Ofensiva diplomatike nuk ndryshon qëndrimin e VMRO- DPMNE-së lidhur me mbështetjen e mundshme të ndryshimeve kushtetuese. I dërguari i posaçëm i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Saracin, i ndodhur për vizitë në vend, u takua me deputetët e opozitës. Antonio Milloshoski i VMRO- DPMNE-së theksoi se deputetët e opozitës nuk e ndryshojnë qëndrimin e tyre. Ata i thanë Saracinit, se sipas disa sondazheve të opinionit, 85% e maqedonasve janë kundër, siç thotë ai, kërkesës së imponuar për të ndryshuar Kushtetutën. I pyetur për argumentet e përfaqësuesit gjerman që i kërkoi VMRO-së të votojë ndryshimet kushtetuese, por edhe mesazhin e Përfaqësuesit…
Author: Jeta almakos
“Kjo nuk është vetëm çështje e raporteve Bullgari – RMV, por çështje e të drejtave të njeriut dhe vlerave. Duhet ta dini historinë. Është disiplinë e përjetshme. Goce Dellçevi disa herë është deklaruar si Bullgar” – tha Aleksandar Jordanov, eurodeputet bullgar. Deklarata e këtillë ka revoltuar deputetët e Maqedonisë së Veriut. Sonja Mirakovska që ka udhëhequr Komitetin e Përzier, sic percjell KlanM, qëndrimin e këtillë e ka quajtur joshembullor. “Shumë deklarata të politikanëve bullgar nuk ndihmojnë t`i bëjmë ndryshimet kushtetuese. Askush s`mund të na akuzojë për diskriminim të pakicave etnike. Unë shpresoj se të gjithë maqedonasit në të gjitha vendet…
Interesimi për arsimin profesional është i theksuar edhe mes semi-maturantëve që përfundojnë shkollimin fillor këtë vit shkollorë. Në tre shkollat fillore në komunën e Dibrës aktualisht shkollimin e përfundojnë 198 semi-maturant, thotë përgjegjësi i sektorit për arsim pranë komunës Dibër Burim Kaziu. Gjenerata e fundit e semi-maturantëve në komunën e Dibrës, është duke përzgjedhur së bashku me prindërit e tyre regjistrimin në shkollat e mesme. Sipas të dhënave zyrtare në të tre shkollat fillore të komunës Dibër “Penestia” dhe “Said Najdeni” në Dibër, si dhe “Riste Ristevski” në fshatin Kosovrast, këtë vit shkollimin fillor e përfundojnë afro 200 nxënës. Këto…
Për shkak të kërkesës për përjashtim të dy gjykatësve nga trupi gjykues, është anuluar seanca e sotme publike për rastin “Monstra” në Gjykatën Supreme. Sipas avokatëve dy gjykatësit duhet të përjashtohen pasi që ata kanë qenë pjesë e trupit gjykues për rastin e përleshjes me armë zjarri në një fermë në Belimbegovë gjatë vitit 2009, rast në të cilin është i dënuar Fejzi Aziri. Avokatët presin që të tërhiqen dy anëtarët, pasi që ata kanë vendosur për një lëndë e cila është segment i rastit “Monstra”. Gjykata e Apelit ka konfirmuar dënimet e të akuzuarve për rastin “Monstra”, gjegjësisht burgim të…
Matura shtetërore nuk duhet të hiqet si koncept, por të përmirësohet vazhdimisht, janë pjesë e qëndrimeve të ish-ministrave të arsimit dhe shkencës, Nikolla Todorov dhe Mila Carovskës. A është më mirë të futet provimi pranues në vend të provimit të maturës, sipas panelistëve në debatin, të organizuar nga FON, kjo nuk është çështje zgjedhjeje, por mënyrë për përzgjedhje më të mirë, provime që do të plotësonin njëra-tjetrën. Panelistët ndanë përvoja nga vendet më të zhvilluara, ku edhe nxënësit e shkollave fillore i nënshtrohen provimit pranues për t’u regjistruar në arsimin e mesëm. Drejtori i shkollës së mesme të mjekësisë nga…
Po e shtyp butonin e fatit për të fituar lekë. Kështu një fëmijë i mitur po luan në bastoren “Mozzart” në Gjorgje Petrov, njofton KlanM. Rastin në Klan Maqedoni e ka denoncuar një qytetar i shqetësuar I cili edhe e ka xhiruar këtë video. Në video shihet se i punësuari është në sportel, ndërsa ka lejuar që i mituri të hyjë në bastore edhe pse kjo është e ndaluar me ligj. Kontaktuam përmes telefonit dhe adresës elektonike me bastoren në fjalë por prej atje pa asnjë përgjigje. Kërkuam edhe qendrim nga Shoqata e bastoreve sportive që bënë pjesë kjo bastore…
Më datë 16.05.2023 në ora 19:10 në Stacionin Policor Bit Pazar, B.D.(24) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 17:30 është sulmuar fizikisht nga familjari i tij R.T.(45) afër sheshit “Skënderbeu” “Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftoi policia.
