Author: Jeta almakos

Byroja për Siguri Publike nga sot do të ketë zëvendës-drejtor të ri. Aleanca për Shqiptarët e cila është pjesë e Qeverisë ka emëruar Arbër Jasharin për këtë pozitë, ndërsa Jashari, siç kanë informuar nga MPB për MIA, vjen nga Qendra për trajnim në MPB. Ai vjen në vend të Arif Asanit i cili ishte kuadër i BDI-së. Jashari do të jetë zëvendës i Sasho Tasevski i cili është në krye të BSP-së që nga gushti i vitit 2008.

Lexo më Shumë

Ministria e Drejtësisë ka njoftuar se janë përgatitur ndryshimet në Rregulloren për ndarjen, klasifikimin dhe zhvendosjen e personave të dënuar në Institucionet ndëshkimore-korrektuese. Me këto ndryshime, parashihet që personi i dënuar nga gjinia femërore, që është dënuar me dënim burg deri në tre vjet ose ka vuajtur dënimin e burgut deri në tre vjet, të mund t’i shfrytëzojë lehtësimet në përputhje me rregulloren dhe rendin shtëpiak të ShNK “Idrizovë”. Zëvendësministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska Madiq, në një konferencë për shtyp tha se në periudhën e kaluar bashkë me Ministrin e Drejtësisë, Krenar Lloga, e kanë shqyrtuar mundësinë në rregulloren e…

Lexo më Shumë

Një delegacion i zgjeruar i Këshillit të Ambasadorëve Amerikanë (KAA), i drejtuar nga Presidenti i këtij Këshilli Ambasadori Timothy Chorba, po qëndron për një vizitë një javore faktmbledhëse në rajonin tonë, me ftesë të Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë (KASH). Në Tiranë, Delegacioni Amerikan u takua e zhvilloi bisedime rreth procesit të integrimit evropian të Shqipërisë, por edhe të zhvillimeve rajonale e atyre politike të brendshme me Presidentin e Republikës, Bajram Begaj, me Kryetaren e Komisionit të Jashtëm të Kuvendit, Mimi Kodheli, me ish-Presidentin Meta, si dhe me përfaqësues të partive të tjera politike të opozitës. Delegacioni i Ambasadorëve Amerikanë morri…

Lexo më Shumë

Rekomandimet për shkollat që kanë për qëllim rritjen e sigurisë nëpër objekte dhe uljen e dhunës së bashkëmoshatarëve, janë akoma në fazë përgatitore dhe pas finalizimit do të dërgohen në seancën e ardhshme të Qeverisë për miratim. Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës njoftojnë se baza të procesit janë konkluzionet e dala nga takimet e deritanishme me profesorë universitarë dhe ekspertë të fushës, nga takimet me përfaqësues të institucioneve të tjera të përfshira si dhe nga vizitat në shkolla ku së bashku me kuadrin mësimor dhe shërbimet profesionale po analizohet gjendja e sigurisë. “Njëkohësisht MASH-i vazhdon procesin e konsultimit, me…

Lexo më Shumë

NDRYSHIMET KUSHTETUESE – KOVAÇEVSKI SI KA NËN KONTROLL DISA DEPUTETË TË LSDM-së Grupi i Punës për ndryshimet Kushtetuese vazhdon me punë. Pritet finalizimi i Rregullores dhe Metodologjisë për mënyrën e punës në ditët në vijim, njofton KlanM. VMRO-DPMNE nuk delegoi përfaqësues në këtë grup pune dhe mbetet në qëndrimin e në këtë përbërje parlamentare nuk do të ketë ndryshime kushtetuese. Nga opozita, sic njofton KlanM, sot kanë komentuar dorëheqjen e Kryeministrit Kovaçevski dhe nëse ka nën kontroll deputetët socialdemokrat për të votuar “pro” ndryshimeve kushtetuese. “Është e saktë se Kovaçevvski ka dorëzuar dorëheqjen, kurse Talat Xhaferi e ka grisur. Mos…

Lexo më Shumë

MPB ka parashtruar kallëzim penal për 11 persona për “tregti me fëmijë”, përcjell TV21. Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme nga bastisjet për rastin në fjalë janë arrestuar 8 persona nga Tetova dhe 2 nga Gostivari, ndërsa njëri gjendet jashtë Maqedonisë së Veriut. 11 personat janë Z. Sh. (51) nga Tetova, S.S. (59) nga Tetova, A.P. (67) nga Tetova, K.H. (50) nga Gostivari, R.A. (69), I.Z. (55), I.E. (67), A.M. (50), Q.Q. (53) dhe F.A. (63), të gjithë nga Tetova dhe A.Sh. (51) nga Gostivari. “Në periudhën kohore nga viti 2020 deri në shtator të vitit 2021, G.Sh.,…

