORESH E SHKOLLËS FILLORE ADEM JASHARI “Ne shkollën tonë kemi vazhdimisht trajtime nga stafi pedagogjik, nga psikologja, nga puntorja sociale, por edhe nga defektologja, kemi vazhdimisht kontakte me prindërit, që edhe nxënësit kur kemi p.sh raste që…