Fëmijët nga institucionet parashkollore do të marrin fruta të freskëta të stinës nga prodhimi vendor edhe atë si kajsi, pjeshkë, kumbulla, dardha dhe mollë gjatë pesë muajve. Рespektivisht çdo fëmijë duhet të marrë nga një kilogram fruta në javë. Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska dhe ministri i Bujqësisë Ljupço Nikollovski sot e paralajmëruan fillimin e programit për nxitjen e konsumit të frutave të freskëta për vitin 2023, i cili përfshin të gjitha kopshtet për fëmijë në vend, për të cilat do të sigurohen fruta të freskëta çdo ditë, për çdo fëmijë. Me këtë program të Ministrisë së…
Për mbi 1000 funksionarë të zgjedhur dhe emëruar pagat janë rritur, ndërsa për sektorin publik kjo rritje do të presë. Së fundmi, Gjykata Kushtetuese shfuqizoi një dispozitë të ligjit të pagave për koeficientët e pagave që mundësoi që zyrtarët të rrisin pagat e tyre deri në 78 për qind. Sipas përllogaritjeve për rritjen e pagave të funksionarë ve nevojiten mbi 15 milionë euro në vit. Të pakënaqur me pagat janë shprehur punonjësit në më shumë dikasterë si Drejtoria për të Ardhura Publike, Ministria e Kulturës, Shëndetësisë. Nga Banka Popullore udhëzojnë për kujdes me rritjen eventuale të pagave në sektorin publik,…
Policia ka arrestuar 15 persona të dyshuar për shpërndarjen dhe prodhimin e lëndëve narkotike. Ministria e Punëve të brendshme informoi se janë kryer bastisje në 27 lokacione në Haraçinë, Hasanbeg, Kisella Vodë, Karposh dhe Shuto Orizarë, ku janë arrestuar 15 të dyshuar ndërsa tre të tjerë ende janë në kërkim të arrestuarit janë nxjerrë para gjykatësit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore Penale Shkup. Nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se po kërkohen personat Z.N., E.SH. dhe SH.S., të gjithë nga Shkup. Gjatë kontrolleve në disa lokacione janë gjetur dhe konfiskuar kokainë dhe marihuanë, të cilat janë lëndë e…
Thirrja për qytetarët e Maqedonisë që të shkojnë në kundërprotestë në Beograd më 26 maj të organizuar nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq është një nga temat kryesore që trajtohet nga mediat serbe, përcjell Meta, transmeton Portalb.mk. “Transport i organizuar me autobusë falas në mitingun panserb më 26 maj (e premte) në Beograd. Kush është i gatshëm të shkojë, le të paraqitet. Njoftoni të gjithë të tjerët. Nisja do të bëhet nga Kumanova. Rezervoni vendet tuaja në kohë”, është mesazhi që më 11 maj në Facebook e publikoi Komuniteti serb në Maqedoni. Vetë thirrja në Facebook deri në momentin e publikimit të…
Sjellje shkatërruese kanë treguar disa studentë serbë dhe kroatë, të cilët kanë qëndruar në Ohër për ekskursion. Gjatë qëndrimit të tyre, siç raporton media kroate “24сата.хр“, ata kanë demoluar hotelin në Ohër ku kanë qenë duke qëndruar. Menaxheri i hotelit ku kanë qenë duke qëndruar për pesë ditë, në deklaratë për portalin kroat si fajtorë i ka deklaruar studentët e Zagrebit, për të cilët tha se kanë qenë agresivë. “Kemi grup të madh të studentëve, por kjo deri më tani nuk na ka ndodhur. Asnjëherë s’ka pasur probleme. E kuptojmë se bëhet fjalë për të rinj, por duhet të ndërmerren…