Lexo më Shumë

Ish-ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska-Milevska, është liruar nga akuza për rastin “Tenderët”. Përveç të akuzuarit të parë, të akuzuarit e dytë dhe të tretë, Lidija Lazarova-Cvetkovska, Juliana Ugrinovska, janë liruar edhe nga akuzat, përcjell Telegrafi Maqedoni. Gjyqtari Osman Shabani, në shpjegimin e aktgjykimit, tha se Prokuroria nuk ka arritur të vërtetojë fajësinë e të akuzuarve përtej dyshimit të arsyeshëm. Kançeska Milevska ishte e akuzuara e parë në rastin “Tenderë” në lidhje me tenderin për kryerjen e punëve ndërtimore në “Muzeun e Luftës së Maqedonisë për shtet dhe pavarësi”, si pjesë e projektit “Shkupi 2014”. Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve…

Lexo më Shumë

Policia e Serbisë organizoi një operacion të gjerë antidrogë në mbarë vendin, në fund të të cilit ranë 13 persona, pjesë e një organizate kriminale që trafikonte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokainë. Operacioni i policisë erdhi pas hetimeve disa mujore dhe u shtri në qytetet e Beogradit, Nishit, Llazarevcit, Suboticës dhe Zrenjaninit. Në një komunikatë për shtyp për këtë operacion, shefi i policisë, Ninosllav Cmolliç bëri me dije se të arrestuarit ishin pjesë e rrjetit më të madh të kokainës në rajonin e  Ballkanit. Sipas tij, “Karteli ballkanik” siguronte sasi të mëdha kokainë në Kolumbi, Brazil dhe…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sonte në një intervistë televizive për Kanal 5 tha se do të jetë kryeministër edhe 11 vitet e ardhshme, transmeton Lideri.mk. Këtë ai e ka thënë në fund të emisionit kur drejtuesi i ka kujtuar se në intervistën e kaluar ka thënë se do të qeverisë edhe 12 vite, pas së cilës Kovaçevski ka shtuar se tani kanë mbetur edhe 11 vite.

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski i ka hedhur poshtë si spekulime informacionet se ka dhënë dorëheqje. “Nuk ekziston diçka e tillë dhe mund të shkoni ta vërtetoni në arkiv. Diçka e tillë nuk ekziston si dokument. Sigurisht kjo është ndonjë spekulim”, deklaroi sot Kovaçevski, duke u përgjigjur në pyetje pas vendosjes së gurthemelit të fabrikës së re të kompanisë kanadeze “Magna” në Shtip. I pyetur se dorëheqja ishte e shkruar me dorë nga ana e tij, pas përplasjes që e pati me një deputet të tij, Kovaçevski u përgjigj se nuk ka pasur asnjë përplasje.

Lexo më Shumë

Pas reagimeve të Sofjes zyrtare për shkak të ndalimit të hyrjes në Maqedoninë e Veriut të eurodeputetit bullgar, Andrej Kovaçev, kryetarit të Fondacionit “Bugarska Memorija”, Milen Vrabeskit, si dhe tre shtetasve të tjerë bullgarë, Radio Evropa e Lirë ka pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme nëse Shkupi ka një listë të shtetasve bullgarë të cilëve u ndalohet hyrja në këtë shtet. Kjo ministri nuk i është përgjigjur direkt pyetjes së REL-it, por ka thënë se “në bazë të Ligjit për të huajt, refuzimi i hyrjes është kompetencë ekskluzive MBB-së”, ndërsa caktimi i masës “ndalimi i hyrjes” mund të shqiptohet nga…

Lexo më Shumë

Kryetarja e grupit të punës për përgatitjen e propozim-nismës për nevojën për ndryshime kushtetuese dhe ish gjykatëse Margarita Caca Nikollovska, pas përfundimit të mbledhjes së sotme të grupit, deklaroi se debati për rregulloren ka përfunduar dhe se i njëjti do të votohet të premten e ardhshme. “E shqyrtuan Rregulloren dhe e përfunduam, kurse të premten do ta votojmë. Kjo ishte përmbajtja e seancës së sotme”, u shpreh Nikollovska pas përfundimit të seancës. Në lidhje me deklaratat nga Qeveria se deri në fund të muajit maj pritet të bëhet publik teksti për ndryshimet kushtetuese, ajo tha se nuk është koha për të…

Lexo më Shumë